Metoda e profesor Sejjid Kutubit në tefsirin e tij

0
132

Këtu, në këtë vend ia vlen të theksohen disa fjalë miradie nga disa dijetarë bashkëkohorë rreth tefsirit të tij dhe karakteristikave të përgjithshme që ai (Zoti e mëshiroftë!) ka përdorur në tefsirin e tij në përgjithësi dhe më pas rreth metodës së tij në të kuptuarit e ajeteve të da’vetit (thirrjes) në veçanti.

Qëllimi kryesor i paraqitjes së kësaj metode në mënyrë përmbledhëse është pasqyrimi i metodës dhe mendimeve të këtij dijetari në përgjithësi, ngase kjo vepër do të jetë në hyrje në të kuptuarit e këtij thirrësi dhe në metodën e tij të vërtetë gjatë zbërthimit të ajeteve të da’vetit në Kur’anin Fisnik, posaçërisht në suren “El En’amë”.

Përshkrimi i profesor Shejh Menna’ë El-Kattan-it 

Shejh Menna’ë El-Kattani (Zoti e mëshiroftë!) thotë:

“Nga burrat e kësaj shoqërie u dallua një dijetar i spikatur dhe një mendimtar i shkëlqyeshëm shehid Sejjid Kutubi, i cili e zbërtheu mendimin islamik dhe i zbuloi konceptet e tij të vërtetë në mënyrë të qartë e të madhërueshme. Ky njeri ra dëshmor në rrugë të besimit të tij duke lënë pas vete gjurmë intelektuale, e në rradhë të parë librin e tij në tefsirin e Kur’anit që titullohet: “Fi dhilâl-Kur’an”. Ky tefsir vërtetë është pasuri e madhe intelektuale e shoqërore, për të cilin padyshim ka nevojë çdo musliman bashkëkohor.”

Përshkrimi i prof. dr. Adnan Muhammed Zarzur-it 

Profesor Adnani thotë:
“Dhilâli” ishte argument praktik i shkruar (nëse mund të shprehem kështu) për shoqërinë islame dhe për mbarë Ummetin islam. Nuk është argument kulturor i shkencave të tefsirit të Kur’anit ose të kulturës islame si fikhu, antologjia dialektike…!

Tefsiri i tij i Fjalëve të Zotit është si një plan i përshtatshëm ujitës, i cili me lejen e Zotit – qetë ecën nëpër fusha e vende të mbjellura dhe avash-avash i nxjerr bimët e mira, gjegjësisht bën që të lindin gjeneratat e Kur’anit në formën më të mirë të mundshme, si ripërsëritje e gjeneratës pasë të Kur’anit. (Nëse dëshiron Zoti!)”

Kush e di? Mbase kjo deklaratë e shejh Adnan Muhammed Zarzurit rreth këtij tefsiri ka të bëjë me atë që e theksuam më herët dhe faktin që Sejjid Kutubi këtë tefsir e shkroi dy herë: një herë me ngjyrën e dijetarit dhe një herë me gjakun e shehidit…

Shejh Adnani përfundon:
“Shkronjat e Kur’anit janë dritë…
Gjaku i sehidëve është dritë…
“Fi dhilâlil-Kur’an” është dritë mbi dritë…”

Përshkrimi i prof. dr. Salah Abdul-Fetah El-Halidit 

Prof. dr. Halidi thotë:
“Fi dhilâlil-Kur’an” është tefsiri më i rëndësishëm rreth Librit të Zotit të Madhërishëm, ngase paraqet një frymë të re në tefsir për të tjerët më pas, parim për shkollën e re unike e të dalluar në tefsir, gjegjësisht shkollën e tefsirit dinamik. Sejjid Kutubi me “Dhilâl-in” e tij është udhëheqësi i mendimit islam bashkëkohorë dhe ripërtrirësi i tematikave elementare në tefsir…”

A ndërsa unë lirisht mund të them: se esenca e tefsirit të profesor Sejjid Kutubit është shkruajtur me ngjyrë të lapsit dhe të gjakut të tij, pastaj është mbjellur në dheun e besimit, është ujitur me ujë të sinqeritetit dhe është ritur nën kujdesjen e trimërise. Allahu di më mirë.

Tefsiri i profesor Sejjid Kutubit (Zoti e mëshiroftë!), i cili titullohet “Fi dhilâlil-Kur’an” karakterizohet me disa tipare e veçori. Sipas mendimit tim, ky është tefsiri më i rëndësishëm dhe burimi më i vlefshëm në këtë kohë nga aspekti i të kuptuarit bashkëkohorë të ajeteve dhe nga aspekti i ndërlidhjes së ngjarjeve të realta me tekstet kur’anore.
Për nga përmbajtja ky tefsir përmban një fshehtësi të padukshme, të çuditshme e atraktive si dhe ka një metodë ideale në nxjerrjen e mësimeve e leksioneve nga ajetet kur’anore për ta udhëzuar muslimanin thirrës dhe për ta mësuar atë se si të përballohet me sfidat e kohës dhe të shoqërisë ku jeton.

Kjo, në asnjë mënyrë nuk nënkupton nënçmimin e tefsireve tjera dhe askush nuk guxon të mendojë në këtë mënyrë, ngase secili tefsir ka vlerën dhe peshën e vet të posaçme…
Siç dihet, falë Zotit të Madhërishëm, merita më e madhe në këtë kohë i përket profesorit të njohur dr. Salah Abdul-Fetah El-Halidit (Zoti e ruajtë!), ngase ai e studioi më detajisht dhe në mënyrë të përpiktë këtë tefsir dhe autorin e tij, për ta mbrojtur të vërtetën, diturinë dhe dijetarët.

Tani po kalojmë në tefsirin e profesor Sejjidit duke e studiuar për së afërmi.
Shtrohet pyetja se cfarë janë tiparet dhe karakteristikat më kryesore të këtij tefsiri?

Karakteristikat e dukshme të këtij tefsiri janë:

  1. Realizimi dhe serioziteti në hulumtim;
  2. Metodologjia selefiste (e të parëve të mirë selefus-salih);
  3. Sqarimi i rolit dhe i pozitës së njeriut;
  4.  Njohuritë historike mbi shpalljen e Kur’anit;
  5.  Sqarimi i kooperimit të sahabëve me Kur’anin;
  6.  Korrektimi i mendimeve islame bashkëkohore dhe analiza e botës islame aktuale;
  7.  Diskutimi i çështjeve të da’vetit dhe lëvizjes për t’u përballuar me sfidat materialiste injorante;
  8.  Tefsiri estetik i formave artistike në Kur’an; dhe:
  9.  Analizat e shumta të ajeteve që kanë të bëjnë me besimin, ndriçimin e kuptimeve, sqarimin, rezultatet, parimet dhe analizat;

Karakteristikat dhe tiparet e këtij tefsiri të cilat u theksuan më sipër, argumentojnë vlerën e librit “Fi dhilâlil-Kur’an” ngase, në këtë libër, autori flet për shumë çështje të ndryshme. Analizat e ndryshme qartë konfirmojnë se autori kishte dituri dhe njohuri të gjerë.

Përveç këtyre karakteristikave mund të theksojnë edhe disa të tjera si:

1. Mbështetja në të vërtetat e besimit islam dhe konsiderimi i tij si bazë dhe esencë për çdo gjë; dhe:
2. Ripërsëritja e qeshtjeve akaidologjike, dhe përforcimi i parimit të besimit dhe të pushtetit hyjnor derisa të përforcohet në zemrat e njerëzve, të cilat, nëse janë të shëndosha atëherë çdo gjë është e shëndoshë, e nëse ato (zemrat) janë të prishura, atëherë prishet çdo gjë…

Metoda e profesor Sejjid Kutubit në tefsirin e tij

Gjatë studimit të autorit dhe të tefsirit të tij, si dhe të disa studiuesve që shkruajtën rreth metodës së tij, mund të përfitojmë këto rezultate rreth metodës dhe parimeve të Sejjid Kutubit gjatë komentimit të fjalëve të Zotit të Madhërishëm:
Profesor Sejjid Kutubi së pari e thekson ajetin ose ajetet dhe më pas rrëfen për qëllimet e tyre, synimet dhe unitetin tematik të sures ose të personaliteteve të saj, dhe pastaj vazhdon të komentojë dhe të sqaroj në mënyrë të plotë e të detajshme, duke nxjerrë edhe mësime e leksione.

Ai poashtu e thekson shkakun e zbritjes të ajetit, kuptohet nëse ai ekziston, dhe mbështetet në transmetimet e vërteta autentike. Gjithashtu, thekson mendimet e ndryshme të dijetarëve rreth kuptimit të ajetit, por pa e tepruar në të. Ai shkruan pak rreth hulumtimeve gjuhësore dhe pastaj tenton ngjalljen e vetëdijes, korrektimin e koncepteve dhe ndërlidhjen e Islamit me jetën.

Ai i thekson thëniet e filozofëve dhe i shqyrton idetë e tyre me argumente racionale, i refuzon dyshimet e tyre dhe sqaron pavlefshmërinë e metodës së tyre rreth çështjeve të besimit e monoteizmit (tevhidit).
Ai i sqaron dhe i analizon sistemet sociale e pozitive si komunizmin, marksizmin, demokracinë, kapitalizmin, me qëllim që të vërtetoj pavlefshmërinë e metodave të tilla pozitive. Ai i bën analiza politike e sociale qëndrimeve të Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ndaj idhujtarëve, çifutëve dhe shkaqeve të hixhretit (shpërnguljes).
Ai nuk nguron në përdorimin e fjalëve të rënda e thumbuese kundër jobesimtarëve dhe hipokritëve, si p.sh.: injorantë, të verbër, të degjeneruar etj.
Ai nuk i thekson israilijatet në tefsirin e tij për shkak të mosekzistimit të transmetuesve autentikë, por edhe përkundër asaj se ishte tejet i kujdesshëm, përsëri vërejmë se, megjithatë, diçka ka arritur t’i ikë nga kujdesi…

Ai thotë: ”Por Kutubi, megjithatë nuk ka pasur njohuri të thella në filosofi, histori e shkencë, madje as në shkencat tradicionale. Edhe pse njohuritë e tij ishin të përgjithshme dhe të llojllojshme, Sejjid Kutubi nuk i ka dhënë Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ndonjë rol tjetër, përveç transmetimit të Shpalljes dhe kështu e zvogëlon gradën e tij në krahasim me kolumnistët, filosofët e juristët (fukahatë).

Pra, ai ishte i varfër në njohuritë rreth profetësisë, përderisa dijetarët tjerë, bile edhe jomuslimanët, kishin mendim më të mirë ndaj pejgamberit se sa Sejjid Kutubi, dhe shumë mendime të Sejjid Kutubit janë të ngjashme me mendimet e filosofëve…” Më gjerësisht shih në: “El-fikrul-islamij El-mu’asir”; “Studime e personalitete – Sejjid Kutub – studim komparativ i parimeve të usulistëve dhe reformatorëve”; të Dr. Ahmed Salahudin El-Musal-li.

Replika ime kundër këtij profesori dhe bashkëmendimtarëve të tij në mënyrë të thuktë mbështetet në dy aspekte:

1. Në Islam nuk ka shenjtërim të personave ose të qenieve, ashtu siç ekziston në disa fê tjera. Ne, në Islam nuk mund t’i japim Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) më shumë se ç’i ka dhënë vetë Zoti i Madhërishëm. Ne nuk mund ta lartësojmë autoritetin e tij, ashtu siç e lartësuan të krishterët Isain, të birin e Merjemes.

Pra, mendo rreth thënies hyjnore dhe do ta kuptosh këtë të vërtetë, kur Zoti i Madhërishëm thotë: “Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj…” (El Kehf, 110).

Të kuptuarit e Sejjid Kutubit rreth Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka qenë i mbështetur në këtë ajet dhe brenda limiteve të këtij ajeti dhe ky insha’Allah është edhe rezonimi i shëndoshë rreth pozitës së Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Ai është njeri, por është Shpallja që i vjen nga Zoti për njerëzit, ajo e cila e dallon nga të tjerët. Prof. Musal-liju mund të jetë nën ndikimin e mendimeve të orientalistëve. Pas diplomimit në Universitetin e Az’harit, prof. Musalliju është ushqyer me idetë e tyre! Pastaj, është kthyer në Universitetin Amerikan në Liban për të ligjëruar, dhe tani, paramendo se çfarë ideshë do të ketë mundur të përfitoj atje…!?

2. Thënia e tij: “Sejjidi s’ka qenë dijetarë”-nenkupton se profesor Sejjidi është injorant!?
Për të konfirmuar këto fjali ose këtë akuzë, sipas metodës shkencore, duhet të kemi fakte në bazë të rregullës shkencore: ”Nëse transmeton, vërteto transmetimin, dhe nëse tenton sjell argumentin!”

Për fat të keq, këtë nuk e gjejmë te profesori akademik El-Musal-li. Të gjitha këto akuza, megjithatë nuk kanë kurrfarë argumenti rreth gabimeve të Sejjid Kutubit, qoftë në lëmin e historisë, filosofisë apo në shkencat tjera. Më vjen keq, por dr. Ahmed Salahuddin El-Musal-li nuk ka kurrfarë argumenti për pohimet e tij, ndaj dhe fjala e tij bie poshtë dhe është e pa bazë (Zoti e di më së miri!).

Ai përqendrohej në aspektin retorik dhe në simbiozën artistike të ajeteve97 Ai, më së shumti transmeton nga komentatorët klasikë, siç janë Ibn Kethiri e Taberiu, por fare pa rënë nën ndikimin e tyre në tefsir dhe komentim.98 Ndonjëherë bën ixhtihad dhe mbështetet në aspektin sipërfaqësor të tekstit dhe nuk del nga konteksti, një mënyrë e tillë e komentimit p.sh. qartë vërehet në tefsirin e ajetit të agjërimit.

Sejjid Kutubi ishte komentator moderativ, nuk anonte kah të tepruarit ekstremizmi, por as kah liberalët, të cilët i lehtësonin parimet e Zotit…Në tefsir bënte aplikimin e metodës së selefit të mirë (selefus-salih) dhe këtë gjë ai vetë e deklaronte shumë herë në tefsirin e tij.Bënte preferimin e mendimeve në fikh dhe zgjidhte mendimin që mbëshetetej në argument të vërtetë, si p.sh.çështja e vazhdimësisë dhe njëpasnjëshmëria në agjërim.

Ai flet edhe për shkencat bashkëkohore mjekësore, astronomike, fizike e kimike, por ishte shumë i kujdesshëm nga tefsiri shkencor i Kur’anit, gjegjësisht nga zbulimet e reja shkencore, sepse çështjet shkencore janë relative e të ndryshueshme, përderisa ajetet kur’anore kurrë nuk ndryshojnë, ndaj pikërisht për këtë shkak ishte shumë i kujdesshëm në këtë çështje.

Pra, nuk është ashtu siç trumbetonin zhurmshëm disa, se gjoja Sejjid Kutubi nuk e pranonte dhe e refuzonte tefsirin shkencor të ajeteve, qoftë kjo në përgjithësi, apo edhe në veçanti, përkundrazi… Në çështjet e besimit, ai i konfirmon Cilësitë e Zotit që theksohen në Kur’an, si jeta, fuqia etj.
Ai (Zoti e mëshiroftë!) bënte dallim në mes Kur’anit, gjegjësisht ajeteve të shpallura në Mekë dhe atyre në Medinë, ngase secila periudhë i kishte tematikat e posaçme, ndaj dhe nuk bënte ndonjë përzierje në mes tyre.

Hulumtuesi (Hajredin Hoxha, vërej. e përkth.) përfundon fjalën e tij rreth metodës së profesor Sejjid Kutubit me theksimin e parimeve në të cilat mbështetej shehid Sejjid Kutubi gjatë tefsirit të tij të Fjalëve të Zotit të Madhërishëm.

Pra, ai (Zoti e mëshiroftë!) mbështetej në:
1. Metodën letrare;
2. Përjetimin e tekstit kur’anor;
3. Realizimin dhe dinamizmin; (ishte realistik dhe dinamik)
4. Tefsirin estetik-artistik;
5. Unitetin tematik;
6. Inspirimin e tekstit pa paragjykime;
7. Mosdetajizimin në çështjet e paqarta në Kur’an;
8. Kujdesin nga israilijatet;
9. Braktisjen e mosmarrëveshjeve juridike në çështjet e fikhut;dhe:
10. Distancimin nga thellimi në çështjet gjuhësore dhe kooperimi i tij me tekstin kur’anor.

Si studiues, jam i mendimit se mbështetja ime hulumtuese në këto parime, njëherit është edhe përgjigjja ime më e mirë e mundshme dhe e mjaftueshme kundrejt atyre që thanë e që, për fat të keq, vazhdojnë të thonë se libri “Fi dhilâlil-Kur’an” nuk është tefsir dhe autori i tij nuk është komentator…! O Zot! Ç’ironi!!

Pasha jetën time! Nëse këto nuk janë kushte dhe parime të komentatorit, atëherë çfarë janë?!
Nga parimet që arriti t’i zbërthen hulumtuesi, janë edhe këto dy:

1. Kapaciteti i tij për të shqyrtuar ajetet nga aspekte të ndryshme duke mos qenë fare nën ndikimin e komentatorëve të mëparshëm dhe atyre bashkëkohorë; dhe:
2. Besimi në vetvete dhe mos-hutimi i tij nga idetë e ndryshme, gjersa ishte duke formuar mendimin e tij;

Asoc.Prof.Dr.Hfz.Hajredin Hoxha
Rruga e Da’wetit në Allahun xh.sh. nën hijen e Sures El En’am (Direktiva te arta për hoxhallarë dhe studentë sipas Tefsirit të prof.Sejid Kutub )