Mehmet Akif Ersoy u lind në Stamboll. Babi i tij Mehmed Tahir Efendi (1826-1888) ishte një dijetar i mirënjohur islam, që kishte studiuar në Shkollën islame Fatih. Ai u shpërngul në Stamboll gjatë kohës së Perandorisë osmane nga fshati Sushicë, pranë Pejës së Kosovës qëkur ishte fëmi.
Babai i tij u martua me zonjën Emine Sherif Hanim (1836-1926). Më 1878 ai nisi arsimimin e tij në Shkollën Filore Islame Fatih. Që prej asaj kohe ai filloi të mësonte arabishten nga i ati. Ai e vazhdoi studimin e gjhës arabe gjatë shkollës së mesme, duke filluar ndërkohë mësimin e persishtes jashtë shkollës islame Fatih. Ai lexoi referenca të rëndësishme si Gjylistani i Sadiut, dhe Mesneviu i Rumiut. Në mësimet e turqishtes dhe frëngjishtes ai arriti pikët më të larta, duke shkëlqyer përherë si studenti më i mirë.
Ai kishte inteligjencë të madhe, sidomos në lidhje me mësimin e gjuhëve. Që nga fëmijëria e hershme ai ishte tërhequr nga poezia dhe librat që flisni për dashurinë, sikurse Mexhnuni dhe Lejlaja, etj. Nga fundi i vitit 1897 dhe fillimi i vitit 1888 babai i tij u sëmur dhe ndërroi jetë. Admirimi dhe njohja e ndikimit të babait tek ai vazhdoi edhe pas vdekjes së të atit, dhe ai thoshte gjithmonë: Benim hem baban hem hocamdir. Ne biliyorsam kendesinden ogrendim, që do të thotë: “E kisha baba dhe mësues. Gjithçka që di e kam mësuar prej tij.”
Pas vdekjes së tij një prej studentëve të tij të spikatur dhe të sinqertë nisi të kujdesej për familjen e tij, dhe ai u ndërtoi atyre një shtëpi të thjeshtë ku të jetonin. Pasi krey shkollën e mesme, gjendja e tij financiare u rëndua së tepërmi dhe ata mbetën pa burime të ardhurash. Nga fundi i vitit 1889, ai u punësua si mësues në zyrën e Shkollës Veterinare (Baytar Mektebi). Pas katër vitesh përvojë në punë, u hap Shkolla Publike e Mjekësisë, dhe të diplimuarit e shkollës veterinare u punësuan në të.
Në Shtator 1898 ai u martua në moshën 25 vjeçare, me të bijën e Mehmed Emin Bey. Ajo ishte njëzet vjeçë dhe quhej Ismete Hanim. Së bashkë ata patën gjashtë fëmijë: Cemile, Feride, Suad, Ibrahim, Naim, Emin dhe Tahir. Ibrahim ndërroi jetë në moshën një vjeç e gjysëm.
Më 1906 ai u punësua si mësues kaligrafie (Kitabet Resmiye Muallimi) në Halkali Ziraat Mektebi. Ndërsa më 1907 ai fitoi një vend pune si mësues i gjuhës turke në Ciftcilik Makinist Mektebi. Më 1908 ai u rrit në post në zyrën e Umuri Beytariye Dairesi Mudur Muavini si ndihmësdrejtor në ndërtesën e zyrës veterinare. Paskëtaj ai u bë pjesëtar i shoqatës remormiste Unitet dhe Përparim, e cila synonte të reformonte programin shkollor dhe të përmirësonte gjendjen e atëhershme, nën platformën e bashkuar të dijetarëve muslimanë suni dhe sufi.
Më vonë, ai u bë ligjërues i arabishtes dhe i parimeve të jurisprudencës islame në atë shkollë. Po më 1908 ai u bë pjesëtar i një grupi tjetër të quajtur Sirati Mustekim Mecmuasi (Grupi i Rrugës së Drejtë). Anëtarët e kësaj shoqate ishin nga vende të ndryshme islame dhe numëronin 183 veta. Më vonë, kjo shoqatë e ndërroi emrin në Sebilur Resad.
Gjatë studimit në shkollën veterinare, ai ishte shumë aktiv si në jetën fetare, ashtu edhe në atë sportive. Siç përmendëm më lart, ai u përfshi në lexim poezish dhe nisi t’i dërgonte miqve të tij poema, të cilat ata i shijonin shumë. Lidhur me veprimtaritë sportive gjatë studimeve të tij, ai u përfshi në shumë të tilla, sikurse ecjet e gjata, vrapimi, noti dhe hedhja e gjyles. Në të gjitha këto sporte ai ishte më i miri ndër konkurrentët apo sfiduesit. Ai e kishte zakon të notonte matanë Bosforit në Stambollit.
Ai gjithashtu ecte nga agimi në muzg pa pushim dhe deri në të pesëdhjetat e vona ishte i mirënjohur në Ankara për këto veprimtari. Po ashtu, për njëfarë kohe ai ngante kuajt dhe u bë kalorës. Të gjtha këto vinin nga ndjenjat dhe përgjegjësitë e tija karshi pregatitjes së ummetit musliman për xhihad.
Të njihemi me mendimtarin shqiptaro-turk Mehmet Akif Ersojin (Përspektivë kur’anore)
Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha