ATO TË VESHURAT DHE TË ZHVESHURAT [TË MBULUARAT DHE TË ZBULUARAT]

 

Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kam parë dy lloje njerëzish që janë në xhehenem përgjithmonë: Lloji i parë janë ca njerëz mbajnë në duart e veta kamxhikë si bishtat e lopëve, e me ato kamxhikë i rrahin njerëzit, dhe lloji i dytë janë disa gra të veshura, por që në fakt janë të zhveshura dhe të larguara nga rruga e fesë islame. Ato gjatë ecjes së tyre shtrembërohen djathtas dhe majtas dhe flokët e tyre iu ngjajnë gungave të devesë. Ato nuk kanë për të hyrë në xhenet dhe as nuk kanë për ta ndierë erën e xhenetit, edhe pse në të vërtetë era e tij ndihet shumë larg…” [E ka transmetuar Imam Ahmedi dhe Muslimi, dhe ky shqiptim i hadithit është i Muslimit.]

Hadithi i lartpërmendur bën fjalë për dy lloje njerëzish të cilët janë banorë të xhehenemit në ditën e kiametit. Lloji i parë është i njohur dhe çështja e tyre është diskutuar shpesh. Ai lloj është një grup zullumqarësh me shkopinj në duart e tyre që i shtypin të tjerët. Në këtë rast ne nuk do të flasim për ta.

E ndërsa lloji tjetër janë disa gra të çuditshme të cilat Pejgamberi a.s. nuk i ka parë, mirëpo Allahu xh.sh. ia ka treguar atij nëpërmjet vahjit. Ato kanë veshur një lloj veshjeje që iu lejon atyre t’iu shihen pjesët e turpshme të trupit. Nuk mundesh të thuash se ato janë të mbuluara  e të veshura, sepse mbulimi i tyre në atë mënyrë konsiderohet si shenja më e madhe që ato janë të zhveshura.

Çdonjëra prej tyre mundohet, me bukurinë e saj femërore, që t’i joshë  dhe përfitojë meshkujt. Ato kanë bërë mbi kokat e tyre një lloj modeli, me flokë të mbledhura si gunga e devesë, për t’ua tërhequr vërejtjen më shumë meshkujve… Pejgamberi a.s. thotë se ato nuk kanë për të hyrë në xhenet dhe as që kanë për ta ndier erën e tij, edhe pse era e tij ndihet nga një largësi tepër e madhe. 

Sa i përket mrekullisë dhe madhështisë së hadithit, në lidhje me faktin se Muhamedi a.s. ka treguar për këtë gjë që para 14 shekujve, dijetarët e mëdhenj kanë folur gjerë e gjatë, duke thënë se edhe ky hadith i Muhamedit a.s. është argument për pejgamberllëkun e tij dhe se për këto lajme, që ai ka treguar se do të paraqiten në të ardhmen, ka qenë i informuar nga Allahu xh.sh. nëpërmjet shpalljes dhe pejgamberllëkut.

Urtësia që qëndron pas së këtij kërcënimi të rëndë, nga ana e Muhamedit a.s., rreth kësaj çështjeje do të jetë tani tema jonë e diskutimit.

Shihet qartë se ajo femër apo grua, e cila del nga shtëpia kësisoj, mundohet t’i bindë në maksimum burrat, të cilët e shikojnë atë femër të zhveshur, se femra e rrugës është më e mirë dhe më e përparuar dhe se dikush meriton të kënaqet më shumë me të, se sa me atë e cila qëndron në shtëpi.

Gjestin e gruas, e cila del në rrugë e zhveshur në këtë mënyrë për të shkaktuar sa më shumë trazira dhe për të zgjuar epshin e të rinjve apo të vjetërve, të pamartuarve apo të martuarve, dijetarët e mëdhenj të fesë islame, sociologët e njohur dhe ekspertët të cilët merren me problemet e shoqërisë, e konsiderojnë si “helm mbytës” të cilin ajo e hedh mbi  meshkut për t’i shkatërruar ata.

Nëse kjo grua nuk ruhet që asaj të mos t’ia prekë dorën ndokush me qëllim që ai të kënaqet, me të vërtetë kjo grua konsiderohet si një zjarr i fortë dhe i ndezur, që i shkrin familjet, ua humb atyre shenjat dhe nuk mbetet më asgjë për t’u krenuar për nga nderi apo pozita familjare.

Si fryt i këtyre dy rasteve që u cekën më lart është ‘belaja e vazhdueshme dhe shkatërrimi katastrofal i rinisë’.

Sheriati i Allahu xh.sh. (ligji i tij) dëshiron që t’i sigurojë njeriut një jetë të ëmbël, të qetë e të kënaqshme, në të cilën shpirti i tij kënaqet sinqerisht dhe realisht duke e dëgjuar dhe praktikuar këtë ‘KANUN’ (ligj) të Allahut xh.sh. i cili thotë: “O ti pejgamber, thuaju grave të tua, vajzave të tua dhe grave të besimtarëve që të mbulohen me xhilbabe (mantele) të gjata e të gjera prej majës së kokës e deri në fund të këmbëve, e me këtë mbulesë dihet më mirë që ato nuk janë rrugaçe dhe iu ruhen ofendimeve, se me të vërtetë Allahu xh.sh. është falës dhe i mëshirshëm.” [El Ahzab: 59] 

Mu për këtë arsye, gruaja apo vajza e cila largohet nga ky ligj i Allahut xh.sh. dhe del dhe e sfidon shoqërinë me bukurinë dhe stolinë e saj, me këtë vepër të shëmtuar ajo e përgatit veten e saj për një zjarr tejet të rreptë e të ashpër, lëndët djegëse të të cilit janë njerëzit dhe gurët. Mbi këtë zjarr sundojnë disa melekë të ashpër dhe të fortë, të cilët nuk e kundërshtojnë Allahun xh.sh. për asgjë dhe veprojnë menjëherë ata çka urdhërohen. 

Prandaj, oj motër muslimane, nëse je besimtare ndaj këtij ligji të Allahut xh.sh., i cili i obligon njerëzit besimtarë që të punojnë sipas tij dhe nëse je besimtare e këtij Pejgamberi, i cili ka paralajmëruar se ky lloj i grave nuk do të hyjë në xhenet e as që do ta ndiejë erën e tij, atëherë të kesh kujdes dhe frikësoju Allahut xh.sh. me këtë kundërshtim tëndin ndaj ligjit të Tij dhe mos të të mashtrojë bukuria jote dhe epshi yt i çoroditur që të futesh në shkatërrim, për të cilin do të pendohesh shpejt, por atëherë nuk do të ketë efekt pendimi. Bukuria jote do të zhduket shpejt e si pasojë do të të mbetet vetëm një gjë: një zinxhir i rëndë me të cilin do të të tërheqin ditën e gjykimit në zjarrin e xhehenemit.

Po ta tërheq vërejtjen që mos ta hidhërosh Allahun xh.sh., Krijuesin e gjithësisë, Krijuesin e xhenetit dhe xhehenemit, për të ngopur një epsh që është një kënaqësi e shkurtër e kësaj jete. Ta tërheq vërejtjen që mos të bëhesh ti shkaktare, me trupin tënd të zhveshur, që meshkujt ta prishin moralin dhe të largohen nga rruga e drejtë e të bien në humnerë, e ti nesër në ditën e gjykimit do të ngarkohesh me mëkatet e atyre të cilët kanë qenë në rrugën e Allahut xh.sh. dhe kanë vepruar sipas fjalëve të Muhamedit a.s., e ti je bërë shkaktare që ata të devijojnë nga kjo rruge e drejtë.

Të kesh kujdes e të mos shndërrohesh në një armë shkatërruese që të shkatërrosh rininë, e mos ja plotëso dëshirën e armikut, i cili nëpërmjet teje dhe trupit tënd të zbuluar mundohet ta prishë rininë islame…

Të kesh kujdes që të mos mashtrohesh mbas reklamave, parullave dhe gënjeshtrave që thonë se grua apo vajzë e përparuar është ajo që del e zhveshur para masës në teatër duke lozur… 

Kjo është rrenë, vallahi! Mos iu besoni atyre të cilëve ua thonë këto fjalë. Nëse kërkon argumente për këtë, shih gjendjen aktuale dhe do të shohësh se vajza me mbulesë islame martohet, rehatohet dhe e gjen folenë e saj më shpejt, ndërsa ajo e zbuluara mbetet e humbur dhe askush nuk kujdeset për të…

Normal këto fjalë ndikojnë te ti, oj motër, nëse je ti besimtare ndaj ligjit të Allahut xh.sh., i cili i obligon gratë dhe vajzat që të mbulohen me mbulesë islame.

E nëse ti, oj motër, nuk beson atëherë unë si një vëlla musliman, i cili dëshiron të mirën tënde, të këshilloj sinqerisht që të shpejtosh e të hulumtosh sa më shpejt që ta gjesh të vërtetën dhe ta kuptosh se ti je e humbur, se ty të kanë mashtruar dhe t’i kanë ngatërruar çështjet …

Shpejto, oj motër, që ta gjesh të vërtetën, për të cilën ty të kanë mashtruar, para se të të vijë vdekja, pasi atëherë është vonë për ty. Shpejto para se të të vijë exheli e ti të mbetesh e habitur se sa shpejt të kaloi jeta. Shpejto dhe kthehu në rrugën e Allahu xh.sh sa më shpejt! 

            

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Prof.Dr. Hfz. Hajredin Hoxha

Prof.Dr.Muhamed Said Ramadan el Buti – FSHEHTËSITË E DISA LIGJEVE KUR’ANORE

                 

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments