Lideri qe synon Islami

PËRMBLEDHJE ME RËNDËSI TË MADHE

Lideri qe synon Islami:

• Të jetë mysliman (nëse populli është me shumicë myslimane dhe shtet mysliman, si në Kosovë p.sh., Turqi, Malajzi etj. ) Në shtetet perëndimore liria është e popullit dhe me zgjedhje caktohet lideri, dhe ai i cili fiton me vota të lira, të tjerët e kanë për detyrë ta pranojnë dhe ta respektojnë).
• Të ketë informata shoqërore, respektivisht të jetë në dijeni për gjendjen dhe hallet e popullit, dhe:

Të dallohet për :

• gjallëri dhe angazhim.
• motivim dhe vetiniciativë.
• vetëvëzhgim.
• amanet dhe përgjegjësi.
• etikë dhe kulturë.
• kualifikim dhe njohuri.
• sinqeritet dhe korrektësi në fjalë dhe vepra.
• qëndresë dhe guxim.
• aftësi për zgjidhjen e krizave.
• drejtësi dhe forcë përballë sfidave.
• vendosmëri dhe vetëbesim.
• ofrim të sigurisë dhe mirëqenies për popullin.
• devotshmëri.
• modesti dhe falënderim për Allahun xh.sh.
• vepra të mira.
• mjeshtri dhe aftësi brilante në udhëzimet që jep.
• për vëzhgim të përhershëm të asistentëve të tij.
• fuqi.
• konsultim dhe kuvendim me të tjerët.
• trajnim dhe udhëheqje administrative.
• marrëdhënie të mira.
• planifikim dhe kreativitet.
• idealizëm.
• diplomaci.
• luftim të korrupsionit dhe anarkisë.
• për interesim rreth zbulimeve teknologjike dhe industriale.
• shpallje të kushtetutës dhe ligjit/sistemit qeverisës.
• ndëshkim të keqbërësve dhe shpërblim të mirëbërësve.
• bashkëpunim me vartësit për zgjidhjen e problemeve.
• ikje nga paragjykimi i tyre dhe bazimi në informacione të pakonfirmuara për punëtorët.
• drejtësi dhe vlerësimi objektiv të performancës së tyre.
• përhapje të klimës vëllazërore.
• tolerancë dhe fleksibilitet me vartësit apo punëtorët.
• pajtim të vartësve apo punëtorëve në rast të ngatërresave ndërmjet tyre.
• ruajtje të pasurive të tyre.
• drejtësi sociale duke shpërndarë të mirat materiale sipas pozitave të tyre dhe performancës së tyre.
Të fokusohet në këto shtigje për reforma dhe ndryshime

Shtegu fetar: Reformimin e diskurseve dhe programeve aplikative fetare dhe edukative në të gjitha nivelet nëpër xhamia dhe medrese.
Shtegu shoqëror: Jetësimin e kodit etik kur’anor në të gjitha nivelet individuale e shoqërore, private e publike, politike dhe ekonomike.
Shtegu udhëheqës: Ekzistimin e një lidershipi të fuqishëm i cili mbikëqyr zbatimin në praktikë të këtij texhdidi (ripërtëritje dhe reformimi), dhe garanton sigurinë e dijetarëve, udhëheqësve dhe akterëve në këtë proces.
Shtegu arsimor: Rishikimin, ndryshimin dhe përpilimin e planprogrameve arsimore akademike dhe fetare duke filluar nga ai parashkollor, fillor, i mesëm e deri tek ai universitar, si dhe përfitimin nga përvojat e suksesshme nga shtetet si Japonia, Malajzia, Turqia, etj.

 

Kujdes prej faktorëve që ndikojnë negativisht  personalitetin  dhe lidershipin tënd.

• Fuqia e faktorëve të klasës shoqërore (pozitës dhe prejardhjes)
• Fuqia e faktorëve trashëgues (guximi, frika, zgjuarsia, intuita)
• Fuqia e lidhjeve familjare, (nepotizmi)
• Fuqia e faktorëve kulturorë të fituar dhe përvetësuar (doket dhe zakonet)
• Fuqia e faktorëve të korrupsionit administrativ (dashuria për postin dhe famën)
• Fuqia e faktorëve të korrupsionit ekonomik (dashuria për pasurinë dhe marrja e dhënia e ryshfetit)
• Fuqia e faktorëve të shthurjes fetare dhe intelektuale (përhapja e ateizmit shekullarizimit)
• Fuqia e faktorëve të shthurjes morale (përhapja e të këqijave me të gjitha llojet e tyre)

 

Allahu di më mirë, dhe të gjitha falënderimet janë për Allahun .xh.sh.

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)

 

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

Urimi i jonë për Bajramin e Kurbanit

Bismilahi Rrahmani Rrahim Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin...

Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha do të qëndroj në Zvicër për...

Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha do të qëndroj në Zvicër nga data 9-13 Qershor. Kjo vizitë...

PREZANTIMI #17 SISTEMI I BESIMIT NE ISLAM – 02...

PREZANTIMI #17 SISTEMI I BESIMIT NE ISLAM - 02 – PROF.DR.HFZ HAJREDIN HOXHA  

PREZANTIMI #16 SISTEMI I BESIMIT NE ISLAM – 01...

PREZANTIMI #16 SISTEMI I BESIMIT NE ISLAM - 01 – PROF.DR.HFZ HAJREDIN HOXHA

Mesazh urimi me rastin e Bajramit të Fitrit, nga...

Lexues të nderuar, Ndërsa hëna po venitet, e muaji po plotësohet, Bajrami i Fitrit veç...

Kiraetet e Kur’anit ndërmjet pikëpamjes hebreje dhe islame, –...

Titulli: Kiraetet e Kur’anit ndërmjet pikëpamjes hebreje dhe islame, - Abdul Fettah el Kadi...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments