Thënie nga selefët rreth domosdoshmërisë së zhvillimit të shkencave që kanë të bëjnë me Kur’anin Fisnik

 

Nevoja për të bërë një lloj studimi të tillë progresiv të shkencave të Kur’anit është  shumë e madhe. Ata që merren me shkencat e Kur’anit dhe që janë në shërbim të tij duhet  të mendojnë thellë rreth kësaj çështje dhe të hulumtojnë rreth mundësive të  funksionalizimit pozitiv të disa shkencave të Kur’anit. Është për t’u habitur e çuditur fakti  se edhe pse ekzistojnë shumë studime të ndryshme kur’anore, mungojnë studimet shkencore metodologjike profesionale rreth funksionalizimit pozitiv të disa shkencave që  kanë të bëjnë me Kur’anin Fisnik. Dobia shkencore e mrekullisë së Kur’anit Fisnik nuk  përfitohet vetëm përmes hulumtimit rreth urtësisë së ligjeve të shpallura kur’anore, por  edhe përmes çdo shkence që është në shërbim të Kur’anit Fisnik. Të gjithë dijetarët janë  unanimë se Libri i Zotit të Madhëruar është absolutisht gjëja më e ndershme dhe më e  shenjtë, si dhe gjëja më e vlefshme për të cilën ata kanë shpenzuar kohën dhe jetën e tyre  për ta studiuar. 

Zoti e mëshiroftë Imam Ebu Bekër Bakilanin (402 hixhri), i cili për disa nocione  thotë: “Gjëja më e çmueshme për ithtarët e fesë së Zotit është që të zbulojnë, madje në  mënyrë prioritare, shtyllën e fesë së tyre, parimin e monoteizmit të tyre që konsiderohet  bazë dhe sistem, atë që është fakt për sinqeritetin e Pejgamberit të tyre dhe fakt e  argument për mrekullinë e tij, posaçërisht kur dihet se injoranca është përhapur përplot  me hipokrizi në mbarë horizontin. Dituria është shndërruar në leksione të kota e të thata,  ndërsa ithtarët e saj janë në një kohë shtazarake dhe krahasohen me luanin e ashpër, dhe  ajo që ata ofrojnë është larg metodave dhe rrugës së saj. 

Pra, njerëzit janë dy llojesh: njëri lloj është larg së vërtetës dhe rrugës së drejtë,  ndërsa lloji tjetër është pa ndihmë dhe pa përkrahje, dhe e gjithë kjo ka ndikuar që ateistët  të depërtojnë në bazat e fesë dhe t’i bëjnë të dyshojnë njerëzit e dobët për çdo të vërtetë.  Ndihmësit e tyre janë të paktë, nuk kanë përkrahje, janë të braktisur nga familja dhe me ta  luajnë të gjithë, saqë e tërë situata është rikthyer në atë që ka qenë më parë…2 

Imam Bakilani (Zoti e mëshiroftë!) e përshkruan në mënyrë decime pjesën dërmuese  të studimeve, për të cilat mendohet se janë në shërbim të Kur’anit, por realisht janë  shumë larg prej tij, sepse merren me çështje shkencore teorike sekondare e me bazat e  fesë së Zotit; ato as që konsiderohen shtyllë dhe themel të mendimit, as nuk  argumentojnë sinqeritetin e Pejgamberit a.s. e as që ofrojnë argument e postulat për  mrekullinë e tij.

Ne gjithashtu, nga fjalët e Imam Bakilanit, kuptojmë se çdo shkencë ka lidhje me shërbimin e Kur’anit Fisnik, qoftë nga aspekti faktik ose elokuent, madje edhe  vetvetiu është mrekulli, sepse ka të bëjë me këtë Libër të shenjtë. Lidhja në mes tyre  është e pandashme. Nëse të gjitha shkencat grafullojnë nga Kur’ani Fisnik apo Kur’ani i  sinjalizon shkencat primare, atëherë mund të themi se çdo shkencë i shërben Kur’anit,  duke grafulluar edhe shkenca të tjera, dhe këtë gjë e kuptojnë vetëm dijetarët e jo edhe  injorantët.

Mrekullitë, shkencat dhe artet e Kur’anit nuk përfundojnë asnjëherë, sepse ai  është aktual në mënyrë të vazhdueshme sikur të shpallej sot, si dhe i thotë njeriut: urdhëro  tek unë dhe gjeje jetën e mirë, lumturinë e vërtetë, diturinë dhe shkencën e re. Dikush që  merrej me hulumtimin e shkencave të Kur’anit nxori disa shkenca të reja për të cilat nuk  kanë folur të parët tanë. Shkenca e parë e re është “arti i zbukurimit në Kur’an”, shkenca  e dytë: “Arti i qeshjes dhe i komedisë”, pastaj shkencat e tjera: “shkenca e fshehtësive…”3 

Imam Abdulkadir Xhurxhani (Zoti e mëshiroftë!), që vdiq në vitin 471 hixhri,  thekson funksionalizimin e një shkence tjetër nga shkencat e Kur’anit, që është e  dobishme njësoj si shkencat e tjera që kanë të bëjnë me Kur’anin Fisnik, gjegjësisht  shkencën e shembujve dhe ilustrimeve në Kur’anin Fisnik. Në këtë kontekst ai thotë: 

“Dije se dijetarët janë unanimë se nëse është ilustrim, përdoret me koncepte të  përpikta, që janë shumë të thuktë, që ilustrojnë formën origjinale në mënyrë të  mrekullueshme dhe precize e me domethënie të rëndësishme, ndikuese tej mase, nxitëse  të shpirtrave, atraktive për zemrat, me kuptime të largëta, me natyrë të afërt e të dashur.  Nëse lavdëron është i qartë dhe i pasur, me ndikim të lartë në shpirt, i dridh ndjenjat,  është praktik, ndez lumturinë dhe e mbron tërësisht të lavdëruarin, obligon ndërmjetësim  për lavdëruesin, iu ofron çdo gjë tej mase, me fjalë të lehta e që mbahen mend, e ngjitet  menjëherë në zemër. Nëse është qortim, ka ndikim të dhimbshëm, irritues, të mprehtë, të ashpër. Nëse është mbulesë, ka veprime të ndritshme, fuqi të madhe, fjalë të kthjella.  Nëse është krenari, ka shprehje të saktë, autoritare, me gjuhë të ëmbël. Nëse është kërkim  faljeje, pranimi është më i afërt, më afër zemrës, më i hidhët për të këqijtë, për të  hidhëruarit është sulm dhe për ata që fryjnë për të keq sulm, për rikthim të mirë më i  kapshëm. Nëse është kështu, është më i shërueshëm për zemrën, më përsiatës, më i qartë  në kujdes, zbulues, tregon qëllimin, shëron të sëmurin. Pra, kështu ndodh nëse i lexon me  vëmendje artet e fjalës dhe shprehjes, me derë e pjesë të ndryshme…”4 

Pra, nëse këto shkenca, që kanë të bëjnë me Kur’anin Fisnik, bëhen funksionale në  aspektet e da’ves, arsimit e kulturës, nuk ka dyshim se do të realizohet obligimi ynë i madh ndaj mësimit tonë fetar, në da’vetin islamik, në edukatën e gjeneratave me edukatë  të shëndoshë në dritën e ajeteve kur’anore dhe shkencore të ndërlidhura me të. 

Imami dhe komentuesi Ebu Saud, në tefsirin e tij, thekson rëndësinë e kësaj shkence: “Ilustrimi bëhet vetëm me fjalë të caktuara për çështje të njohura, ai e zbukuron  racionalen me atë shqisore, i parashtron konceptet në formë të njohur, largon iluzionin  nga kundërshtimi ndaj intelektit, i nxjerr të vërtetat e fshehta, i bën të kuptohen çështjet  me përputhshmëri të plotë për të vazhduar në atë që duhet, e mënjanon të panevojshmen  dhe për këtë shkak numri i shembujve në librat hyjnorë dhe në fjalët pejgamberike është i  madh. Këto ishin të njohura në shprehjet e elokuentëve dhe në thëniet e të mençurve.  Ilustrimi është mënyra më e mirë për nënshtrimin e iluzionit para intelektit dhe për  mbrojtjen e pozitës së duhur, forma më e mirë për ta bërë injorantin të kuptojë, pasi i bën  fjalët të nguliten. E si të mos jetë kështu kur dihet se ai i zbulon gjërat e fshehta në botën  e pastër e të prekshme, të panjohurën e bën të njohur dhe të huajën në formë të afërt…”5 Imam Sujutiu (911 hixhri – Zoti e mëshiroftë!) është i njohur për thënien e tij rreth  kësaj çështjeje: 

“Dhe pastaj dituria është një det i gjerë dhe i pafund, nuk mund të ecësh mbi të e të  mos zhytesh, dhe kush dëshiron ta bëjë një gjë të tillë nuk do të ketë mundësi, madje as  që do të mund t’i numërojë të gjitha. Si mund të bëhet një gjë e tillë kur Zoti i Madhëruar  iu thotë krijesave të Tij:

Nuk ju kam dhënë dituri përveçse pak.” (Isra, 85)

Libri ynë  Kur’ani është grafullues dhe burim i shkencave. Aty lind dielli dhe në të Zoti i Madhëruar  i ka vënë njohuritë për çdo gjë. Aty është çdo udhërrëfim e udhëzim, secili artist nxjerr  prej aty atë që e kërkon, juristi i nxjerr parimet e ligjet, ligjet për hallall dhe për haram,  gramatikani i nxjerr rregullat gramatikore për të bërë dallimin në fjalë mes gabimit dhe të  saktës, retoristi ndjek sistemin e bukur të tij duke i aplikuar mënyrat e elokuencës në  thurjen e fjalës; aty ka rrëfime dhe lajmërime që i kuptojnë të mençurit, ashtu siç ka  këshilla dhe shembuj me të cilët mahniten mendimtarët dhe përsiatësit. Aty ka edhe  shkenca të tjera që nuk mund të rrumbullakohen përpos Atij që i di të gjitha.”6 

Njeriu që mendon thellë rreth fjalëve të Sujutiut (Zoti e mëshiroftë!) do ta kuptojë  qartësinë e mesazhit dhe konceptin e kërkuar dhe, për këtë shkak, mendoj se nuk duhet  sqaruar mendimi i tij, që të mos e teproj me komente e fjalë të panevojshme. Rrëfimi i  tërë tekstit të tij mbështetet në fjalët: “Vërtetë libri ynë Kur’ani është grafullues i  shkencave dhe burim i tyre”, dhe “e sheh se çdo artist nxjerr prej tij dhe aty mbështetet”.  Edhe pse fjalët e tij të bëjnë të mendosh për diçka që është ndryshe nga të parët, gjatë  studimit dhe zbërthimit të fjalëve të dijetarëve të mëparshëm rreth Kur’anit si  përmbledhës i shkencave të të parëve dhe të mëvonshmëve, dhe kjo nuk është pjesë e  hulumtimit,7 përsëri unë i jap liri vetes dhe them se fjalët e Sujutiut duhet të jenë cytëse dhe nxitëse të fuqishme për ne që merremi me këto lloje studimesh të përparuara që të  shohim begatitë e përgjithshme të mrekullisë kur’anore në sferën e da’vetit, arsimit,  biheviorizimit dhe intelektit. Pse të mos i zhvillojmë e të mbështetemi në shkencat e tilla  që kanë të bëjnë me Kur’anin Fisnik!? Nuk ka nevojë të zhvillojmë shkencat e formuara,  por duhet t’i përdorim për të përfituar dobi prej tyre deri në Ditën e gjykimit, si p.sh. gramatika, stilistika, retorika dhe duhet t’i ruajmë nga duart e debilëve, ndërsa shkencat  që nuk janë zhvilluar, do t’i ndihmojmë që të zhvillohen duke i rishqyrtuar disa lloje të  tyre (sa shumë janë llojet e tilla!), që të kemi dobi prej tyre në kohën tonë. 

Pastaj, gjatë leximit të literaturës që ka të bëjë me këtë çështje, edhe pse e vlerësoj  studimin e të parëve, unë gjeta edhe një çështje të re që është shumë e rëndësishme në  zbulimin e shkencave të reja në Kur’anin Fisnik, dhe titulli i këtij studimi është:  “Stilistika – vizion në formimin kur’anor”,8 dhe njësoj ashtu siç theksonin dijetarët  dobinë e shkencës së shembujve që ka të bëjë me shkencat e Kur’anit, mendoj se kjo  çështje gjendet në katër gjëra që nuk mund të gjenden ndokund tjetër: shprehjet e thukëta,  preciziteti në kuptim, ngjashmëria e bukur dhe metonimia e saktë, dhe e gjithë kjo  paraqet formën më të lartë të retorikës. 

Për të arritur një koncept të plotë të kësaj ideje, duhet sqaruar mënyra e  funksionalizimit pozitiv të disa shkencave që kanë të bëjnë me Kur’anin Fisnik, ashtu siç  duhet sqaruar edhe funksionalizimi i keq dhe negativ i disa shkencave që kanë të bëjnë  me Kur’anin Fisnik, nga ana e një numri të madh falsifikatorësh (orientalistë), si dhe të  atyre që vazhdojnë rrugën e tyre, që ta kuptojnë më së miri këtë çështje. 

Siç duket, përgjigjja fshihet në qëndrimin tonë ndaj metodës së armiqve të Islamit  dhe në zbërthimin e metodave të tyre në raport me Kur’anin Fisnik, gjatë aplikimit të  funksionalizimit të keq e të urryer në shumë shkenca e çështje kur’anore për ta thumbuar  Librin, të cilin nuk mund ta dëmtojë askush e as që ka ndonjë shpallje tjetër pos tij nga i  Urti e i Gjithëfalënderuari. 

  1. Orientalistët dhe funksionalizimi negativ i shkencës së ajeteve mekase dhe  medinase 

Si përgjigje ndaj pyetjes paraprake rreth funksionalizimit negativ të një pjese  dërmuese të shkencave të Kur’anit nga shërbëtorët e sinqertë të djallit dhe ushtarëve të tij  nga njerëzit, shërbëtorët e kolonializmit, orientalizmit, misionarizmit, krishterimit,  bashkëpunëtorë dhe sionistë, mund të themi se për fat të keq, të tillët na kanë paraprirë  me orvatjet e tyre individuale dhe institucionale në funksionalizimin e shkencës së  ajeteve mekase dhe medinase për qëllime fetare, për të thumbuar dhe për të hedhur dyshim në vërtetësinë e Kur’anit mekas dhe medinas, qoftë në mënyrën e ajeteve ose në  karakteristikat e da’vetit dhe stilistikës. 

Disa dijetarë theksojnë se mënyrat9 e orientalistëve për të thumbuar dhe për të  formuar dyshim në Librin e Zotit të Madhëruar janë të llojllojshme e të ndryshme. Pjesa  dërmuese e tyre ka aplikuar metodën individuale,10 që ka të bëjë me përkatësinë fetare,  shkencore apo historike të orientalistit dhe ndikimin e këtij aspekti në studimet dhe  hulumtimet e shkencave islame, duke arritur shkallë të ndryshme, varësisht nga kultura e  tyre e jo nga domosdoshmëria të cilën e kërkon studimi shkencor i burimeve islame nga  teoritë dhe vizionet…”11 

Për sa i përket metodës së orientalistëve në thumbimin e ajeteve mekase dhe  medinase, ata kanë ndjekur rrugën e stërgjyshërve dhe mësuesve të tyre që ishin si djaj e  mashtrues, si p.sh.: Blasheri, Noldeke, Ignaz Goldziher, Shaht, Muir, Bell, Rodinson etj.  Orientalistët janë marrë shumë me ndarjet në mes ajeteve mekase dhe medinase, saqë  filluan të thonë se ekziston kur’an mekas dhe kur’an medinas me metoda të ndara,12nga  aspekti i stilit dhe përmbajtjes. Këtë ide e planifikoi Blasheri në librin e tij: “El-Med’hal  ilet-Kur’an”, dhe sipas tij Kur’ani Fisnik ka qenë nën ndikimin e dy ambienteve mekase  dhe medinase, që kanë dallime të dukshme në mes tyre. 

Orientalistët, në përgjithësi, janë mbështetur në shumë çështje të ndryshme për të  formuar dyshime, si p.sh.: origjina njerëzore e Kur’anif Fisnik, pastaj dhuna, ashpërsia  dhe vrazhdësia në suret mekase,13 dhe e gjithë kjo tregon për ndikimin e ambientit mekas  mbi Pejgamberin a.s., për shkak të përdorimit të mënyrës së të folurit që ishte  karakteristikë e banorëve të Mekës, si p.sh., ashpërsia, injoranca e inati. 

Orientalistët janë orvatur që t’i zmadhojnë karakteristikat e tilla dhe t’i  funksionalizojnë me një metodë negative.14 

Dëshiruam që të japim një pasqyrë në këtë drejtim, e jo që t’i shqyrtojmë dyshimet e  tyre rreth ajeteve mekase dhe medinase, sepse hulumtimi ynë nuk ka të bëjë me këtë  çështje, por thjesht vetëm kisha dëshirë që ta potencoj kujdesin që duhet pasur nga  rreziku i këtij funksionalizimi negativ nga ana e “intelektualëve”. 

Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha
SHQYRTIMI ANALITIK I FUNKSIONALIZIMIT TË SHKENCAVE TË KUR’ANIT NË DA’VET (Shembull konkret – shkenca e ajeteve mekase dhe medinase)

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments