Pj.2.MENDIMI I SEJJID KUTUBIT PËR PËRGATITJEN USHTARAKE DHE MARRËVESHJEN – ARMËPUSHIMIN ME ARMIKUN

Në vijim, Sejjid Kutubi, përmend një koment të shkëlqyer, të cilin, konsideroj, sikur ta lexonin jomuslimanët, ata do të kishin plotësisht qëndrime të tjera, pasi do të kuptonin të vërtetat islame që nga koha e shpalljes e deri më sot.

“Këto tekste duhen studiuar në dritën e këtyre konsideratave… të cilat, megjithëqë aprovojnë disa rregulla bazike, prapë ato nuk janë forma përfundimtare. Në të vërtetë, formën përfundimtare të tyre e sjell kaptina el-Beraeh (et-Teubeh) dhe praktikat e aplikuara në fund të jetës së të Dërguarit të Allahut [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!], siç do të mësojmë më vonë. Ata, në sigurinë e të cilëve nuk mund të zërë vend askush, nuk meritojnë të jenë vetë të sigurt. Shpërblimi i tyre është privimi nga siguria, ashtu siç ata i kanë privuar të tjerët. Ata duhen frikësuar dhe duhen dëbuar. Nga këto veprime nuk do të ishin të vetmit ata që do të frikësoheshin, por edhe ata që qëndrojnë prapa tyre apo që ndajnë mendime të ngjashme me ta. I Dërguari i Allahut [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] dhe besimtarët pas tij, janë të urdhëruar që kur të ndeshen me të tillët, të veprojnë kësisoj:

Po nëse i ndesh (i zë) ata në luftë, atëherë ti me ta (me shkatërrimin e tyre) shpartallo ata që të marrin mësim.” (el-Enfalë, 57).”

Është kjo natyra e programit, imazhi i të cilit duhet të rrënjoset thellë në zemrat e palës muslimane. Kjo fe duhet të respektohet. Asaj i duhet forca. Ajo doemos duhet t’i frikësojë ata, tiranët. Ajo duhet ta çlirojë njeriun në tokë nga çdo formë tiranie dhe dhune.

Ata që mendojnë se misioni i kësaj feje, në raport me tiranët, përkufizohet vetëm në kumtim, e kanë gabim. Ata nuk e njohin Islamin.

Kjo është dispozita e parë, ndërsa e dyta ka të bëjë me gjendjen e frikës së prishjes së mundshme të marrëveshjes dhe tradhtisë. Kjo ndodh atëherë kur shfaqen shenja se pala kundërshtare është e interesuar për prishjen e marrëveshjes:

Nëse ti e heton tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti ua hidh atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njëjtë, sepse All-llahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi).“ (el-Enfalë, 58)

Islami lidh marrëveshje, që të ruhet marrëveshja e tij, e nëse vëren se ajo po prishet, atëherë e prish atë. Dhe kjo nuk është tradhti dhe as  mashtrim. Islami me këto veprime e ngre njeriun në një piedestal dhe shkallë të lartë prehjeje dhe qetësie shpirtërore. Islami nuk është ai që e thyen marrëveshjen. Nuk është ai që i befason ata me të cilët është në marrëveshje me sulme të papritura.

Madje këtë nuk e bën as në raport me ata prej të cilëve pritet tradhtia dhe prishja e marrëveshjes. Ndërsa me ata që e kanë prishur marrëveshjen, atëherë në raport me ta ‘lufta është mashtrim’, për shkak se secila palë kundërshtare ka marrë vërejtjet dhe paralajmërimet paraprake. Kështu, nëse është lejuar mashtrimi i palës kundërshtare, kjo nuk do të thotë se është tradhtuar, porse se ajo ka qenë e pakujdesshme dhe neglizhente.  Kësisoj, të gjitha mjetet e mashtrimit janë të lejuara ngase nuk janë tradhti.

Islami e urren tradhtinë, si dhe urren e nënvlerëson tradhtarët dhe ata që prishin (thyejnë) marrëveshjet. Islami, për këtë shkak, nuk lejon që muslimanët t’i thyejnë marrëveshjet, pavarësisht qëllimeve fisnike që mund të kenë.

Dua të përmend me këtë rast se ‘Ligji i xhunglës’ ka vazhduar të mbretërojë në shoqëritë evropiane deri në shekullin e XVIII-të. Ato nuk kanë pasur kulturë të raporteve ndërkombëtare, përveç asaj që mund ta kenë huazuar nga ligji islam. Në të vërtetë, ato ende nuk kanë ndonjë ligj që mund të jetë në nivel të ligjit islam. Ndërsa atyre që mashtrohen me avancimin stilistik në krijimin e ligjeve, iu themi le t’i kthehen realitetit nëse duan ta kuptojnë të vërtetën ose atë që e dallon ligjin islam dhe të gjitha sistemet e kohës sonë.[1]

Në komentin e ajetit 60 nga kaptina el-Enfal:

E ju përgatituni sa të keni mundësi force (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të (me përgatitje), ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. Çfarëdo që shpenzoni në rrugë të All-llahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtë.

…Profesor Kutubi thotë: “Përgatitja, e cila përfshin obligimin, shoqëron (përcjell) obligimin e xhihadit: teksti urdhëron që të përgatitet forca me lloje dhe forma të shumta e të ndryshme, ndërsa veçon ‘e kuaj të caktuar’ për shkak se ka qenë gjë e njohur dhe në dispozicion për ata të cilëve iu është drejtuar Kur’ani për herë të parë…

Ndryshe, sikur t’i urdhëronte për gjëra që ata nuk i njohin, atëherë kjo do të ishte një konfuzion dhe lajthitje, gjëra këto prej të cilave Allahu është i pastër. Islami ka nevojë për një forcë, e cila mëton ta çlirojë njeriun në tokë.

Gjëja e parë që bën kjo forcë në fushën e thirrjes islame është: sigurimi i atyre që e përqafojnë këtë kredo dhe garantimi i të drejtës së tyre.

E dyta: frikësimi i armiqve, atyre që duan ta sulmojnë Vatrën Islame, e cila është nën protektoratin e kësaj force.

E treta: që frika t’i përshkojë armiqtë aq sa ata të mos mendojnë të guxojnë t’i kundërvihen kësaj force, e cila ka marrë rrugën në tërë tokën për ta çliruar njeriun. E katërta: kjo forcë të shkatërrojë çdo forcë e cila i ka dhënë vetes atribute hyjnore për të sunduar njeriun. Pushteti dhe sundimi janë ekskluzivisht vetëm për Allahun. Islami nuk është sistem teologjik, i cili realizohet me përqendrim në zemër dhe kodifikim ritualesh. Islami është metodë praktike dhe konkrete e jetës. Islami nuk mund të diferencohet nga shkatërrimi i atyre fuqive negative, sikurse që nuk është indiferent as ndaj shkatërrimit të ndikimit të këtyre forcave…

Muslimani nuk guxon të ndihet i turpëruar nga metodologjia e tij hyjnore. Ai nuk ka metodologji njeriu. Ai nuk starton për t’i robëruar njerëzit, me qëllim që klasa borgjeze të sigurojnë fuqinë punëtore, siç ndodhi me romakët, sikurse që nuk vepron as si kapitalizmi që i shfrytëzon tregjet. Islami nuk imponon asnjë drejtim dhe ideologji njerëzore, siç ishte rasti me socializmin: ai është vepër e Allahut, të Gjithëditurit, të Urtit, Atij që di çdo gjë në hollësi, Atij që sheh çdo gjë.

Pjesa e ajetit ‘E ju përgatituni sa të keni mundësi force’ shpreh një pafundësi mundësish, që nënkupton se asnjëherë nuk duhet kursyer asnjë lloj force që mund të përgatitet.

Teksti, po kështu, na tregon për qëllimin kryesor të përgatitjes së forcës ushtarake, e që është: ‘…ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata….’. Pra, qëllimi qenka frikësimi i armiqve të jashtëm, të dukshëm, të shpallur, të deklaruar, dhe atyre që nuk janë të tillë: të fshehtit. Muslimanët janë të obliguar të jenë të fortë dhe të fuqizohen si faktor në tokë, në mënyrë që të tjerët t’ua kenë frikën, që fjala e Allahut të jetë më e larta, që feja t’i takojë vetëm Allahut.

E, meqë përgatitja ushtarake kërkon edhe mund dhe angazhim material, atëherë  sistemi islam, i cili është i ngritur mbi bazën e solidarizimit, thirrjen për xhihad e ka sjellë paralel me thirrjen për të shpenzuar pasuri në rrugën e Allahut:

…Çfarëdo që shpenzoni në rrugë të All-llahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtë.“ (el-Enfalë, 60)

Ja, kështu Islami e zhvesh xhihadin dhe dhënien (shpenzimin) e pasurisë nga çdo qëllim tjetër individual, nacional apo shtresor qoftë, për ta sjellë ekskluzivisht vetëm për Allahun: “në rrugë të All-llahut”që të realizohet – jetësohet fjala e Allahut duke kërkuar gjithnjë kënaqësinë e Tij! Nga këtu, Islami refuzon çdo lloj lufte që ka për bazë mitet e njerëzve, apo që bëhet për të shfrytëzuar të mirat dhe tregjet e vendeve të ndryshme.

Po kështu është edhe kundër luftërave që bëhen për të shtypur dhe poshtëruar njerëzit, që bëhen për të caktuar një popull, racë, shtresë të udhëheqë mbi tjetrin/ën; të gjitha këto janë të refuzuara me përjashtim të xhihadit, që është jo në shërbim të caktimit të një populli, race apo individi mbi të tjerët/tjetrin, por që adhurimi për Zotin si dhe ligji dhe sundimi i Tij të jenë dominante. Kjo ngase e mira, hairi, bereqeti, liria dhe nderi nuk mund të garantohen ndryshe.” [2]

Më pas, Profesor Kutubi fillon me shpjegimin e dispozitës së tretë e thotë:

“Dispozita e tretë e nënvizuar në këto tekste ka të bëjë me lidhjen e marrëveshjes dhe paqes me kampin islam. Fjala është për ata që anojnë nga paqja dhe marrëveshja, gjë kjo që vërehet edhe nga veprat dhe sjelljet e tyre.

Në qoftë se ata anojnë nga paqja, ano edhe ti nga ajo e mbështetu tek All-llahu. Ai është që dëgjon dhe di.” (el-Enfalë, 61)

Shprehja e ‘animit’ nga paqja me fjalën ‘xhunuh’ (anon nga diçka me krahë) flet për butësinë. Është lëvizje e krahut që anon nga paqja dhe lëshon pendlat (puplat) në butësi. Po kështu, urdhri për anim nga paqja është i shoqëruar me tevekkulin – mbështetjen në Allahun, Atë që dëgjon dhe sheh çdo gjë, që di atë që thuhet e flitet përtej të dëgjuarit tonë, Atë që di atë që fshehin zemrat. Dhe mbështetja në Të mjafton dhe sjell sigurinë.

Sikur t’i ktheheshim përmbledhjes që Imam Ibnul Kajjimi ka bërë për fraksionet joislame dhe qëndrimet e tyre karshi Muhammedit [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] si dhe qëndrimin e tij ndaj tyre, respektivisht nga koha kur shkoi në Medinë e deri në Ditën e Bedrit dhe kohën kur u shpall kjo dispozitë, është e qartë se ky tekst ka të bëjë për fraksionin (grupin) e atyre që i shmangu i Dërguari i Allahut [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] dhe nuk i luftoi, për shkak se ata anuan nga paqja dhe nuk treguan armiqësi dhe rezistencë ndaj Thirrjes Islame dhe as shtetit musliman.

Allahu e urdhëroi të Dërguarin e Tij që këtë grup, që kishte besë dhe marrëveshje paqeje, ta linte dhe këtë derisa sa zbriti kaptina el-Beraeh (Teube), e cila ftonte që të afatizoheshin për katër muaj grupet që nuk kishin besë (marrëveshje) ose që kishin por të papërcaktuar, në mënyrë që pas kësaj kohe të kishte një dispozitë tjetër, varësisht nga qëndrimi i grupeve në fjalë.

Pra, ky vendim nuk ka qenë përfundimtar, sikurse që nuk ka mundur të merret duke anashkaluar elemente të tjera, si p.sh. tekstet e tjera dhe trajtimin e marrëveshjes më pas nga i Dërguari i Allahut [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!]. Teksti kishte një lloj përgjithësimi qeverisës në kohën e tij dhe, sipas tij, punoi edhe i Dërguari i Allahut [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] deri në kohën kur zbriti kaptina Teube. Produkt i kësaj dispozite ka qenë marrëveshja e Hudejbijes në vitin e gjashtë sipas hixhretit (migrimit).

Disa juristë kanë anuar nga ajo se teksti flet për një aktgjykimi të formës së prerë ndërsa ‘animin nga paqja’ e kanë komentuar me dhënien e xhizjes, por kjo nuk përputhet me realitetin historik. Dispozitat e xhizjes janë shpallur në kaptinën Teube pas vitit të tetë të hixhretit (migrimit), ndërsa ky ajet ka zbritur (është shpallur) në vitin e dytë pas (betejës së) Bedrit, atëherë kur dispozitat e xhizjes nuk ekzistonin fare. Ajo që më së shumti përkon me ngjarjet dhe ndodhitë historike, si dhe me natyrën dinamike të metodologjisë islame, është të thuhet se kjo dispozitë nuk është përfundimtare dhe se ajo ka ndryshuar me shpalljen e dispozitave përfundimtare në kaptinën Teube, ku njerëzve iu jepet njëra nga tri mundësitë:

  • Luftues, të cilët e luftojnë Islamin
  • Muslimanë, që e kanë pranuar Islamin
  • Ehlu dhimmeh, që jetojnë nën protektoratin islamin dhe e gëzojnë këtë të drejtë për aq sa ata nuk e prishin atë.

Këto janë dispozitat e fundit tek të cilat përfundon lëvizja e xhihadit islamik, ndërsa çdo rast tjetër Islami mundohet ta trajtojë derisa të mbarojë në njërën nga këto tri alternativa, që paraqesin raportet përfundimtare…

Pavarësisht gjërave, ajo që mendojmë ne është se ajeti:  

Në qoftë se ata anojnë nga paqja, ano edhe ti nga ajo e mbështetu tek All-llahu. Ai është që dëgjon dhe di.” (el-Enfalë, 61)

…nuk përmban dispozitën përfundimtare për këtë kapitull dhe se dispozitat përfundimtare janë shpallur më pas në kaptinën Teube. Allahu e urdhëroi të Dërguarin e Tij që të pranonte marrëveshjen me grupin që e kishte shmangur dhe nuk e kishte luftuar, pavarësisht se kishin apo jo besë deri në këtë kohë. Ai vazhdoi të pranonte paqen me jomuslimanët derisa u shpallën këto dispozita në kaptinën Teube. Më pas, mundësitë ishin vetëm të pranohej Islami ose xhizja, formë kjo e marrëveshjes, jetëgjatësia e të cilës varej nga sjelljet e jomuslimanëve.

Apo, nga kjo kuptohej lufta, aq sa muslimanët kanë mundësi për të, në mënyrë që të lartësohet fjala e Allahut të madhëruar dhe feja e Tij. Jam thelluar paksa në këtë pikë për shkak se disa e përjetojnë rëndë këtë kur shkruajnë për ‘Xhihadin në Islam’ dhe këtë nën presionin e kohës dhe rrethanave. Ata nuk e njohin fenë e tyre dhe e shohin të tepërt metodologjinë se, në Islam, raportet duhen ndërtuar në njërën prej tri formave:

  • Pranim të Islamit
  • Xhizje, apo
  • Luftë.

Ata i shohin muslimanët si pakicë kundruall shumicës joislame, gjë për të cilën edhe bëjnë këtë interpretim të teksteve, duke mohuar se kjo është metodologjia e Islamit. Ata i qasen teksteve periodike për t’i bërë ato përfundimtare, sikurse që merren me tekste që trajtojnë raste të veçanta dhe i interpretojnë ato si të përgjithshme, ndërsa kur kanë punë me tekstet përfundimtare, atëherë ato i interpretojnë si periodike.

Krejt këtë e bëjnë për të thënë se xhihadi në Islam është vetëm veprim për mbrojtjen e muslimanëve dhe shtetit islam dhe se Islami vrapon pas çdo rasti të lidhjes së marrëveshjes. Marrëveshja nënkupton vetëm braktisjen nga sulmi ndaj Shtetit Islam. Sipas tyre, Islami duhet të izolohet brenda kufijve të vet dhe ai nuk ka të drejtë të kërkojë prej të tjerëve që ta përqafojnë atë e aq më pak të kërkojë t’i nënshtrohen programit hyjnor. Islami nuk ka të drejtë ta sulmojë as forcën materialiste, e cila paraqet injorancën dhe pushtetin e saj mbi njerëzimin, përveç nëse ajo e sulmon. Bile, edhe në këtë rast, do të vepronte vetëm sa për ta mbrojtur veten.

Këta njerëz që kanë pësuar disfatë shpirtërore dhe mendore para presionit dhe trysnisë së realitetit bashkëkohor, sikur të donin të gjenin zgjidhje në dispozitat e fesë së tyre për rrethanat në fjalë, atëherë këtë realitet dinamik do ta gjenin gjithsesi në dispozitat dhe trajtimet që iu janë bërë periodikisht problemeve me të cilat janë ballafaquar muslimanët dhe të cilat janë të ngjashme me këto me të cilat ballafaqohemi ne sot. Ata do të mund të thoshin: Në raste të këtilla Islami ka vepruar kësisoj dhe kjo nuk është nga rregullat e përhershme, por këto janë vetëm veprime që janë bërë në rrethana në të cilat është dashur të ballafaqohet me gjërat e nevojshme.

Në vijim po paraqesim disa nga shembujt për dispozitat dhe veprimet periodike që merren në kohët e jashtëzakonshme:

  • Në fillim të migrimit në Medinë, i Dërguari i Allahut [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] lidhi marrëveshje me çifutët dhe jomuslimanët për mbrojtjen e ndërsjellë të Medinës, duke u pajtuar që qendra e pushtetit të jetë i Dërguari i Allahut [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!]. Ata duhet t’i ndihmon atij që ta mbronte Medinën nga Kurejshët, me theks të veçantë, dhe nga çdo armik tjetër, sikurse që, pa lejen e tij, ata nuk kishin të drejtë të lidhnin marrëveshje, aleanca etj., me ata që e luftonin Islamin. Në këtë kohë Allahu e urdhëroi të pranonte marrëveshjen e atyre që anonin nga paqja, edhe nëse nuk lidhnin besë me të. Pastaj kjo, siç përmendëm, ndryshoi.
  • Në Betejën e Hendekut, kur idhujtarët u bashkuan kundër muslimanëve dhe Benu Kurejdha e prishi marrëveshjen, i Dërguari i Allahut [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!], që kishte frikë për muslimanët, iu ofroi marrëveshje Ujejne ibn Hisn Fezariut dhe Harith ibn Auf Murrit – lider i fisit gatafan, në këmbim të 1/3 të frutave të Medinës, me kusht që ata t’i linin Kurejshët të vetëm. Ky veprim i Muhammedit [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] nuk duhet interpretuar si marrëveshje, për shkak se kur pa se ata u pajtuan, Muhammedi [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] u konsultua me Sa’d ibn Muadhin dhe Sa’b ibn Ubaden, të cilët i thanë: “O i Dërguari i Allahut, a është kjo diç që po do që ne ta bëjmë për ty, apo është urdhër i Allahut të cilin duhet ta dëgjojmë dhe respektojmë, apo është punë që ti po dëshiron ta bësh për ne?” “Jo, është punë që unë dua ta bëj për ju, ngase arabët iu janë vërsulur juve si të bashkuar’ – iu përgjigj. “O i Dërguari i Alalhut! Ne dhe ata ishim idhujtarë që nuk e adhuronim dhe nuk e njihnim Allahun, dhe përkundër kësaj ata kurrë nuk kanë lakmuar (nuk kanë pasur guximin të shikojnë) në pasuritë tona dhe nuk kanë menduar t’i realizojnë ndryshe vetëm se duke i blerë ose me mikpritje, e tash që kemi pranuar Islamin dhe jemi nderuar nga Allahu me të, a mendon t’ua japim pasuritë tona?! Pasha Allahun, nuk iu japim tjetër vetëm se shpatën, derisa Allahu të gjykojë në mes nesh!” Pejgamberi [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] u gëzua shumë dhe tha: “Ju dhe ajo!” Ndërsa atyre idhujtarëve iu tha: “Shkoni se me ju nuk kemi tjetër vetëm se shpatën!” Kjo që Muhammedi [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] mendoi ishte veprim për rrethana të jashtëzakonshme dhe nuk ishte ndonjë vendim përfundimtar.
  • Pejgamberi [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] lidhi marrëveshjen e Hudejbijes me idhujtarët me kushte, të cilat ishin të papranuara për muslimanët. Respektivisht, kishte ndaluar luftën – kishte lidhur armëpushim për dhjetë vite. Marrëveshja parashihte që muslimanët të mos e kryenin Haxhin atë vit, po këtë ta bënin vitin e ardhshëm ku do të qëndronin në Mekë tri ditë, ndërsa shpatat do t’i kishin në këllëf. Marrëveshja parashihte që në rast se dikush prej jomuslimanëve i bashkëngjitej muslimanëve duhet të kthehej, ndërsa e kundërta nuk parashihej. Pejgamberi [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] u pajtua me këto kushte për shkak se ato, edhe pse dukeshin sipërfaqësisht të padrejta, ishin bërë me frymëzim nga Allahu. Ato, pavarësisht rrethanave, kanë hapësirë për t’u ballafaquar me rrethanat e ngjashme në të cilën (hapësirë) vepron lidershipi musliman…”[3]

 

Prof.Dr.Hfz. Hajredin HOXHA

VERSETET KUR’ANORE PËRKITAZI ME PAQEN DHE LUFTËN – krahasim ndërmjet komentimeve klasike dhe bashkëkohore të Kur’anit –

 


[1] Kutb, Sejjid. Fi dhilali-l-Kur’an, f. 3/425; 428; 430.

[2] Kutb, Sejjid. Fi dhilali-l-Kur’an, 3/430-433.

[3] Kutb, Sejjid. Fi dhilali-l-Kur’an. 3/430-438.

 

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments