CILI ËSHTË QËLLIMI I EDUKIMIT DHE ARSIMIMIT TË SHOQËRISË, DHE A KA PERSPEKTIVËN E SË ARDHMES NJË SHOQËRI PA EDUKATE TË MIRËFILLTË DHE ARSIMIM CILËSORË?

0
696

 

S’do mend se qëllimi nga edukimi dhe arsimimi i shoqërisë në përgjithësi, dhe asaj islame/muslimane në veçanti është të përfitojnë dituri dhe shkenca të shëndosha humane dhe sociale. Këto dituri apo shkenca humane dhe sociale nuk mësohen për hir të shkencave  si shkenca absolute, si shkenca të thata pa shpirt, pa qellim të përfitimit prej tyre.

Ato duhet të mësohen, të kapen për hir të përfitimit prej tyre në shërbim të shoqërisë njerëzore dhe nevojave humane, si psh: medicina, inxhinieria, kimia, fizika, astronomia, matematika etj. Çdo shkencë e cila del prej këtyre binareve dhe objektivave të pastra shndërrohet në armë dhe vegël destruktive të vet personit e pastaj edhe të shoqërisë. Sot në kohën moderne dhe globale, në aspektet kulturore dhe edukativo-arsimore shohim se këto shkenca kanë filluar të dalin prej objektivave të tyre të pastra për shërbim të shoqërisë.

Sot nuk kemi arsimim të mirëfilltë dhe cilësorë shkaku i futjes së materializmit financiar, ku sheh shumë kolegje, akademi, fakultete po edhe universitete private të cilat nuk i përmbushin kriteret akademike në programet dhe kurikulat e tyre për akreditim, edukim akademik të mirëfilltë.

Edhe cilësia e arsimimit edukativ në këto institucione nuk është në nivelin e duhur, sepse stafi punues nuk është kualitativ dhe cilësor! Jemi të informuar për marrjen e diplomave Ma & Ph.D online!! Paguhen  X & Y persona për shkrimin dhe artikulimin e temave dhe disertacioneve të tyre! Jemi të informuar se në këto institucione private dhe jo cilësore nuk guxon asnjë staf/profesor me e ngel në provim ndonjë student të tyre, edhe pse e meriton ngeljen!! Sepse humbin një myshteri i cili ka paguar kaq euro (….)! etj.

Për t’iu shmangur këtyre defekteve edukativo-arsimore, për me pas arsimim kualitativ të shendosh, për me pas kuadro të shëndosha dhe cilësore neve duhet së pari të kuptojmë se edukimi, arsimimi është EMANET & MISION i shenjtë, dhe se kjo shenjtëri përforcohet dhe e kryen punën me sukses kur mishërohen, integrohen parimet islame kur’anore me këto shkenca humane dhe sociale.

Me fjalë tjera stafi akademik në krye me dekanin duhet të dinë dhe te mësojnë çka është hallall dhe çka është haram, çka është legale dhe çka është ilegale në sy të Islamit (Kur’anit dhe Synetit), dhe në sy të ligjit. Nuk ka vend korrupsioni në edukim dhe arsimim, nuk ka hatër, nuk ka frikë nga ngelja e atij kandidati që nuk meriton ta kaloj klasën. Duhet kuptuar se emaneti i edukimit dhe arsimimit është i rëndë dhe jemi përgjegjësi-dhënës para Allahut xh.sh. dhe para organeve zyrtare/shtetërore. Cilësia e dobët në edukim është bëre epidemi globale, si në Amerikë, Europë dhe Arabi ! Normal me përjashtime.

Nëse i përfillemi këtyre konditave islame dhe ligjore strikte, dhe ecim me këto parime të shëndosha fetare, akademike dhe ligjore; ne përgatisim kuadro politike, ekonomike, akademike, sociale, fetare të shëndosha dhe cilësore të cilat kontribuojnë për një ardhmëri të shëndoshe në çdo fushë.

Në këtë drejtim dhe në këtë kontekst mund të përmendim si pionierë, liderë bashkëkohorë në fushën edukativo arsimore si në rastin e Universitetit Internacional Islamik në Kuala Lumpur, në Malajzi në krye me kryeministrin Dr.Mahatir Muhamed. Preferohet urgjentisht të lidhen marrëdhënie edukative arsimore dhe akademike me institucionet fetare dhe akademike me famë botërore me qëllim të përfitimit prej eksperiencës dhe lidershipit të tyre akademik, ku integrohen shkencat Humane, Njerëzore, Fetare Islame, dhe ato që kanë ndikuar pozitivisht dhe dukshëm në avancimin teknologjik, ekonomik dhe industrial në Malajzi.

Në këtë kontekst mos të harrojmë edhe lidershipin akademik, teknologjik dhe industrial të Turqisë moderne në krye me Presidentin Rexhep Tajib Erdogan. Allahu mundësoftë që ta kuptojnë këtë realitet muslimanët në Ballkan, dhe elhamduliah kanë filluar ta japin frytin e tyre siç është rasti me Universitetin Internacional në Novi Pazar, në Universitetin Internacional në Sarajevë, shkollat e Maarif të Turqisë. Dhashtë Allahu që edhe ne në Kosove të ndjekim rrugën e tyre cilësore akademike. Amin amin amin.

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha
PËRGJIGJE AKADEMIKE, FETARE, EDUKATIVO ARSIMORE PËR PYETJET HULUMTUESE NGA STUDENTËT KOSOVARË NË NIVEL TË DOKTORATURËS NË UNIVERSITETIN NDËRKOMBETAR TË NOVI PAZARIT