HYRJE NË STUDIMIN E SIRES PEJGAMBERIKE

 

  1. Njoftim me protagonistin e kësaj sireje (biografie)

Në këtë ligjëratë, me lejen e Allahut, do të flasim për zotërinë e të gjithë pejgamberëve dhe të dërguarve, zotërinë e mbarë njerëzimit, Muhammedin, pejgamberin e mëshirës dhe udhëzimit, atë të cilin Allahu e dërgoi për tërë njerëzimin dhe e dërgoi mëshirë për mbarë botët.

Do të flasim për njeriun më të përsosur, më të mençur, për më oratorin, më të përmbajturin, për tiparet dhe atributet e tij, për butësinë dhe faljen me gjithë mundësinë e hakmarrjes dhe ndëshkimit, për durimin, bujarinë, fisnikërinë, shpirtgjerësinë, për tolerancën, guximin, çiltërsinë dhe dëlirësinë në respekt e dashuri, për mirësjelljen e tij (si bashkëshort), për mëshirën dhe dhembshurinë e tij me të gjitha krijesat, për kureshtjen e tij për besimin e tyre, për modestinë me gjithë pozitën e madhe që kishte, për besën, sinqeritetin dhe nderin, për devotshmërinë – asketizmin në dynja, frikën prej Allahut, respektin e tij për Allahun dhe adhurimin e përsosur për Të. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ishte njeriu në personalitetin e të cilit ishin mishëruar vlerat morale; Kur’ani ishte morali i tij. 

  1. Karakteristikat dhe veçoritë e këtij Pejgamberi të madh në raport me pejgamberët e mëparshëm

Allahu e gradoi dhe i dha privilegj Muhammedit [alejhis salatu ves selam] ndaj pejgamberëve të tjerë për urtësi që vetëm Ai i di. Nëpërmjet prezantimit të disa ajeteve kur’anore dhe krahasimit do të mund të mësojmë diç konkrete nga kjo.

Allahu, përkitazi me Musanë [alejhis salatu ves selam], njërin prej Ulu’l Azmit (pesë pejgamberëve më të dalluar) ka thënë:

… e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jesh i kënaqur ndaj meje!” (Taha, 84.)

Ndërsa përkitazi me Muhammedin, [alejhis salatu ves selam] ka thënë:

E Zoti yt do të të japë ty, e ti do të kënaqesh.” (ed-Duha, 5.)

Vërtet, ka dallim ndërmjet dy pozitave (të përmendura në këto dy ajete.)

Në një rast tjetër për Musanë thuhet (citohet Musai):

Ai tha: “Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!” Dhe Ai ia fali, se Ai është që fal shumë, është mëshirues.” (el-Kasas, 16.)

Ndërsa për Muhammedin [alejhis salatu ves selam] thuhet:

Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt. 2. Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t’i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do ta pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje e të orienton ty në rrugën e drejtë.” (el-Fet’h, 1-2.)

Prapë Musai [alejhis salatu ves selam] citohet të jetë lutur:

Ai (Musai) tha: “Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim!” (Taha, 25.)

Ndërsa për Muhammedin [alejhis salatu ves selam] thuhet:

A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd? 2. Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde,” (el-Inshirah, 1-2.)

Dallimi ndërmjet dy rasteve nuk ka nevojë për koment.

Nëse Musai [alejhis salatu ves selam] ishte lutur:

“Dhe më lehtëso në këtë punë timen!” (Taha, 26.)

  • ne gjejmë në Kur’an se Allahu i është drejtuar Muhammedit [alejhis salatu ves selam]: “Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën.” (el-A’la, 8.)

Dallimi ndërmjet dy gjendjeve është i qartë. 

Prej emrave të Allahut, që janë përmendur disa herë në Kur’an, janë edhe err-Rreuf dhe err-Rrahim, e pikërisht këta dy emra i janë dhënë edhe Muhammedit [alejhis salatu ves selam], siç thotë Allahu:

Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndejshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.” (et-Teubeh, 128.)

E se sa i rëndësishëm është Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ose ç’pozitë i ka dhënë Kur’ani, mësojmë më shumë kur shohim edhe betimin për jetën e Muhammedit [alejhis salatu ves selam]. Në Kur’an thuhet:

 “Pasha jetën tënde (Muhammed), s’ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.” (el-Hixhr, 72.)

Në Kur’an, Muhammedi [alejhis salatu ves selam] është thirrur me emrat më të bukur: 

“Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), tek ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.” (el-A’rafë, 157.)

 “O Pejgamber! All-llahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty.” (el-Enfale, 64.)

Nëse mrekullitë e pejgamberëve të mëparshëm ishin të lidhura me kohën, mrekullia e Pejgamberit Muhammed [alejhis salatu ves selam] – Kur’ani – është i përjetshëm. Allahu e ka marrë në mbrojtje atë.

 “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” (el-Hixhr, 9.)

Allahu e lëvdoi moralin e tij në Kur’an e tha:

“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” (el-Kalem, 4.)

  1. Objektivat e studimit të sires
  2. Kuptimi i personalitetit të tij prej pejgamberi, nëpërmjet jetës dhe rrethanave në të cilat jetoi, për të rezultuar kështu me të vërtetën e pamohuar se Muhammedi [alejhis salatu ves selam] nuk ka qenë vetëm i mençur (siç thonë ata që ia mohojnë pejgamberësinë), por përveç kësaj ka qenë edhe i Dërguar prej Allahut. 
  3. Që besimtari të gjejë një model që meriton të pasohet në çdo çështje të jetës, kështu që ta përvetësoje siren si program jete. Zaten, Allahu e bëri Muhammedin [alejhis salatu ves selam] shëmbëlltyrë të tërë njerëzimit:

 “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.” (el-Ahzab, 21.)

  1. Që besimtari të gjejë një ndihmëtar në sire për të kuptuar Kur’anin dhe për të shijuar shpirtin dhe qëllimet e tij ngase shumë ajete kur’anore komentohen dhe qëllimi i tyre zbardhet nga rastet dhe ngjarjet nëpër të cilat kaloi Muhammedi [alejhis salatu ves selam]
  2. Që nëpërmjet studimit të sires, muslimani të fitojë sa më shumë kulturë dhe njohuri të vërteta islame. 
  3. Që edukatori dhe thirrësi të kenë shembuj të gjallë për mënyrën dhe metodat e edukimit dhe mësimit. 
  4. Jeta e Muhammedit [alejhis salatu ves selam] përfshin të gjitha aspektet e jetës shoqërore dhe njerëzore, kështu që ajo do të ishte një model i mirë për të rinjtë se si duhet të jenë të vendosur në të vërtetën, për përgjegjësinë se si duhet të jenë besnik ndaj popullit, për hoxhën se si duhet të thërrasë në fe me urtësi dhe këshillë të mirë, për presidentin se si duhet t’i udhëheqë me mençuri politikat e shtetit, për bashkëshortin se si duhet të çojë jetën të mirë me gruan, për babanë me fëmijët e tij, për komandantin e shkathët ushtarak dhe për politikanin e sinqertë burrështetas….
  5. Që sireja të jetë kultivuese e besimit, rritëse e moralit, larguese e së keqes dhe nxitëse e përqafimit të së vërtetës dhe mbajtjes së saj…
  6. Që besimtari të kuptojë se i Dërguari i Allahut duhet të jetojë në zemrën dhe ndërgjegjen e tij, në punën dhe veprimtarinë e tij, në mendjen dhe idetë e tij, e që të mos mjaftohet vetëm në dërgimin formal të salavateve për të…
  7. Burimet dhe referencat e sires pejgamberike 
Nr.  Titulli Autori
1. Es-Siretu-n-Nebevijjeh Ibn HISHAM
2. Kitabu-sh-Shifa Kadi IJJAD 
3. Es-Siretu-n-Nebevijjeh Ibni KETHIR
4. Es-Siretu-l-Halebijjeh Ali Ibn Burhanuddin el-HALEBIJJ 
5. El-Megazi El-VAKIDIJJ
6. Err-Rreudu-l-Unuf Es-SEHLIJJ
7. Hatemu-n-Nebijjine Muhammed Ebu ZEHRE
8. Abkarijjetu Muhammed Abbas Muhammed el-AKKAD
9. Fikhu-s-Sireh Seid Ramadan el-BUTI
10. Fikhu-s-Sireh Muhammed el-GAZALI

 

Prof.Dr.Hfz. Hajredin HOXHA

LEKSIONE METODOLOGJIKE NGA SIRE-ja (Biografia e të Dërguarit të Allahut, alejhis salatu ves selam)

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments