Emri: Alija IzetbBegoviç
Lindja/vdekja: Ka lindur më 08.08.1925 (18 muharrem 1344) ndërsa ka vdekur më 19.10.2003 (23 shaban 1424).
Edukimi: Aliu ka ndjekur studimet në Universitetin e Sarajevës ku fillimisht ka fituar diplomën e lartë (1950) ndërsa më vonë, në vitin 1962, ka fituar edhe titullin doktor. Në vitin 1964 ka fituar një diplomë tjetër të lartë në ekonomi. Aliu ishte poliglot. Fliste dhe shkruante disa gjuhë të huaja, si: gjermanisht, frëngjisht, anglisht, dhe kishte njohuri të shkëlqyera në arabisht.
Tiparet e personalitetit: Shpirt luftarak: Shquhej për shpirt luftarak. Asnjëherë nuk hoqi dorë nga principet, bindjet, besimi në fitore dhe vlerat në të cilat besonte.
Dallohej po kështu për seriozitet, vendosmëri dhe sinqeritet në punë.
Mendimtar: Aliu ishte intelektual dhe mendimtar i zoti. Pas vete ka lënë vepra me peshë, të cilat, jo vetëm që kanë pasuruar librarinë islame porse do t’i shërbejnë gjeneratave të ardhshme për kohë të gjatë.
Tiparet e lidershipit: Modestia dhe asketizmi: Duke folur për kushtet në të cilat jetonte, Aliu shprehet kështu: “Jetoj në një apartament prej dy dhomash, i cili është pronë e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Nuk kam shërbëtorë dhe as salltanet. As unë dhe as pasardhësit e mi nuk posedojmë tjetër vetëm se gjëra elementare.”
Mbrapa këtij asketizmi mbase qëndrojnë dy shkaqe:
1) Aliu ka ardhur në presidencë si një luftëtar për të drejtën dhe të vërtetën, dhe
2) Vazhdimësi e jetës që ka bërë qysh nga fëmijëria. Ai ka përjetuar nga afër problemet me të cilat është ballafaquar vendi andaj luksi dhe salltaneti nuk përkonin me luftën dhe kauzën e tij.
Falja: Aliu ishte shpirtmadh. Nuk ndiente inat e mëri ndaj askujt. Duke folur për këtë tipar të tij, ish-ministri i jashtëm i Bosnjës, Haris Silajxhiç (Haris Silajdžić), thotë: “Gjatë kohës sa kam punuar me të, kam zbuluar se ai nuk urrente askënd. Respektonte çdo mendim.”
Guximi: Aliu kishte tentuar me çdo mjet diplomatik ta ndalonte luftën, jo pse frikësohej, porse nuk donte të derdhej gjaku i pafajshëm. E kur diplomacia kishte dështuar, Aliu kishte hyrë në luftë. Në një prej prononcimeve të tij kishte thënë: “Nëse lipset nevoja për ta mbrojtur Bosnjën, myslimanët do të rrokin armët.”
Këto fjalë në fakt shënojnë fillimin e një epoke të re për myslimanët, epokën e çlirimit nga serbët për të cilën paguan shtrenjtë me gjakun dhe shpirtrat e tyre.
KARTELA IDENTIFIKUESE TË DISA PERSONALITETEVE UDHËHEQËSE MË TË SUKSESSHËM DJE DHE SOT
Burimet:
Muhamemd Jusuf Ades, Mudhekkirat Alija Izetbegoviç err-rreis essabik li-xhumhurijeti el-
Busneh ve el-Hersek, (Dar el-fikr el-muasir, 2021).
Alija Izetbeviç, Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit , (Revista kuvajtiane Nur, 1994)