Sa i përket tipareve menaxheriale të liderit të suksesshëm për t’iu qasur vështirësive dhe sfidave me të cilat ballafaqohet, do të përmendim si në vijim:
1-Idealizmi
Lideri është i përmbajtur, shquhet për vizion, përvojë jetësore, fleksibilitet, është shembull që ndiqet nga punëtorët.
2-Këshilla
Lideri angazhohet për interesin e përgjithshëm nëpërmjet këshillave, udhëzimeve dhe rekomandimeve, ngritë nivelin e cilësisë dhe performancën e punëtorëve.
3-Zbulimi
Institucionet dhe organizatat, për çështje sigurie, kanë nevojë për paralajmërime të mëhershme për rreziqet e mundshme.
4-Bërja e politikave(rregullave) dhe strategjive
Lideri duhet të ketë njohuri mbi organizatën që drejton dhe rrjedhimisht politikat(rregullat) dhe vendimet e tij të jenë të ndërtuara mbi këto njohuri dhe nevojat përkatëse. Pra, duhet të jetë i zgjuar dhe i talentuar.
5-Partneriteti
Lideri, si menaxher i shkathët, duhet ta përvetësojë punën në grup, që të nxjerr më të mirën nga secili punëtor.
6-Optimist për të ardhmen
Mënyrat e kontaktimit me të janë të shumta dhe të lehta. Ai ka vizion dhe optimizëm për të ardhmen e ndritur të organizatës.
7-Diplomacia:
Tip i qetë, bashkëpunues, i aftë për të zgjidhur problemet e punëtorëve.
Tipare[1] tjera administrative dhe menaxheriale do të përmendim
Shkathtësi artistike menaxheriale
- Aftësia për shfrytëzimin e mjeteve
- Aftësia për këshillim dhe monitorim
- Aftësia për ruajtjen e fondeve, zbatimin e politikave dhe përfilljen e kërkesave për ngritje të cilësisë
- Aftësia për menaxhim të rasteve emergjente
- Respektimi i parimeve të sigurisë
- Përkujdesja për pastërtinë dhe mirëmbajtjen
Shkathtësi në marrëdh njërzit
- Njohuritë për marrëdhëniet njerëzore
- Përkushtimi për kërkesat e të tjerëve
- Drejtësia dhe respekti për të gjithë
Shkathtësi përceptuese
- Mendimi dhe shqyrtimi logjik
- Konceptualizimi i raporteve të ndërlikuara brenda punës
- Vigjilenca dhe mendjemprehtësia
Rreth mënyrës së përzgjedhjes së liderëve të së ardhmes dhe rreth virtyteve që duhet të kenë dhe shkathtësive që duhet t’i zotërojnë, flasin hulumtimet shkencore, studimet shkencore si dhe përvoja e pasuesve.
Këto punime vlenjë për të dy gjinitë [2] ndaj konsideroj se përvetësimi i tyre është i domosdoshëm, ku do të flasim gjerë e gjatë në kapitullin që vijon, in sha Allah., dhe Allahu e di më së miri!
Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA
LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)
[1] Shih: Talib, Hisham , Delil ettedrib el-kijadij, vep. cit., f. 66-67; Utejbi, El-enmat el-kijadije…, vep. cit., f. 37; Nehhal, El-kijadetu ve el-xhundijjetu, vep. cit., f. 64-70
[2] Shih: Talib, Hisham , Delil ettedrib el-kijadij, vep. cit., f. 66-67; Peter Northouse, Leadership; Theory and practice, f. 230; 232; 341.