A mund të themi se edukimi pedagogjiko-fetar është i prapambetur siç deklarojnë disa modernistë, dhe çfarë janë dobitë e edukimit fetar?

Edukimi pedagogjiko-fetar në esencën dhe përmbajtjen e tij nuk është i prapambetur siç mendojnë dhe si pretendojnë modernistët apo sekularistët bashkëkohorë.

Përkundrazi aty qëndron suksesi, energjia pozitive dhe sekreti i përparimit i individit dhe pastaj i shoqërisë, sepse po të ishte edukimi pedagogjiko fetar prezent në kurrikulat dhe tekstet shkollore dhe ato universitare; kjo do konsiderohej IBADET, (ME ATË KUPTIM TË GJERË UNIVERZAL QË PËRFSHIN TË GJITHA FUSHAT E JETËS) , si çdo lloj ibadeti tjetër që robi/muslimani afrohet tek Allahu xh.sh.

Përderisa sistemet tona pedagogjike janë te zhveshura prej petkut fetar islam, kjo situatë e mjerueshme etike, morale, profesionale, akademike është një prej pasojave të saja. Po të integrohen tekstet shkollore dhe ato universitare me edukim fetar islam, me vizion të qartë dhe mision të shenjtë e të sinqertë sot nuk kishim hasur në luftë të hapur prej anti-islamistëve, sekularëve, të cilët e shikojnë edukimin dhe pedagogjinë islame me sy të mesjetës dhe inkuizicionit spanjoll të krishterë, të prishur dhe të korruptuar.

Mjerisht intelektualët tanë kanë këso mendime te errëta për edukimin dhe pedagogjinë islame. Atyre iu është helmuar koka dhe gjaku prej gënjeshtrave dhe gënjeshtarëve sekular modern!

Është turp për ta me konsideru dhe me krahasu Islamin me parimet e religjioneve të korruptuara (hebreje, krishtere, hinduse, budiste) etj. Intelektualet tanë modern  nuk po janë në gjendje me bë dallimin në mes religjioneve pozitive të kurdisura dhe të shpikura nga mendja e njeriut, dhe në mes asaj që është e shpallur hyjnore dhe e pa korruptuar siç është Islami.

Sot, edhe gjatë shekujve të hershëm  bota globale është ngritur dhe i kanë përgatitur dhe organizuar tërë forcat dhe ushtritë e tyre anti-islame, kundër islamit, që nga koha e kryqëzatave perëndimore që nga shek,11, e pastaj më vonë shek.13-14 në periudhën e inkuizicionit nëpër-mjet orientalistëve perëndimore dhe lindorë, nëpër-mjet misionarëve krishterë, nëpër mjet imperializmit ekonomik dhe atij politik, invadimit ushtarak të vendeve dhe trojeve islame/myslimanë.

Historia na flet që perëndimi dhe aleatet perëndimorë në krye me Anglinë dhe Francën nuk kanë lënë vend pa e okupuar/invaduar, pa e shkatërruar infrastrukturën e atij vendi, pa e keqpërdorur dhe shkatërruar resurset natyrore dhe njerëzore, siç kanë bërë në Algjeri, në shumë vende afrikane etj. Kanë vjedhur dhe plaçkitur referencat e civilizimit islam dhe atij shkencor, medicinal, matematikor, astronomik etj.

Kjo fushatë e egër shekullore anti-islame vazhdon edhe sot e kësaj dite me ngjyra dhe emra te ndryshëm anti-islam të shpikur si:

lufta kundër terrorit dhe terroristëve (për qëllim e kanë islamin dhe myslimanët), islamofobia, orientalizmi perëndimor dhe qasjet e tyre ndaj burimeve islame nëpër fakultete islame në botën arabe dhe në perëndim, qendra të ndryshme ndërkombëtare për dialog ndër-fetar, qendra afrikano lindore për studime orientale etj. Këtë rol të dyshimte po e luajnë edhe ambasadat dhe konsullatat ndërkombëtare me atashetë e tyre kulturorë përfshi ato iraniane, japoneze, amerikane, koreane, franceze, angleze, gjermane etj.

Me ardhjen e regjimeve dhe ideologjive komuniste në trojet tona ballkanike këto fushata janë përforcuar dhe janë avancuar në disfavor të Islamit dhe të Myslimanëve. Kjo gjendje globale anti-islame e organizuar nga  koalicionet perëndimore dhe ato me ideologji marksiste leniniste komuniste kanë prodhuar këso  gjenerata intelektualësh të helmuar në kokë dhe në gjak me viruset dhe bakteret anti-islame. Ky është diagnozim i gjendjes.

E tërë kjo largohet dhe sfidohet me pedagogjinë edukativo arsimore fetare islame, me programe dhe kurikula të reja e të reformuara me vizion dhe mision të ri modern, me tekste shkollore të përgatitura nga ekspertët dhe akademikët që janë objektivë, duke e rishkruar dhe rianalizuar serish historinë shqiptare, boshnjake, turke prej fillimit pa falsifikime.

Për këto çështje referojuni disertacionit tim të Doktoratës (DOKTRINAT E TEFSIRIT NË TROJET BALLKANIKE),  Kapitulli i parë, 100 faqet e para,  po ashtu shih veprën time (VËSHTRIM ISLAM RRETH FAKTORIT FETAR TË NEGLIZHUR NË HISTORINË SHQIPTARE MODERNE DHE ANTIKE), www.drhafezi.net,  ku aty janë përmendur detale dhe fakte bindëse rreth temës në fjalë.

Me këto reformacione serioze akademike fetare ne mundemi me i sfidua modernistët ateistë apo sekularët bashkëkohorë, dhe me i bind ata që edukimi dhe pedagogjia fetare islame nuk janë të prapambetura. Por ato janë larguar, neglizhuar dhe anashkaluar qëllimisht nga përpiluesit e teksteve shkollore qe janë të përgatitura nga ekspertët rus, bullgarë, grek dhe serb.

Allahu na ndihmoftë arritjen e këtij qëllimi të shenjtë duke i bashkuar forcat tona intelektuale akademike dhe fetare për t’i shërbyer shoqërisë sonë myslimanë dhe më gjerë, Amin, amin amin.

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha
PËRGJIGJE AKADEMIKE, FETARE, EDUKATIVO ARSIMORE PËR PYETJET HULUMTUESE NGA STUDENTËT KOSOVARË NË NIVEL TË DOKTORATURËS NË UNIVERSITETIN NDËRKOMBETAR TË NOVI PAZARIT

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

EDUKIMI DHE REFORMIMI – Zhvillimi i efikasitetit te muslimani...

EDUKIMI DHE REFORMIMI - Zhvillimi i efikasitetit te muslimani bashkëkohor Autor: Dr. Maxhid Arsan el...

حصاد دراساتي الفكرية والتربوبة والثقافية والإجتماعية

حصاد دراساتي الفكرية والتربوبة والثقافية والإجتماعية 2016-2000 في المؤتمرات العالمية والمجلات العلمية المحكمة من تأليف فضيلة الدكتور خيرالدين...

حصاد دراساتي القرآنية

حصاد دراساتي القرآنية 2005 -2016 في المؤتمرات العالية والجلات العلمية المحكمة من تأليف فضيلة الدكتور خيرالدين خوجة الكوسوفي أستاذ...

الأسس العلمية والقواعد المنهجية لتفسير القرآن الكريم (الأستاذ سيد...

الأسس العلميةوالقواعد المنهجية لتفسيرالقرآنا لكريم الأسس العلمية والقواعد المنهجية لتفسير القرآن الكريم ( الأستاذ سيد قطب...

البعد الأكاديمي والتربوي في ظاهرة نزول القرآن الكريم منجماً

البعد الأكاديمي والتربوي في ظاهرة نزول القرآن الكريم منجماً بقلم د/خيرالدين خوجة ( الكوسوفي ) أستاذ...

المفسرون وقواعد التفسير بين التشابه في المقدمات والاختلاف في...

المفسرون وقواعد التفسير بين التشابه في المقدمات والاختلاف في النتائج عرض تحليلي لجهود بعض...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments