NEVOJA E SJELLJES NDËRMEND TË MORALIT DHE ETIKËS GJATË MEDITIMIT

0
130

ETIKA SHPIRTËRORE DHE PSIKIKE E MEDITIMIT

Nuk më ka rënë të shoh ndonjërin nga dijetarët më parë të kenë bërë ndarje të këtilla të edukatës përkitazi me meditimin. Ata, e tëra që kanë bërë, është një përmbledhje e edukatës dhe e metodologjisë në një vend.
Madje, disa nga këto parimet mund t’i gjesh tek njëri dhe jo tek tjetri.

Kështu, ne, me lejen e Allahut, do të bëjmë një mbledhje dhe klasifikim të tyre tematik. Më konkretisht, do t’i referohem Itkanit të Sujutit, Burhanit të Zerkeshiut, Ihja-së të Gazaliut, Fevaid-it të Ibnul Kajjimit si dhe punimeve tjera të rëndësishme, rezymeja e të cilave do të ishte si vijon:

1) Besimi korrekt dhe zhveshja nga epshi.

2) Nijeti dhe qëllimi i mirë.

3) Edukata dhe morali i mirë.

4) Gjurmimi i saktësisë dhe vërtetësisë në tekstet e transmetuara.

5) Modestia de butësia.

6) Krenaria dhe shfaqja publikisht e së vërtetës.

7) Autoriteti, dinjiteti, durimi dhe ndërgjegjja.

8) Qëndrimi te çdo ajet dhe impresionimi prej tij.

9) Sinqeriteti gjatë leximit dhe sjellja në mendje madhështinë e Allahut Fuqiplotë.

10) Bindja se atë që e lexon nuk është nga fjalët e njerëzve.

11) Të mos merret Kur’ani si mjet për të realizuar qëllimet e dynjasë

12) Largimi nga mëkatet ngase ato humbin dritën e besimit nga zemra.

13) Kërkimi mbrojtje nga Allahu gjatë leximit (thënia eudhu bil-lah…) dhe largimi i cytjeve – bisedës së nefsit.

14) Ruajtja e duarve nga lëvizja e padobishme. Po kështu, ruajtja e shikimit, në mënyrë që në fokus të jetë vetëm Kur’ani.

15) Përkujdesja që leximi të jetë në kohët kur shfaqet mëshira e Allahut, si namazi, gjatë natës, sidomos në pjesën e tretë, pas namazit të sabahut, e kështu me radhë.

16) Përsëritja e ajeteve dhe të qarit sidomos nga ajetet ku përmenden ndëshkimi, skenat e Kiametit, trishtimi i llogarisë, etj.

17) Dituria e dhuntisë, e cila është si dhuratë për të gjithë ata që punojnë sipas asaj që e dinë. Rrugë e realizimit të saj janë veprat e mira dhe asketizmi. Ka thënë Imam Zerkeshiu në el-Burhan: “Dije se ai që ka bidat në zemrën e tij nuk mund të kuptojë domethëniet e shpalljes dhe as që i shfaqen atij urtësitë e saj. Po kështu, edhe ai që ka mendjemadhësi, epsh, dashuri për dynjanë, ngul këmbë në mëkate, nuk ka besim të vërtetuar apo është i dobët në besim, apo mbështet në mendimin e ndonjë komentuesi që nuk ka dituri… ”

18) Mbështetja në Allahun dhe kujdesi që të bësh prishësh veprat me syefaqësi apo vetëpëlqim.

19) Nënshtrimi komplet ndaj Allahut dhe përgjërimi tek Ai që ta frymëzojë për suksesin dhe të qëlluarën në kuptimin e ajeteve.

20) Asketizmi në dynja dhe dashuria për botën tjetër.

21) Serioziteti dhe realizmi gjatë meditimit.

22) Njohja e rrethanave historike të shpalljes së Kur’anit.

23) Studimi i ajeteve të besimit duke u munduar të nxirren reflektime, rezultate dhe analiza.

24) Vërtetimi i çështjes së hakimijjes dhe uluhijjes (se pushteti dhe adhurimi janë vetëm për Allahun) në mënyrë që të zënë vend në zemrat e njerëzve.

25) Vetëbesimi dhe guximi në mendimet dhe qëndrimet e ndërtuara.

26) Përpjekja për të përjetuar shpalljen. Ndjesia kur mediton sikur je në Mekke ose Medinë në kohën kur janë shpallë ajetet.

27) Vëzhgimi i lëvizjeve të Sahabeve dhe bashkëveprimit të tyre me Kur’anin në ambientin mekkas dhe medinas. Ose, meditimi në atë që Sejjid Kutbi do ta quante ‘Fenomeni i Kur’anit mekkas, aprovimi i besimi dhe ndalimi që ajo të klasifikohet tek gjërat
dytësore’

28) Të kuptuarit se Islami përfshin çdo gjë dhe të gjitha poret e jetës.

29) Të perceptuarit e nevojës së madhe të njerëzimit për besimin. Sejjid Kutbi e përshkruan këtë nevojë kësisoj: “Është uri e llojit të rrallë, uri për tek besimi me një fuqi më të madhe se njeriu, me një botë më të madhe se kjo që shihet dhe një fushë nga jeta e botës: uri për të harmonizuar tek njeriun ndërgjegjen me realitetin, uri për të harmonizuar njerëzinë e tij, e cila sundon me ndërgjegjen, dhe fenë, e cila sundon me jetën e tij, uri për të harmonizuar dinamikën individuale dhe atë kozmike rreth tij; uri për tek një Zot i vetëm, prej të Cilit, njëkohësisht, merr ligjin për zemrën e tij dhe ligjin për shoqërinë e tij…”

30) Të kuptuarit e urtësisë që qëndron prapa kësaj urie dhe nevoje njerëzore për fenë, dhe e cila është: “…program hyjnor i nxjerrë nga dija, në vend të padijes, nga përsosmëria, në vend të mangësive, nga fuqia, në vend të dobësisë, nga urtësia, në vend të epshit, i ngritur mbi themelin e nxjerrjes së njerëzve nga adhurimi i njerëzve në adhurimin e Zotit të njerëzve, që është Një dhe tjetër nuk ka…”

31) Vështrimi integrativ në ajetet kur’anore.

32) Studimi i hollësishëm i ajeteve kur’anore që krahasojnë veprën me besimin ngase ato janë bazë në jetën e njeriut.

33) Ndarja e fesë nga shteti, ngase, siç thotë Sejjid Kutbi, “nuk është natyrë e programit hyjnor që të përkufizohet vetëm në ndjenjat sentimentale, pastrimin e moralit dhe ritet fetare, apo në një fushë të ngushtë që tashmë po e quajnë ‘e drejta civile’ .

34) Dhënia përparësi fesë në çdo gjë dhe se ajo nuk mund të jetë e gjykuar apo e udhëhequr. Ajo është që gjykon dhe udhëheq
përherë…

35) Që kriza dhe problemet e jetës së përditshme të mos kenë ndikim negativ në jetën tonë. ato nuk guxojnë të inspirojnë pesimizëm.

36) Të kuptuarit e metodologjisë së Sahabeve në leximin dhe meditimin e Kur’anit. Ata e lexonin Kur’anin për ta praktikuar dhe jo vetëm sa për tu dëfryer me lexim. Thotë Sejjid Kutbi: “Vërtetë, metodologjia e të lexuarit për të ekzekutuar – vepruar është ajo që ka nxjerrë gjeneratën e parë (të tillë, të papërsëritshëm, siç kanë qenë), ndërsa metodologjia e të lexuarit për studim dhe dëfrim është ajo që ka nxjerrë gjenerata pasuese.”P 41 F 42

37) Mos-ndikimi nga sistemet e ndryshme ideologjike dhe politike të vëna nga njeriu, si: komunizmi, demokracia, marksizmi, socializmi, kapitalizmi, sekularizmi, ateizmi, globalizmi, modernizmi, etj.

38) Të kuptuarit e ndikimit kishtar në rendin politik, ekonomik dhe shoqëror të botës, si dhe përpjekjet e tyre për ta deformuar imazhin islam. Po kështu, edhe zhytjen e tyre në mëkate, si pedofilia, orgjitë nëpër kisha, etj.

39) Të kuptuarit e metodave sioniste të çifutëve ekstremë për ta shuar identitetin islam dhe mësimet fetare islame në Palestinën e pushtuar si dhe çifutizimin e Kudsit të shenjtë.

 

Doc.Dr.Hfz. Hajredin HOXHA
MEDITIMI I KUR’ANIT FISNIK -edukata dhe parimet