FAKTORI RELIGJIOZ DOMINUES I INJORUAR NË PERPILIMIN E HISTORISE SHQIPTARE DHE LUFTËRAVE BALLKANIKE

0
177

Premisa kur’anore të shenjta dhe të vërtetuara në historinë shqiptare

Nëse shqiptarët do ta kishin pasur të qartë këtë premisë, këshillë dhe realitet kur’anor, gjatë shkrimit të historisë së tyre shekullore, mendoj se shumë çështje kishin për të dalë në shesh, kishin për t’u kuptuar në mënyrë më të drejtë dhe se ata kishin për ta kuptuar se kush ka qenë miku dhe armiku i tyre.

Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë:

Kurrë, as çifutët dhe as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty (O Muhamed a.s.) derisa ti të ndjekësh fenë e tyre.Thuaju: “Vërtet që Udhëzimi i Allahut (Islami, Besimi i tillë në një Zot të Vetëm) është Udhëzimi i vetëm. Dhe nëse ti, o Muhamed (ose ju o besimtarë), do të ndiqje dëshirat e tyre mbasi që ti ke marrë nga Dija e Lartë (Kur’ani), atëherë nuk do të kishe përveç Allahut as Ruajtës as Ndihmues”. [Suretul Bekare:120]

Përsëri Allahu i Lartmadhëruar, në Kur’anin Fisnik, thotë:

Pa dyshim se feja (e vërtetë dhe e vetme dhe e pranuar) tek Allahu Fuqiplotë, është Islami”. [Suretu Ali Imran:19].

Allahu, po ashtu, na urdhëron dhe na mëson kështu duke thënë:

O ju të cilët keni besuar në Allahun xh.sh. mos i zini për miq (mos u miqësoni, mos u shoqëroni) me çifutët dhe me nasranite-të krishterët. Ata janë miq dhe shokë në mes vete dhe për njëri-tjetrin, e nëse ndonjëri prej jush i zë ata për shokë, atëherë nuk ka dyshim se ai është prej tyre, dhe me të vërtetë Allahu xh.sh. nuk e udhëzon atë popull që është keqbërës, mosbesimtar e i padrejtë”. [Suretul Maide:51]

 

Kronologji historike e thukte te kryqezatave Ortodokse dhe Katolike

Shqiptarët, historikisht, e kishin pasur traditë të bashkëpunonin politikisht dhe ushtarakisht me popujt fqinjë, me serbët, malazezët, grekët, rusët etj. Ata, po ashtu, kanë bashkëpunuar me Austrinë, me Papatin, Spanjën etj. Këta shqiptarë janë nisur kryesisht nga motivi fetar dhe gjeografik, e jo etnik, për të kërkuar ndihmë dhe shpëtim prej tyre kundër Perandorisë osmane, edhe pse këto shtete, nga pikëpamja etnike, ishin faktor më asimilues se sa Perandoria osmane. [1]

Me të vërtetë është për t’u habitur me këtë dukuri apo këtë traditë të shqiptarëve. Mirëpo përsëri nuk duhet habitur sepse Allahu na ka treguar qysh para katërmbëdhjetë shekujve për këtë realitet. Prandaj, prej ajeteve te lartpërmendura, kuptohet se të gjitha tentimet, luftërat, masakrat, pushtimet e të krishterëve (ortodoksëve dhe katolikëve) dhe kolaboracionistëve të tyre (çifutëve), kanë pasur si qëllim primar dhe parimor që popujt dhe kombësitë e tjerë t’iu nënshtrohen atyre, e më pas të konvertohen në fenë e tyre të shtrembëruar. Historikisht, një tentativë e tillë ka ekzistuar gjatë shekujve deri në ardhjen e osmanlinjve në Ballkan, respektivisht në trojet shqiptare.

Kjo fushatë pansllaviste, ortodokse dhe katolike s’ka reshtur së pushuari me luftërat dhe gjenocidin edhe ndaj Perandorisë Osmane, sepse ata ishin reprezentues të fesë islame-muslimane dhe është duke vazhduar edhe në ditët tona, siç do ta shohim më poshtë kur do të bëjmë një kronologji të shkurtër të historisë sonë.

Viktima dhe vegla të të krishterëve ortodoksë dhe katolikë ka qenë edhe pjesa dërmuese e shqiptarëve, të nxitur nga të krishterët nën maskën e ruajtjes se kombit dhe identitetit shqiptar, me qëllim që edhe shqiptarët muslimanë, së bashku me shqiptarët ortodoksë dhe katolikë, të ngrihen në kryengritje të shpeshta dhe të panumërta kundër armikut të përgjithshëm të tyre, osmanëve.

Faktori fetar, që është injoruar nga studiuesit perëndimorë dhe shqiptarë në historinë e Ballkanit dhe disa vendeve të tjera, e ka preokupuar për së tepërmi edhe studiuesin Justin McCarthy, i cili e ka trajtuar këtë temë në monografinë e tij me vlerë të madhe historike. Rreth faktorit fetar apo realitetit të muslimanëve dhe injorimit të tyre në Ballkan dhe gjetiu, ai thotë:

“…Në vitin 1800, ekzistonte një tokë e gjerë e muslimanëve në Anadoll, në Ballkan dhe në Rusinë Jugore. Muslimanët e Ballkanit janë zhdukur në mënyrë masive, ose kanë vdekur, ose janë obliguar të emigrojnë dhe të vendosen në grupe të vogla në Greqi, Bullgari dhe në Jugosllavi. Të njëjtin fat kanë pasur edhe muslimanët e Krimesë, Kaukazit Verior dhe Armeninë Ruse. Shkurt, të gjithë ata janë zhdukur. Miliona muslimanë, shumica prej tyre turq, kanë vdekur. Miliona të tjerë janë shpërngulur prej Turqisë. Ndërmjet vitit  1821-1922, mbi pesë milionë muslimanë janë deportuar prej tokave të tyre për në vende të ndryshme. Disa prej tyre janë mbytur nëpër luftëra, të tjerët kanë vdekur nga uria apo sëmundjet e ndryshme si refugjatë. Historia e Ballkanit, Anadollit dhe Kaukazit nuk mund të studiohet dhe të kuptohet në mënyrë të drejtë duke mos i marrë në konsideratë refugjatët muslimanë dhe muslimanët që kanë vdekur… Humbja masive e muslimanëve është çështje shumë e rëndësishme në historinë e turqve (dhe të shqiptarëve, H. Hoxha). Ata muslimanë kanë qenë viktima të nacionalizmit dhe të imperializmit… Megjithatë në historinë e Perëndimit (dhe të shqiptarëve, H. Hoxha) nuk është shkruar kurrë për mundimet dhe persekutimet e muslimanëve të Ballkanit, të Anadollit dhe të Kaukazit. Historia e këtyre vendeve është shkruar pa u përmendur faktori kryesor i kësaj historie, popullata muslimane…”[2]

Tani le të kthehemi pak prapa në historinë  tonë, për të zbuluar dhe kuptuar se çfarë roli ka luajtur faktori fetar në historinë tonë të lashtë dhe atë moderne.

Faktori fetar ka tërhequr kureshtjen e historianit të famshëm shqiptar kosovar, Muhamet Pirrakut dhe, sipas tij, ai ka luajtur një rol të madh në kulturën tonë shqiptare.

Ai përmend se në trojet ilire ka ekzistuar feja e krishterë dhe kultura latine romake dhe, në fillim të shek. VI-të, feja e krishterë definitivisht sundoi mbi popullsinë ilire, kur mbreti Justinian i mbyti dhe i eliminoi edhe paganët e fundit në Dardani (Kosovë).[3]

Kur filloi depërtimi i helmit sllav nëpër viset ilire, gjatë shek. VI-VII-të[4], një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve u konvertuan në fenë ortodokse, ndërsa një pjesë tjetër e madhe, nga frika se mos asimiloheshin, u drejtuan nga viset malore, ku ishte vështirë të kontaktohej me ta, në mënyrë që ta ruanin identitetin e tyre kombëtar e fetar (katolik), sepse historikisht sllavët dhe grekët kanë paraqitur rrezikun më të madh për shqiptarët .[5]

Kjo valë e krishterimit që ishte tek shqiptarët, siç dihet historikisht, kishte  kaluar për herë të parë në tokat shqiptare nëpërmjet apostullit Paul, i cili pas zhvendosjeve të tij nëpër viset ilire shkroi: “…Unë e kam predikuar plotësisht misionin-shpalljen e Krishtit.[6]

Për urrejtjen e Kishës Ortodokse greke ndaj shqiptarëve, historia na flet tepër qartë. Në shek. e VIII-të[7] kishte filluar përçarja mes kishës katolike dhe asaj ortodokse dhe kur mori fund kjo përçarje, më 1054, u formuan dy kisha: ajo katolike, me në krye Papën me seli në Romë, dhe ajo ortodokse me seli në Kostandinopojë. Si pasojë e kësaj, numri më i madh i kishave bizantine mbeti në trojet shqiptare dhe, për këtë arsye, Greqia Ortodokse bëri luftë të rreptë kundër shqiptarëve që ishin katolikë,[8] me qëllim që të konvertoheshin në ortodoksizëm.

Ndikimin e faktorit fetar mund ta shohin edhe në rastin e kryqëzatave të para, më 1096, që u nxitën nga Papët e Romës për të çliruar vendet e shenjta të të krishterëve, Palestinën, prej turqve selxhukë. Motivi fetar, në ndërmarrjen e aksioneve të njëpasnjëshme kundër muslimanëve, vërehet qartë dhe premisa kur’anore e sipërshënuar kristalizohet edhe më mirë. Po ashtu, edhe Kisha Ortodokse e Bizantit u përpoq që t’i përdorte kryqtarët kundër selxhukëve.[9]

Në lidhje me dëmet e kryqtarëve ndaj shqiptarëve, historia na flet se një pjesë e këtyre kryqtarëve kaluan nëpër tokat shqiptare, me ç’rast dogjën, plaçkitën, shkatërruan, mjeruan dhe masakruan popullin shqiptar.[10]

Edhe ky rast na jep të kuptojmë më mirë dhe më qartë ajetin e sipërshënuar kur’anor.

Faktori fetar ka qenë motivi më kryesor në kryqëzatat e  normanëve të bekuar nga Papa, në luftë kundër bizantinëve më 1107.[11] Normanëve u dolën në ndihmë kundër bizantinëve edhe shqiptarët arbëreshë dhe kjo ndihmë u kushtoi shumë arbëreshëve, me ç’rast këta e humbën luftën kundër bizantinëve ortodoksë.[12]

Në zhvillimin e ngjarjeve historike vërehet se faktori fetar ka qenë një ndër motivet më kryesore të luftërave. Sipas historianit dhe dijetarit M. Pirraku “…qarqet e larta politike dhe fetare të kishave romake, bizantino-greke, nemanidase-serbe e të samoilit-maqedone, zbatuan luftë permanente e inkuizicion ndaj kulturës shqiptare për të shkatërruar çdo gjurmë të saj dhe më e rrepta kundër kulturës shqiptare mesjetare ishte administrata shtetërore e kishtare serbe…”[13]

Nuk mund ta marr me mend se si mund të injorohet faktori fetar, nga disa historianë, në nxitjen e popujve dhe të popullit shqiptar për në kryengritje, për luftë, për pushtime të trojeve të popujve të tjerë, kur dihet mirëfilli se kisha serbe ka luajtur gjithmonë rolin më kryesor dhe më të madh në krijimin dhe integrimin etnokulturor dhe gjeo-politik serb, në mënyrë sistematike.

Për këtë dëshmojnë objektet kishtare serbe, ndërtimi i manastireve, siç ishte rasti me ndërtimin e manastirit të parë në Banjske të Ibrit, më 1314. Që nga ajo kohë, por edhe më herët siç u theksua më lart, ata filluan për t’i ndjekur dhe për ta ndaluar rreptësisht ushtrimin e fesë katolike për popullsinë autoktone shqiptare.[14]

Këtë që u tha më lart e konfirmon edhe kjo dëshmi e prof. Hysamedin Ferajt: “…Arritjet e derisotme historiografike kanë provuar se trazirat antiosmane në Shqipëri ishin lokale, kryesisht të motivuara fetarisht dhe ose janë nxitur nga shtetet e vogla evropiane e ballkanike, ose kanë pasur kryesisht karakter ekonomik, si kundërshtim i rritjes së taksave apo mospagimi të tyre… Ndërsa tendenca separatiste u paraqitën vetëm nga fundi i shek. XVIII-të dhe fillimi i shek. XIX-të…” [15]

Me këto ngjarje historike kristalizohen akoma më mirë premisat  e lartpërmendura kur’anore. Ose të bëhemi sikur ata, ta ndërrojmë fenë, gjuhën, kombin dhe të asimilohemi tërësisht, ose përndryshe na pret lufta, inkuizicioni e likuidimi. Kur’ani na mëson se ata nuk duhet të pasohen në asnjë mënyrë, edhe nëse janë të krishterë, apo të ndonjë sektit tjetër.

Nuk pajtohem me studiuesin Dr. Bedrush Shehun, i cili thotë: “…Lufta e popullit shqiptar ishte e drejtuar kundër okupatoreve në mbrojtje të interesave ekonomike, politike, shoqërore… Që në fillim po e cekim se krijimi i vetëdijes së popullit shqiptar si komb u bë në bazë të luftës çlirimtare, gjë që s’ka të bëjë me luftën klasore apo fetare…”[16]

Nëse shkojmë nga ai drejtim, që luftën e shqiptarëve ta interpretojmë vetëm për interesa ekonomike, politike etj., atëherë si mund të arsyetohen dhe të interpretohen gjestet dhe veprat ndëshkuese antinjerëzore në kohën e Car Dushanit, më 1349, kur dihet shumë mirë se në kodin e tij civil, që e kishte përpiluar me ndihmën e priftërinjve të kishës ortodokse, ishte shkruar që të mbyteshin të gjithë ata katolikë apo latinë që nuk konvertoheshin në ortodoksizëm,[17] ose që ata të damkoseshin me hekur të skuqur dhe të zjarrtë në fytyrë.

Po ashtu, asnjë martese nuk mund të kryhej sipas rregullave dhe parimeve të fesë katolike, përveçse me praninë e popit serb dhe sipas normave të fesë ortodokse. Në atë kanun (kod):

“… shqiptarëve u caktohej një status i ulët shoqëror dhe ekonomik…Ai filloi edhe sllavizimin e emërtimeve të vendeve, rrënoi një pjesë të madhe të qyteteve dhe të kulturës…”[18] Po ashtu, katolikët nuk guxonin t’i pagëzonin fëmijët e tyre dhe as ta kryenin varrimin e të vdekurve sipas normave fetare katolike,[19]se përndryshe ajo paguhej me jetë. I tërë ai etnocid, gjenocid, kulturocid bëhej nga kodi i Car Dushanit, që ishte hartuar dhe përgatitur nga kisha, që kishte karakter fetar  dhe bëhej në emër të fesë, me pretekst të mbrojtjes se ortodoksizmit dhe, në të njëjtën kohë, edhe të luftës së shenjtë ortodokse.

Për realizimin e ëndrrave dhe planeve ortodokse-serbe dhe katoliko-romake, motivi fetar ortodoks-katolik kishte marrë përmasa të mëdha dhe dimensione historiko-kulturore. Kishës katolike i kishte hyrë frika në palcë prej ekspansionit serb. Ajo filloi me ngritjen dhe ndërtimin e peshkopatave nëpër vise të Shqipërisë me qëllim që ta dëshmonte lashtësinë e saj në këto troje.

Po ashtu, kisha ortodokse serbe filloi ekspansionin e saj, duke përdorur të njëjtin plan dhe të njëjtën politikë, me ngritjen e monumenteve dhe manastireve në trojet e pushtuara shqiptare, që nga shek. i VIII-XIV-të, e sidomos gjatë dinastisë së mbretit Milutin, 1281-1321. Kështu pra, në Gracanicë-Kosovë, më 1321, u ngrit kisha e parë, në vitet 1328-1335 ajo e Deçanit dhe më 1348 Kisha e Shën-Engjëllit (Sv.Arhangel).[20]

Ajo çka është me rëndësi për t’u theksuar këtu rreth manipulimit të Kishës, është se të gjitha monumentet dhe manastiret serbe u ngritën mbi themelet e manastireve ekzistuese parasllave dhe u ndërtuan me materialet e atyre objekteve parasllave,[21] me synimin që këto objekte të dëshmonin për lashtësinë dhe autoktoninë e popullit serbo-sllav në trojet shqiptare!

Si u pa gjer më tani, tek ata ka dominuar parulla: ‘Qëllimi (pa marrë parasysh mirë a keq) e arsyeton mjetin dhe metodën e përdorur’. Qëllimi, sipas tyre, ishte qëllim i shenjtë fetar, ortodoks apo katolik, prandaj nuk ishte me rëndësi se në çfarë mënyre realizohej ai qëllim: me gjenocid, me etnocid, me kulturocid, me manipulim, me pushtim etj. Subhanalla, i Lartë është Allahu që ia shpalli  librin e Tij, Kur’anin, robit të Tij, Muhamedit, që të na tërheqë vërejtjen dhe të na bëjë me dije se kush janë të krishterët fanatikë, ortodoksë apo katolikë apo protestantë, në ato premisa të sipërshënuara. Prandaj fjala e Muhamedit a.s., se populli e ndjek fenë e mbretërve të tij, u dëshmua gjatë dinastisë serbe,[22] ku të gjithë popujt e tjerë detyroheshin të ndiqnin fenë e mbretit të tyre, se përndryshe iu pritej koka, damkoseshin ose i priste vdekja!!

Mrekullia e premisës së tretë kur’anore del në shesh edhe në një rast tjetër historik. Siç dihet historikisht, shqiptarët e vjetër (ilirët) ishin të ndarë në principata[23] me fe të ndryshme katolike, greke skizmatike dhe “…krahinarët dhe princat shqiptarë të kësaj kohe, herë pas here, formalisht dhe praktikisht e pranonin ortodoksizmin, dhe thuajse të gjithë ishin në lidhje krushqie me dinastitë serbe, greke, vllahe dhe bullgare…”. [24]

Miq, shokë, ndihmëtarë dhe aleatë të njëri-tjetrit… një ide, një besim, të krishterë, katolikë dhe ortodoksë, mu ashtu si na ka treguar Allahu xh.sh. në Kur’anin Famëlartë.

Premisën e lartpërmendur kur’anore,  nr. 3, e vërteton edhe kjo ndodhi historike. Disa shqiptarë [25] katolikë të krahinës së Mirditës e treguan urrejtjen dhe hidhërimin e tyre ndaj shqiptarëve që pranuan fenë islame. Kjo urrejtje nuk mjaftoi me kaq, por ata shkuan aq larg sa që e konsideronin më të afërt një serb, një malazias të fesë ortodokse, se sa një musliman shqiptar![26] Deri dje, sa ishin katolikë, ishin miq dhe shokë dhe të dashur. Kur e ndërruan fenë, të njëjtët shqiptarë, – nga i njëjti rajon, të njëjtën gjuhë, – u bënë armi..! Ata shqiptarë që e pranuan fenë islame u shndërruan në armiq për shkak se u bënë heretikë, kaluan në fenë islame, në fenë e drejtë të Allahut të xh.sh. dhe në fenë e shpëtimit.

Nga rasti i lartpërmendur mund të konkludojmë edhe për një fenomen tjetër të rëndësishëm historik të shqiptarëve. Ky fenomen ka të bëjë me pyetjen se: A ka ekzistuar tolerancë fetare në mes shqiptarëve, gjatë historisë?

Për këtë çështje ekzistojnë dy mendime të historianëve.

1-Njëri mendim mbron me këmbëngulje dhe bindshëm se në mes shqiptarëve, historikisht, ka ekzistuar kompromisi dhe toleranca fetare dhe se:[27] “…Motoja e shqiptarit  të Shqipërisë moderne është: ‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’, dhe se tradicionalisht në Shqipëri ka pasur një shkallë të lartë të tolerancës fetare dhe se divergjenca fetare nuk ka shkaktuar fare përçarje nacional-kombëtare…” Apo siç pretendon edhe studiuesi J.Swire se: “…Konfliktet fetare religjioze në Shqipëri kanë qenë fenomen i injoruar…”[28].

2-Ndërsa mendimi tjetër është se kjo tolerancë fetare ka qenë vetëm formalisht, se kinse ata kanë qenë bashkë kundër armikut të përbashkët–turqve, ndërsa në realitet ata e kanë ruajtur në zemrat e tyre urrejtjen fetare dhe në disa raste, siç  u pa më lart, ata e kanë demonstruar edhe publikisht atë urrejtje.

Për mendimin tim; mendimi i grupit të dytë, qëndron më i saktë logjikisht dhe historikisht.

Studiuesi J. Swire, me këtë pohim të tij, tregon në një aspekt edhe dyfytyrësinë apo hipokrizinë e disa shqiptarëve të cilët e përqafuan fenë islame. Sipas disa priftërinjve bashkëkohorë shqiptarë, ata janë quajtur ‘laramanë’ ose ‘kriptokatolikë’. J. Swire thotë: “…Pjesa dërmuese e atyre shqiptarëve që u bënë muslimanë janë bërë vetëm me emër (formalisht), ndërsa fshehurazi ata akoma vazhdonin ta admironin fenë e tyre të mëparshme. Fisi i Frashërve p.sh. ka qëndruar i krishterë fshehurazi dhe i ka festuar disa festa të fesë së krishterë gjenerata me radhë…”[29]

Për urrejtjen dhe armiqësinë e fshehtë fetare, që ka ekzistuar në mes shqiptarëve gjatë historisë shqiptare, dëshmon edhe pohimi i studiuesit Georges Castellan, i cili thotë:

“…Vlen të përmendet se feja islame sunnite kundërbalancohej këtu nga bektashizmi [30] dhe nga kriptokristianët (katolikë dhe ortodoksë), që mbanin dy emra,[31] të krishterë dhe muslimanë, në fshat përballë administratës osmane. Këto forma të tolerancës dhe të kompromisit nuk mjaftonin për t’i zhdukur rivalitetet dhe urrejtjet mbi bazën e fesë, të cilat shpesh nxiteshin nga klerikë të lidhur me shtetet protektore përkatëse, Greqia për ortodokset, Austria dhe Italia për katolikët..” [32]

Së fundi, mund të konkludojmë se pjesëmarrja e disa katolikëve në luftëra dhe kryengritje, së bashku me shqiptarët muslimanë kundër turqve, për mendimin tim, ka qenë formale, e përkohshme, me karakter krishtero-katolik, për interesat e tyre personale dhe fetare dhe është nxitur nga shtetet katolike: si Austria, Italia etj. Prandaj ne shqiptarët muslimanë nuk duhet të mashtrohemi nga disa pjesëmarrje të tyre nëpër luftëra, që t’u japim atyre diçka më tepër se sa e meritojnë, ose t’i zëmë për miq dhe aleatë të ngushtë kur dihet historikisht se: “…Kisha (katolike) dhe kleri ortodoks, në përgjithësi, luajti rol negativ kundrejt interesave të popullit shqiptar. Kështu shqiptarët gegë ortodoksë, kuptohet ata që kanë mbetur pa u islamizuar, apo shqiptarët katolikë të ortodoksizuar, u serbizuan dhe u malazezuan, ndërsa shqiptarët toskë ortodoksë u greqizuan dhe u maqedonizuan në një masë të konsiderueshme…”[33]

Populli shqiptar në përgjithësi, e sidomos intelektualët bashkëkohorë, e përkrahin shumë mendimin e parë të historianëve se kinse toleranca fetare ka qenë prezent me shekuj në mes shqiptarëve muslimanë dhe atyre katolike, dhe e ekzagjerojnë tepër këtë çështje duke u bazuar në disa studime tendencioze të studiuesve perëndimorë, si edhe duke u bazuar në praktikën e rretheve të ngushta familjare, p.sh. burrë-grua, prind-fëmijë, siç është rasti edhe me studiuesin Ali. M. Basha, i cili pohon se harmonia dhe toleranca fetare  ka arritur në atë shkallë saqë në një tepsi piqej byreku i gatuar gjysmë me mish derri e gjysmë me mish deleje apo qengji, ku gruaja hante me njërën anë dhe burri në anën tjetër!![34]

E them këtë për arsye se kjo nuk mund të merret për bazë definitive dhe të përgjithshme për tërë historinë shqiptare dhe shqiptarët. E dyta është fakti se jo tërë shqiptarët kanë qenë të martuar me gra katolike, që byreku të bëhej edhe me mish derri edhe me mish qengji. Këto janë raste të rralla dhe përjashtohen nga gjendja e përgjithshme e shqiptarëve, prandaj një gjë e tillë nuk mund të merret si bazë historike.

Edhe lufta e fundit në Kosovë dëshmon për inferioritetin e katolikëve ndaj muslimanëve. Numri i katolikëve që kanë vdekur në luftën e fundit nuk e kalon dhjetëshin dhe objektet fetare të katolikëve (kishat) nuk janë prekur nga paramilitarët serbë.  Ndërsa sa u përket  xhamive, shtrohet pyetja se sa prej pesëqind xhamive të Kosovës kanë ngelur pa u bombarduar, pa u djegur dhe pa iu këputur minarja?!!

 

Doc.Dr.Hfz.Hajredin Hoxha
Vështrim islam rreth faktorit fetar në historinë shqiptare moderne dhe antike


[1]  Më gjerësisht shih: Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik shqiptar, f. 47.

[2] Justin McCarthy, Death and Exile-The ethnic Cleansing of Ottoman Muslims, 1821-1922, (Third printing, USA, 1999), 1-10.

[3] Muhamet Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, f. 35-36.

[4] Po aty, f. 36

[5] J.Swire, Albania-The Rise of a Kingdom, 11; dhe shih Elez Biberaj, Albania a Socialist Maverick,( USA,1990), 1; shih dhe Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik shqiptar, f. 108.

[6] Shih Albania – The Rise of a Kingdom, f. 7.

[7] Historia e Popullit Shqiptar, vëll. 1, f. 164.

[8] Shih Muhamet Pirraku, Zhvillimi i Kulturës Kombëtare Shqiptare, 38;  dhe: Albania-The Rise of a Kingdom, f. 7.

[9] Shih ‘Historia e Popullit Shqiptar’, vëll.1, f. 167.

[10] Po aty, 168; po ashtu shih ‘Historia e Popullit Shqiptar’, vëll. 4, f. 33.

[11] Historia e Popullit Shqiptar, vëll. 4, f. 33.

[12] Më gjerësisht shih ‘Historia e Popullit Shqiptar’, vëll.1, f. 168.

[13] M. Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare, f. 42.

[14] Po aty, f. 43.

[15] Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik shqiptar, f. 46.

[16] Bedrush Shehu, Çështja Kombëtare Shqiptare në vitet 30 të shek. XIX, (Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë,1990 ), f. 5.

[17] J. Swire, Albania-The Rise of a Kingdom, f. 12.

[18] Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik shqiptar, f. 42

[19] Shih Muhamet Pirraku, Kultura Kombëtare Shqiptare, f. 47.

[20] Po aty, f. 43; dhe J.Swire, Albania-The Rise of a Kingdom, f. 12.

[21] Muhamet Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare, f. 43, marrë nga:  Istorija Naroda Jugosllavije, (Beograd, 1953), vëll. 1, f. 480-492.

[22] Për urrejtjen serbe ndaj muslimanëve shih: Justin McCarthy, Death and Exile-The Ethnic Cleansing of Muslims…, f. 150.

[23] H. Feraj, Skicë e mendimit politik shqiptar (Logos-A, Shkup, 1999), f. 39.

[24] M. Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare, f. 49.

[25] Këtu është me rëndësi shkencore të ceket se, përkundër ateizmit dhe laicizmit të disa historianëve shqiptarë, kur bëhet fjalë për fatin e kishës së krishterë në Shqipëri, ata vajtojnë se kisha nuk ka mundur të japë kontributin e saj dhe, të emocionuar për krishterimin, shkojnë aq larg sa që nuk ta rrok mendja, si edhe paraqiten si autorë religjiozë, rapsodikë etj. Shih: Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, (Tiranë, Phoenix, Fondacioni Soros i Mendimit Shqiptar, Bot. i dytë, 1998), f. 167.

[26] M. Pirraku, f. 80.

[27] Elez Biberaj, Albannia a Socialist Maverick,f. 10.

[28] J.Swire, Albania-The Rise of a Kingdom, f. 38,39,40; Po ashtu shih: Mehdi Polisi, Sami Frashëri, vepra 9, Personalitete shqiptare në Kamus al A’lam, (Shkup, Logos-A,1994), f. 33.

[29] J, Swire, Albania-The Rise of a Kingdom,38; Stavro Skendi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar, (Tiranë, Phoenix, 2000), f. 23,148; Gjergj Gashi, Arbëria dhe Vatikani, (Tiranë, 1998), f. 12

[30] Bektashizmi është një sekt musliman shiit i devijuar nga Sunneti profetit Muhamed alejhi selam dhe Kur’ani i Madhëruar. Qendra shpirtërore pas Anadollit është Shqipëria. Më gjerësisht shih edhe punimin e autorit të këtyre rreshtave me titull: The Bektashi Order of Dervishes-History and Doctrins.

[31] Shih, Historia e Shqipërisë, vëll. 2, 366-368; Mehdi Frasheri, Historia e Lashtë e Shqipërisë, (Tiranë, Phoenix, bot. i dytë, 2000), f. 35, ku edhe pohon një hipotezë shumë të çuditshme dhe anti-islame për mendimin tim, ku thotë: “…se katolicizmi dhe bektashizmi kanë qenë në të mirën e kombit shqiptar, ndërsa sunnizmi dhe ortodoksizmi ka qenë për të kundërtën…”, f. 48.

[32] Georges Castellan, Historia e Ballkanit, shek XIV-XX, (Çabej, Libra për një shoqëri të hapur, 1991), f. 128.

[33] Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik shqiptar, f. 41, marrë nga: Skender Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV-XVII,(Prishtinë, 1982), f. 470-471.

[34] Më gjerësisht, Ali M. Basha ‘Islami në Shqipëri gjatë shekujve, (Tiranë, 2000), f. 95.