Veçoritë e kulturës së muslimanit modern

0
311

Ajo që mëtojmë në këtë kapitull ka të bëjë me përshkrimin e disa prej veçorive të Kulturës Islame, me të cilat ajo dallohet prej kulturave të tjera. Me ‘Kulturë Islame’ nënkuptojmë kulturat e të gjithë popujve muslimanë, kulturën e Ummetit, andaj kriter në këtë kulturë është të qenit ‘islame’ apo e përvetësuar nga Kur’ani, Sunneti dhe tradita e të parëve tanë (selefitë).

Në vazhdim do të përmendim disa veçori të përshkruara nga dijetarët bashkëkohorë, ndërsa ne do të sjellim edhe argumentet përkatëse nga Kur’ani, duke bërë edhe shpjegime konkrete.

1) Hyjnore. Kultura jonë ka sfond hyjnor. Ajo është shpallur prej Allahut të Madhëruar. Kjo për shkak se koncepti islam është koncept dhe perceptim hyjnor. Islami është fe e plotësuar dhe nuk ka nevojë të plotësohet nga askush. Është udhëzim, dritë, mëshirë dhe lumturi. Është kulturë e begatshme dhe e mirë, kulturë së cilës muslimani i përmbahet me besnikëri, kënaqësi, kulturë me të cilën ai jeton dhe bashkëvepron. Është kulturë me burim hyjnor, qasje hyjnore, veprim hyjnor, të vërteta hyjnore, perceptime hyjnore,kulturë me rezultate dhe fryte hyjnore. Parimet e saj janë madhështore, ato janë të zhveshura nga gabimet, injoranca, të metat, ato nuk bien ndesh me të dhënat shkencore dhe as që ka kundërthënie ndërmjet saj dhe shkencës. Është kulturë e mishëruar me natyrshmërinë e pastër njerëzore. Ajetet në vijim aludojnë për këtë karakteristikë të kulturës islame:

“All-llahu e vë me atë (me Kur’anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.“ (el-Maide, 16)

“E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)?“ (Junus, 32)

“A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më të mirë se ai i All-llahut?“ (el-Maide, 50)

“Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.” (el-Isra, 9)

“Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë.“ (el-En’amë, 116)

2) Gjithëpërfshirëse. Kjo nënkupton se Kultura Islame i përfshin të gjitha aspektet e jetës. Islami është fe dhe sistem i plotë, është fe dhe shtet, besim dhe adhurim, ligjvënës dhe ekzekutues, sheriat dhe kanun, mus’haf dhe shpatë, xhihad dhe da’ve (thirrje), politikë dhe ekonomi, dije dhe edukatë, udhëzim dhe shkencë.  Ndërsa nga pasqyrimet e kësaj karakteristike do të veçonim: Njëshmërinë në adhurim (Teuhid eluluhijjeh), që nënkupton veçimin e Allahut me adhurim dhe besim; të vërtetën për njeriun dhe qenien e tij, ai është tredimensional: mendje, shpirt dhe trup; në këtë dhe botën tjetër, të cilat nuk i sheh të ndryshme dhe kundërthënëse, por i sheh si dy botë të plota, njëra prej të cilave i paraprin tjetrës për të qenë si vendmbjellje e saj. Ja disa nga ajetet kur’anore që aludojnë në këtë:

“Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhenet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.“ (enNisa, 124)

“O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armiku juaj i hapët.“ (el-Bekare, 208)

“(Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu, e mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti All-llahu. Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se All-llahu ka për qëllim t’i ndëshkojë për disa mëkate të tyre. Në të vërtetë, një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës.“ (el-Maide, 49)

“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.“ (en-Nisa, 65)

“Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamberët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e All-llahut dhe ishin mbrojtës të tij. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allllahu, ata janë mohues. 45. Ne u caktuam atyre në të (në Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundërmasë. E kush e fal atë (hakmarrjen), ajo është shpagim (nga mëkatet) për të. E kush nuk vendos sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë mizorë (të padrejtë).“ (el-Maide, 44-45)

“Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë.“ (esh-Shura, 38) 42F[2]

3) Kulturë e ekuilibruar dhe e matur mirë. Kjo karakteristikë ka një lidhje të fuqishme me karakteristikën paraprake. Kultura Islame është kulturë e përgjithshme, mesatare, në të cilën nuk ka ekstremizëm të asnjërës anë. Ajo shquhet për ndërlidhje, harmoni dhe bashkëveprim. Ajo ia njeh çdokujt të drejtën dhe nuk i bën askujt padrejtësi. Ajo ka peshoren më të saktë të mundshme, peshore e cila nuk e dëmton askënd. Dhe kështu duhet të zhvillohet jeta. Allahu aludon për këtë në Kur’an:

“Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë. 8. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.“ (err-Rrahman, 7-8)

Dukuria e drejtpeshimit apo balancimi është e pranishme në gjithësi, në krijimin e njeriut dhe në çdo gjë tjetër. Specifikë e mesatares (drejtpeshimit) është se ajo i përshtatet më së shumti një misioni të përhershëm, ajo nënkupton drejtësi, por edhe qëndrim të fortë dhe stoik në fe. Mesatarja nënkupton edhe dallimin për të mirë, ajo nënkupton sigurinë dhe forcën, sikurse që përfaqëson edhe qendrën e unitetit. Allahu thotë:

“Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E Kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të provuar atë që shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk është që t’ua humbë besimin tuaj. S’ka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve.“ (el-Bekare, 143)

“Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në Allllahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.“ (Ali Imran, 110)

Ndërsa sa i përket reflektimeve të mesatares në Islam dhe fushave të saj në besim, adhurim dhe etikë, ato i mësojmë dhe kuptojmë nga përshkrimi që Allahu i Madhëruar iu bën programeve të të Dërguarve të Tij:

“Ne ia pranuam lutjen atij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.“ (el-Enbija, 90.) Mesataren apo drejtpeshimin mund ta vërejmë në fusha të ndryshme: njeriu është i urdhëruar ta adhurojë Zotin e vet, siç thotë Allahu:

Thuaj: “Vetëm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim.“ (ez-Zumer, 14)

…por, paralel me këtë është i urdhëruar të kujdeset edhe për familjen, rrethin dhe shoqërinë e tij. Madje, kjo edhe llogaritet si formë e adhurimit. Allahu thotë:

“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.“ (et-Tahrim, 6.)

“Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangët atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit.“ (el-Kasas, 77)

Njeriu është i urdhëruar të shpenzojë në rrugën e Allahut, por jo duke shfaqur ekstravagancë. Allahu thotë:

“Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).“ (el-Isra, 29)

 “O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).“ (el-A’rafë, 31.)

Duke medituar rreth këtyre ajeteve ne mund të kuptojmë thellësisht mesataren dhe drejtpeshimin në Islam.

4) Realiste. Sheriati Islam nuk e obligon njeriun përtej mundësive të tij. Duke shfletuar disa pjesë nga Kur’ani dhe duke medituar për domethëniet madhështore të tyre ne mund të përfundojmë tek kjo e vërtetë. Allahu thotë:

“All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!“ (el-Bekare, 286.)

“(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor) i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për të. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.“ (el-Bekare, 184)

“Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar. 25. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.“ (el-Mearixh, 24-25.)

“O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroi për një dënim të dhembshëm.“ (et-Teube, 34.)

“(Jepni) për të varfrit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s’ka dyshim se atë All-llahu e di shumë mirë.“ (el-Bekare, 273)

“Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si do të jetë gjendja e tyre) le t’i ruhen Allllahut (dënimit të Tij) dhe le t’ju thonë (jetimëve) fjalë prindërore.“ (enNisa, 9.)

Ligjet islame e kanë parasysh natyrën e njeriut, i cili mund të jetë i fortë por edhe i dobët, i ditur por edhe injorant,  i lumtur por edhe i pikëlluar. Shembuj të kësaj natyre ka shumë. Feja ia ka lejuar njeriut, në raste të caktuara, edhe përdorimin e gjërave të ndaluara, sikurse që i ka lënë hapësirë që në mungesë të diçkaje, që parimisht është e obliguar, të përdoret diç tjetër si alternativë, si p.sh: dheu për abdes në mungesë të ujit.

5) Moraliste.  Morali dhe etika kanë rëndësi të pashoqe. Për këtë shkak, morali në Islam përfshin një kapitull të gjerë, madje është bosht i fesë, sikurse që është  lidhur me objektiva dhe synime shumë madhështore. Islami përcaktoi shpërblim dhe ndëshkim për moralin. Ai e çliroi njeriun nga arroganca e injorancës, ndërsa moralit i dha vendin më të lartë kur deklaroi se ai është motoja e misionit të Muhammedit [alejhis salatu ves selam]:

Unë jam dërguar për të përsosur moralin!

Në të ka mësime për të gjithë, për çdo gjë në jetë, që nga tryeza e bukës në shtëpi e deri tek ndërtimi i shtetit. Islami konsideron se morali është fryt i besimit të vërtetë dhe adhurimit të sinqertë. Allahu thotë:

“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëritjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.“ (el-Huxhurat, 12)

Kultura jonë nuk pranon klasifikim të moralit: që me dikë të sillesh mirë e me të tjerët keq. E mira është e mirë për të gjithë, e po kështu edhe e keqja. Hallalli është hallall për të gjithë, sikur që harami është haram për të gjithë. Në kulturën islame nuk aplikohet metoda selektive, siç veprohet ta zëmë tek çifutët, ku kamata ndërmjet çifutëve është e ndaluar, por jo edhe ndaj të tjerëve. Nga këtu, në kulturën tonë morali dhe vepra nuk ndahen, sikurse që nuk ndahen as morali dhe dija, morali dhe ekonomia, morali dhe politika, morali dhe lufta.

6) Njerëzore. Konsiderata për aspektin njerëzor të njeriut është një nga veçoritë më të spikatura të Kulturës Islame. Islami ka ardhur për ta nderuar njeriun, për t’ia plotësuar nevojat dhe për t’ia përmbushur kërkesat, ngase njeriu është një krijesë e nderuar. Allahu thotë:

“Ne vërtet i nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.“ (el-Isra, 70)

Njeriu është mëkëmbësi i Allahut në tokë, atij i janë nënshtruar toka dhe qiejt. Njeriu, para se të jetë i nderuar me fenë, është i nderuar me njerëzinë e tij. Allahu thotë:

“Edhe tek (populli) Adi (dërguam) nga mesi tyre Hudin që tha: “O populli

im adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, ju vetëm po hutoheni me trillime”.“ (Hud, 50)

“Edhe te (populli) Themud e patëm dërguar njërin prej tyre, Salihun, e ai u tha: “O populli im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni ndonjë zot tjetër pos Tij, Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij, dhe shprehni pendim tek Ai. S’ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)”!“ (Hud, 61)

“E në Medjen (dërguam) vëllanë e tyre Shuajbin. Ai tha: “O populli im, adhurojeni All-llahun (Një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejt matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre, dhe mos bëni çrregullime në tokë pas përmirësimit të saj. Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë”.“(el-A’rafë, 85)

Pejgamberët [alejhimus selam], siç kanë nënvizuar dijetarët, ndonëse janë dalluar në besim, bindje dhe praktika me popujt e tyre, kanë qenë vëllezër me ta nga ky aspekti i njerëzishmërisë së tyre. Në Sahihun e Buhariut transmetohet se Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ishte ngritur në këmbë kur pranë tij kishte kaluar një kufomë. Atij i thanë se ajo ishte kufoma e një çifuti. ‘Po ky a nuk është njeri?’ – ua ktheu ai. ‘Po, o i Dërguari i Allahut, ashtu është,’ – i thanë ata. ‘Çdo njeri në Islam ka respekt dhe pozitë,’ – u tha ai.50F[8]

7) Universale. (ثقافة عالمية)Kultura jonë islame është kulturë me karakter mbarëbotëror. Motoja, mesazhi dhe vizioni i saj janë të atilla që nuk bëjnë përjashtime për askënd. Përkundrazi, të mirët i dallon vetëm mirësia dhe devotshmëria. Allahu thotë:

“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e Allllahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.“ (elHuxhurat, 13)

 

“O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.“ (Fatir, 15)

“Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu”! e ai u bë.“ (Ali Imran, 59)

“I besojnë All-llahut dhe ditës së gjykimit, këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga të këqijat, përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve.“ (Ali Imran, 144)

Për këtë shkak, në mesin e shoqërisë muslimane mund të vëresh elementë të përzier: të bardhë e të zi, të pasur e të varfër, gjë që nuk mund ta vëresh askund tjetër. Këtu dua të ripërsëris se nuk ka kundërthënie ndërmjet të qenit të kulturave tona kultura lokale, si: shqiptare, turke, arabe, dhe të qenit të tyre islame universale, pasi që Islami është universal dhe në të ka hapësirë për të gjithë. Ajo nuk është sikurse kulturat e tjera, p.sh. ajo çifute, që glorifikon një shtresë dhe përdhos shtresat e tjera. Allahu ka thënë:

“O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).“ (el-Bekare, 21.)

“Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!“ (el-Fatiha, 2)

“E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.“ (el-Enbija, 107)

“Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s’ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën.“ (el-A’rafë, 158.)

8) Tolerante. Kultura jonë dallon nga të tjerat edhe për tolerancën që ka në raport me to, tolerancë të cilën në fakt e ndërton mbi dy parime bazë:

a) Dallimet ndërmjet njerëzve në fe dhe kultura janë me dëshirën dhe urtësinë e Allahut. Allahu thotë:

“Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete), 119. Përveç atij që e mëshiroi Zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata. Fjala e Zotit tënd: “Gjithsesi do ta mbush xhehenemin me të gjithë exhinët dhe njerëzit”, ka marrë fund (është plotësuar).“ (Hud,118-119)

b) Llogaria për devijimin dhe lajthitjen e njerëzve është punë me të cilën merret Allahu në Ditën e Kiametit dhe askush nga njerëzit në këtë botë. Allahu thotë:

“E për këtë shkak (të përçarjes së tyre), ti thirr dhe përqendrohu ashtu si të është urdhëruar dhe mos shko pas dëshirave të tyre dhe thuaj: “Unë kam besuar në librat që i shpalli All-llahu, jam urdhëruar të mbaj drejtësi mes jush, All-llahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj; Ne kemi përgjegjësinë e veprave tona e ju të veprave tuaja, nuk ka polemikë mes nesh e jush; All-llahu bën tubimin mes nesh dhe vetëm tek Ai është përfundimi!“.“ (esh-Shura, 15)

“Dhe vetëm detyrë Jona është llogaria e tyre.“ (el-Gashije, 26)

“Përgjegjësia e tyre, nëse kuptoni, është vetëm para Zotit tim.“ (eshShuara, 113)

Këtu fshihet sekreti pse Kultura Islame është një shesh i gjerë që përfshin fe, raca, ngjyra dhe gjuhë të ndryshme dhe pse askush nuk është diskriminuar kurrë mbi këto baza. Që të gjithë kanë sigurinë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij [alejhis salatu ves selam]   .

9) Me përbërje të larmishme. Pjesë e kësaj kulture është feja me të gjitha parimet e saj, është gjuha, letërsia dhe filozofia, janë shkencat shoqërore dhe matematikore, janë artet e ndryshme. Në të ka fikh të Ebu Hanifes dhe shkollës racionale, fikh të Malikut dhe shkollës tradicionale, ka apologjetikë esh’arijjane dhe tefsir të Taberiut, ka letërsi të Xhahidhit, fjalor të Halilit dhe sintaksë të Sibevejhit. Në të ka sofizëm të Gazaliut, filozofi të Ibni Rushdit, në të është edhe Imam Ahmedi nga Iraku, Ibni Tejmije nga Shami, Ibnul Arabiu nga Maroku, Ibni Haxheri nga Egjipti, Shirazi nga Irani, Dehleviu nga India, Xhelaluddin Rumiu nga Turqia… Në të janë librat e shkruara dhe imazhet e shikuara… Xhamia Emevijje në Sham, ajo Hamra në Spanjë, Ez’heri në Egjipt, Sulltan Ahmeti në Turqi… Është një larmi vlerash, një pasuri e rrallë, por jo edhe çdo pjesë e saj vlen për t’u mbështetur në të apo për të përfaqësuar Ummetin në tërësi. Madje, ajo që dua të theksoj këtu është se armiqtë e Islamit, orientalistët në mënyrë të veçantë, fokusohen pikërisht në këto aspekte të lajthitura, që assesi nuk përfaqësojnë kulturën islame. Pjesë e kulturës sonë janë edhe ato që realisht nuk i duam, por ja që janë pjesë e saj. Këtë nuk mund ta mohojmë dhe as ta zhdukim. Pjesë e kësaj kulture është dhe sofizmi i Xhunejdit dhe prapësitë e Hal-laxhit, sikurse që janë edhe devotshmëria e pasuesve dhe lajthitjet e risimtarëve. Në të hyjnë edhe thëniet e fraksioneve, të cilat në fakt nuk i duam dhe nuk na pëlqejnë, por ja që janë futur si pjesë e kësaj trashëgime, kështu që ato nuk duhet të jenë në dispozicion për të gjithë, por vetëm për profesionistët e fushave të caktuara, për të cilët nuk ekziston frika se mund të ndikohen prej tyre. Fakti se janë pjesë e saj nuk nënkupton se ato duhet të kultivohen, kjo gjë duhet dalluar qartë. Dijetarët e kanë obligim ta edukojnë Ummetin në frymën e besimit të pastër dhe kulturës që buron prej tij, kulturës e cila është moto e këtij Ummeti, kulturës e cila nuk sheh ndonjë pengesë që të përvetësojë të mirat. Allahu thotë:

“Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.“ (ez-Zumer, 18.)

10) Plotësuese dhe përmirësuese e kulturave të mëparshme.

Kultura jonë plotësohet në vetvete. Kultura gjuhësore plotëson atë fetare dhe anasjelltas. Kultura Islame është deklaruar sheshazi si plotësuese e kulturave të tjera. Apo, thënë më qartë, ajo vazhdon misionin e pejgamberëve duke bërë spastrimin e elementeve të huaja të futur në të. Allahu thotë:

“Dhe ajo që Ne të shpallëm ty nga libri, është e vërtetë e saktë, që vërteton edhe për ata që ishin para tij. Vërtet, All-llahu është hollësisht i njohur ndaj robërve të vet, i sheh të gjitha.“ (Fatir, 31)

    .

“Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur’anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të donte All-llahu, do t’ju bënte një popull (në fe e sheriat), por deshi t’ju sprovojë në atë që ua dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është tek All-llahu, e Ai do t’ju njoftojë për atë që kundërshtoheshit.“ (el-Maide, 48)  Pejgamberi ynë [alejhis salatu ves selam] është dërguar për të plotësuar dhe përsosur moralin:

 

Unë, jam dërguar për ta përsosur moralin!

Morali i mirë ka qenë, është dhe do të mbetet në këtë botë.

Këto ishin disa nga veçoritë e Kulturës Islame, ndërsa në kapitullin vijues do të bëjmë fjalë për raportet e saj me kulturat e tjera.

 

Prof.Dr.Hfz Hajredin Hoxha: KULTURA E MUSLIMANIT BASHKËKOHOR

 

Bibliografija:

Kardavi, Jusuf. Thekafetuna bejne-l-infitahi ve-l-ingilak, f. 25-30; Kardavi, Jusuf. (1997) El-Hasais el-ammeh li-l-Islam, f. 57-99; Gazali, Muhammed. (2005) Sirr-rru te’ehhuri-l-arab ve-l-muslimine, f. 71-139      

Abdul Hakk Ibn Hakki Turkmani & Fet’hi Ibn Abdullah el-Musuli. (2010) Et-teamul mea gajril bejne-l-medhahib el-islamijjehmuslimine fi-s-sunneti-n-nebevijjeh, f. 13-103., f. 29-89; Kardavi, Jusuf. (2005)  Mebadi fi-l-hivari ve-t-takribi

Shih: Fejsal Seid Balamsh dhe të tjerë. (2007) Eth-thekafetu el-islamijjetu III, f. 194-220;

Kardavi, Jusuf. (2005) Mebadi fi-l-hivari ve-t-takribi bejne-l-medhahib el-islamijjeh, f. 13-103; ElImamani el-Bruxherdi ve Sheltut – Raida et-takribi  mexhmuatu mekalatin – el-multeka ed

devlijj li tekrimi el-Imamejni, f. 20-50

  • Ahmed Ferr-rraxh dhe të tjerë. Hasaisu-th-thekafeti-l-arabijjeti-l-islamijjeh, f. 19-34.
  • E transmeton Buhariu në Edebu-l-mufred, f. 50.

 

  • E transmetojnë Tirmidhiu në kapitujt e Diturisë, nr. 2688 dhe Ibni Maxheh në Zuhd, nr. 4169.
  • El-Eshkar, Omer Sulejman. Nahve thekafetin islamijjetin esileh, f. 249-269. Shih dhe revistën shkencore Edjan, të cilën e nxjerr Qendra Ndërkombëtare për Dialog Ndërfetar në Doha, nr. 2, 2011, f. 115-127.

[1] Kardavi, Jusuf. (2005) Thekafetuna bejnel infitahi vel ingilak, f. 19;  Mursafi, Seid. (2005) Eth-

thekafetu el-islamijjeh ve etheruha fi tekvini-sh-shahsijjeti-l-islamijjeh(1994) El-Islamu bejne-sherki ve-l-garbi, f. 93-207.             , f. 30-45; Izetbegoviq, Alija.

[2] Xhunejdi, Abdullah Shakir. (2004) Muhadaratun fi-th-thekafeti-l-islamijjeh, f. 93-133.

[3] Kardavi, Jusuf. (1997) El-Hasais el-ammeh li-l-Islam, f. 129-131; Seid, Hemmam & Halidi, Salah.

(2002) El-vexhiz fi-th-thekafeti-l-islamijjeh, f. 89-94.

[4] Kardavi, Jusuf. (1997) El-Hasais el-ammeh li-l-Islam, f. 130-141.

[5] Salih Hindi dhe të tjerë. (2000) Eth-thekafetu el-islamijjeh, f. 97-107.

[6] Devle, Muhammed Ali. (2001) El-jehud el-mu’tedune ve devletuhum Israil fi muel-lefati Muhammed el-Gazali, f. 99-103.

[7] Kardavi, Jusuf. (2005) Thekafetuna bejnel infitahi vel ingilak, f. 23-24; Gazali, Muhammed. (2003) Dusturu-l-vahdeti-th-thekafijjeh bejne-l-muslimine, f. 99-106.

[8] Kardavi, Jusuf. (1997) El-Hasais el-ammeh li-l-Islam, f. 57-99.