TORTURAT DHE DHUNA FIZIKE NDAJ BESIMTARËVE

 

Kurejshët e torturuan në forma të ndryshme Muhammedin [alejhis salatu ves selam]. Abdullah Ibn Amr el-Asi rrëfen se derisa Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] falej në dhomën e Ismailit [alejhis salatu ves selam], shkoi Uke Ibn Muiti dhe e lidhi me një rrobe për fyti duke e shtrënguar shumë. Kështu e mbajti derisa erdhi Ebu Bekri dhe i shtyu duke i thënë: – A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë ‘Zoti im është Allahu’?!…

Abdullah Ibn Omeri transmeton një tjetër ngjarje nga dhuna që ushtrohej ndaj Pejgamberit [alejhis salatu ves selam]. Derisa Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ishte në sexhde duke u falur, shkoi Ukbe Ibn Muiti dhe i hodhi sipër zorrë kafshësh. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] mbeti në atë gjendje në sexhde derisa erdhi Fatimja, e bija, dhe ia hoqi ndërsa ai lutej kundër atyre që ia bënë këtë…

Ndërsa ofendimet verbale ishin më shumë se ç’mund të regjistrohen. Sa herë kalonte rrugës pranë tyre, e shanin, e ofendonin, talleshin me të, e ndonjëherë dikush merrte një grusht me dhé e ia hidhte fytyrës. Kështu i ngjau një ditë dhe ai nuk e shkundi fare dheun nga fytyra, derisa shkoi në shtëpi, ku njëra prej vajzave të tij u ngrit duke qarë dhe ia hoqi atë. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] e qetësonte duke i thënë asaj se Allahu ka për ta mbrojtur babanë tënd!

Tortura dhe persekutime përjetuan edhe shokët e tij, madje disa prej tyre edhe vdiqën e u gjymtuan, por kjo nuk i bëri të lëkunden kurrë në besimin e tyre.  Buhariu transmeton nga sahabiu i nderuar, Habbab Ibn Eretti, i cili thotë se kishte shkuar tek Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] për t’iu ankuar për gjendjen në të cilin ishin ata në Mekë. E gjeti atë të mbështetur në një rrobe të tijën nën hijen e Qabesë dhe i tha: – O i Dërguari i Allahut! A nuk do të lutesh për ne? Pejgamberi u ul, ndërsa fytyra i qe skuqur dhe tha:

Para jush ndodhte që njeriu të merrej dhe të futej në një gropë, t’i vihej mbi kokë një sharrë, e cila e ndante në dysh dhe kjo prapë nuk e largonte prej fesë së tij. Ndodhte po kështu që mishi t’iu krihej me krehër të hekurt, derisa ndahej mishi nga eshtrat dhe as kjo nuk i largonte nga feja. Pasha Allahun, Allahu ka për ta plotësuar këtë fe, derisa udhëtari (me kalë apo mjet udhëtimi) do të ecë nga San’aja deri në Hadramevt duke mos ia pasur frikën askujt përveç Allahut apo ujkut për delet e tij, por ju po nguteni.

Mësimet fetare, shoqërore dhe metodologjike që merren nga kjo fazë persekutimi

  1. Pyetja e parë që do t’i vinte ndërmend njeriut pasi që të ketë lexuar për torturat që përjetoi Muhammedi [alejhis salatu ves selam] dhe shokët e tij është: Nëse Muhammedi [alejhis salatu ves selam] dhe shokët e tij luftonin për të vërtetën, atëherë pse nuk i mbrojti Allahu? Përgjigja është se njeriu në këtë botë është i ngarkuar me detyra dhe obligime, të cilat mund të jenë të rënda dhe të vështira. Sigurisht se edhe thirrja në rrugën e Allahut dhe xhihadi për ngritjen dhe lartësimin e fjalës së Tij janë të lidhura me këtë obligime dhe këto vështirësi. Ndryshe, nënshtrimi dhe adhurimi nuk do të kishin kuptim përderisa njeriu nuk është i obliguar. Kjo, rrjedhimisht, nënkupton edhe përballimin e vështirësive dhe mundimeve, si dhe luftimin e epshit dhe nefsit…
  2. Bazuar në këtë, muslimanët e kanë për obligim që, për sa kohë të jenë gjallë, të punojnë për dy gjëra:
  3. Mbajtjen e fesë së Allahut dhe organizimin e jetës në nivel familjar dhe shoqëror sipas kësaj feje, dhe
  4. Rrezikimin dhe shpenzimin e të mirave materiale për realizimin e këtyre qëllimeve.

Kjo pra do të thotë se Allahu na ka obliguar parimisht me besim, por dhe me gjëra të tjera të cilat ndihmojnë në realizimin e këtij besimi, në këtë rast dhënies dhe kontributit material për të.

  1. Në këtë fshihet dhe një urtësi tjetër. Allahu, po të donte, sigurisht se do ta bënte të lehtë themelimin e një shoqërie islame, por atëherë nuk do të mund të dalloheshin të mirët nga të këqijtë, të sinqertit nga gënjeshtarët dhe hipokritët, e kështu me radhë.
  2. Pra, tërë ajo që e përjetojnë thirrësit në rrugën e Allahut për themelimin e shoqërisë islame është brenda kornizave të një ligji hyjnor, të aplikuar përgjatë gjithë historisë.

Në fakt, këtë ligj e përcaktojnë tri gjëra me rëndësi:

  1. Atributi i njeriut prej robi të nënshtruar ndaj Allahut, siç thotë Allahu:

 “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (edh-Dharijat, 56)

  1. Atributi i të qenët i obliguar që është si rezultat i atributit paraprak, pra atij i të qenit rob i Allahut. Nuk ka musliman, në moshë të rritur dhe i aftë mendërisht, që nuk është i obliguar për ta zbatuar fenë e Allahut në vete, familje dhe shoqërinë ku jeton, pavarësisht kostos së madhe që kërkon zbatimi i kësaj.
  2. Shfaqja e sinqeritetit dhe gënjeshtrës. Sikur dashuria për Allahun dhe fenë e Tij të shfaqeshin vetëm në mënyrë verbale, vështirë se do të mund të dallohej besimtari i mirë nga të tjerët, i sinqerti nga hipokriti. Peshorja e vlerësimit të besimit dhe mungesës së tij është sprova. Allahu ka thënë:

 “Elif, Lam, Mim. 2. A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” 3. Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët.” (el-Ankebut, 1-3)

 “A mos menduat ju se do të hyni në xhennet e All-llahu pa e ditur (pa u vërtetuar në praktikë) se cilët prej jush kanë luftuar dhe pa e ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.” (Ali Imran, 142)

  1. Nëse ky është ligj i Allahut, atëherë dije se ai nuk ndryshon për askënd dhe rrjedhimisht as edhe për të Dërguarit e Allahut. Si rezultat i kësaj, ti sheh se u persekutua i Dërguari i Allahut dhe shokët e tij, e madje nga këto persekutime vdiqën shumë prej tyre.
  2. Nëse këtë arrijmë ta kuptojmë esencialisht, atëherë bindja dhe shpresa jonë për të kumtuar mesazhin e Allahut do të jenë më të forta. Kjo për shkak se disa nga njerëzit ndonjëherë i shohin barrierat si të pakapërcyeshme, ndërsa kur ta mësojnë këtë binden se fjala është vetëm për një ligj të Allahut që duhet përfillur dhe i cili nuk ndryshon përveçse duke përjetuar vështirësitë dhe sprovat, të cilat mund të them se janë të mishëruara sidomos me fenë tonë.
  3. Besimtarët duhet të përgëzohen me fitore, sa herë që sprovat dhe mundimet iu shtohen. Këtë do ta gjesh edhe në Kur’an. Allahu thotë:

“Po ju menduat se do të hyni në xhenet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me të edhe ata që kishin besuar: “Kur do të jetë ndihma e All-llahut”?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e All-llahut është afër!” (el-Bekare, 214)

Përgjigja për ata që nuk e kuptuan natyrën e kësaj feje dhe menduan se sprovat janë vetëm shkak i largimit të tyre nga feja, ishte: “Ja (u erdhi ndihma,) vërtet ndihma e All-llahut është afër!

  1. Këto domethënie dhe këto botëkuptime janë të fshehura edhe në përgëzimet e Pejgamberit [alejhis salatu ves selam] për shokët e tij për çlirimin e shteteve persiane dhe romake. Ai i paralajmëroi për një gjë të tillë, por vetë nuk arriti t’i shihte të çliruara ngase vdiq. Do të kishte qenë imazh dashurie ndaj Pejgamberit [alejhis salatu ves selam] sikur këto vende të çliroheshin në të gjallë të tij, por, ligji hyjnor që e përmendëm sipër, sikur parashihte se muslimanët duhet të japin ende më shumë. Në fakt, çlirimi i shteteve nuk lidhet doemos me udhëheqjen fizike të Muhammedit [alejhis salatu ves selam]: e rëndësishme është t’i qëndrohet besnikërisht besës së dhënë Allahut, siç thotë vetë Ai:

 “All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur’an. E kush është zbatues më i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzojuni tregtisë që e bëtë me Të. Ky është sukses i madh.” (et-Teube, 111)

 

Prof.Dr.Hfz. Hajredin HOXHA

LEKSIONE METODOLOGJIKE NGA SIRE-ja (Biografia e të Dërguarit të Allahut, alejhis salatu ves selam)

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments