Sa ka ndikuar pedagogjia dhe civilizimi islam në pedagogjinë dhe civilizimin global gjatë historisë?

0
569

 

Duke u bazuar në argumente e lartpërmendura, muslimanët përgjatë historisë së tyre, gjatë sundimit dhe civilizimit islam i kanë dhënë shembull tërë njerëzimit me fjalë dhe vepra, teorikisht dhe praktikisht.

Ky përkushtim i tyre ndaj kërkimit të diturisë dhe distribuimit të saj, me shkrime dhe vepra profesionale, enciklopedike rreth lëmive dhe disiplinave të ndryshme shkencore dhe humane është bazuar në dy  shtylla apo procese filozofike:

  1. procesi/procedura e përballjes me të tjerët, dhe
  2. procesi i importit/marrjes/zënies së diturisë prej të tjerëve, dmth: marrëdhënie nga kulturat dhe shkencat tjera, me fjalë tjera, shartimi/gërshetimi i diturive.

Ky gërshetim , shartim nuk ka mjaftuar me kaq në historinë e zhvillimit shkencor dhe atij pedagogjik islam. Muslimanët kanë shpikur një metodologji të re shkencore dhe filozofike të paparë në historinë islame dhe atë njerëzore. Ato dituri dhe shkenca të përfituara nga civilizimet tjera (greke, indiane, persiane, romake) kanë filluar të lindin në kohën e Dinastisë Emevite me iniciativën e Princit Halid ibn Jezid ibn Muavije ( vdiq në vitin 84 Hixhri/702 Miladi ) i cili e ka dashur lëndën e kimisë shumë, dhe për këtë qëllim ka sugjeruar me lidh marrëdhënie pune me disa filozof grek të cilët shkonin dhe punonin në Egjipt dhe të cilët e dinin arabishten bukur.

Ai kërkoi nga ata që burimet dhe referencat e Kimisë në gjuhën greke dhe kibtiane të përkthehen në gjuhë arabe. Pas kësaj erdhi periudha zyrtare në kohën e Dinastise Abasite gjatë kohës Ebu Xhafer el Mensur (vdiq në vitin 158 Hixhri/ 775 Miladi), kur qeveria mbretërore e tij filloi të mbikqyrë zyrtarisht këtë zhvillim dhe civilizim islam, sa që në kohën e mbretit filozof  Abdullah el Ma’mun ( vdiq në vitin 218 Hixhri/833 Miladi) ariti kulminacionin e zhvillimit shkencor dhe atij pedagogjik.

Muslimanët i dhanë zhvillim të madh dhe shtyrje të madhe dhe të pashembullt botës islame dhe asaj jo islame në fushën e Medicinës, Astronomisë, Matematikës, Kimisë, Filozofisë, Religjioneve, Përkthimin  e shkencave filozofike greke, kibtiane, romake, indiane, syrijane –sirianic – në arabishte.

A mjaftuan me kaq?

Jo! Ata korrigjuan të gjitha konceptet e gabuara filozofike greke të Aristotelit e Platonit, treguan dobësitë e atyre shkencave humane dhe njerëzore, i rishkruan/ripërpiluan sërish këto shkenca, dhe vendosën kritere/peshoja islame (Criteria of  Center – شهادة المركز)  se çfarë duhet pranuar prej diturive dhe çfarë jo, (dmth: të pranohen shkencat të cilat nuk e kontradiktojnë Islamin (Kur’anin dhe Synetin) dhe çfarë duhet refuzuar (kontradiktojnë Islamin), dhe normal muslimanët i kanë pranuar ato diturit humane dhe shkencore të cilat nuk ndeshen me parimet Islame, e kanë përdorur metodën selekcionuese –siç e konfirmon rahmetliu presidenti Alija Izet Begoviç – dhe nëse diçka ka hasur në ndeshje me Islamin ata e kanë riparuar atë defekt akaidologjik apo kulturor me fjalë tjera kanë bërë (Islamizimin e Diturive – Islamization of Knowledge – إسلامية المعارف والعلوم ).

Këtë parim shkencor dhe fetar në kohën moderne e udhëheq Universiteti Ndërkombëtar Islamik në Kuala Lumpur (International Islamic University- Malaysia IIUM, aty bëhet integrimi dhe gërshetimi/shartimi i shkencave humane dhe atyre fetare islame (të shpallura ), dhe se ky universitet duhet të jetë lider dhe shembull për kurikulat e tërë universiteteve islame në botë.

Muslimanët përgjatë civilizimit islam i kushtuan rëndësi të madhe edhe në zhvillimin e infrastrukturës (urat, bunarët, kalatë, shtëpitë për pleq, spitalet, strehimoret –rabatet– për udhëtarët, ushqimoret, vakëfet) e shumta dhe të llojllojshme.

Beneficionet prej këtyre projekteve kanë qenë gratis dhe në shërbim të shoqërise islame dhe asaj jo islame pa dallim. Këto realitete janë pamohueshme në historinë dhe civilizimin tonë islam.

I tërë ky zhvillim ka ec paralel me besimin e tyre të pastër dhe me zhvillimin e pedagogjisë, edukimit dhe arsimimit islam. Allahu i shpërbleftë me Xhennet, amin amin amin.

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha
PËRGJIGJE AKADEMIKE, FETARE, EDUKATIVO ARSIMORE PËR PYETJET HULUMTUESE NGA STUDENTËT KOSOVARË NË NIVEL TË DOKTORATURËS NË UNIVERSITETIN NDËRKOMBETAR TË NOVI PAZARIT