DUKURIA E IXHAZIT(PËRMBLEDHJES) DHE DUKURIA E I’RABIT (LAKIMIT)

0
201

 

Ixhazi apo përmbledhja (ar. الإيجاز ) është një nga format e hadhfit (shkurtimit) dhe quhet ixhazul aksri (ar. إيجاز القصر).

Ixhazi është dy lloje:

1) Ixhaz i shprehjeve (وجيز بلفظ), i cili nënkupton që shprehja, në raport me domethënien, të jetë më e shkurtër se zakonisht. Kjo nënkupton pasurinë gjuhësore dhe retorikën e fortë. Pejgamberi Muhammed [alejhis salatu ves selam] ka thënë:

 “Më janë dhënë shprehjet përmbledhëse!

Ajete me këtë kuptim ka shumë. P.sh.: ajeti 179 nga kaptina el-Bekare:

 “O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri-tjetrit).

Domethënia e këtij ajeti është e gjerë, edhe pse tekstualisht është i shkurtër.[1]

Shumë komentues të Kur’anit përmendin lloje të ndryshme të përmbledhjes (ixhazit) që ka bërë ky ajet.

I këtillë është edhe ajeti 18 nga kaptina en-Neml:

…një buburrec tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja

Ky ajet (edhe pjesa që nuk figuron në tekst këtu) ka përfshirë 11 lloje të të folurit: thirrje, nofkë, vëmendje, emërtim, urdhërim, gjykim, qortim (vërejtje), veçim, përgjithësim, aludim, arsyetim (justifikim). Ja më qartë:

 

 

Ajeti:

…”O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur.”

1. Pjesët e të folurit që ka përfshirë[2]:
Nr. Pjesa apo gjymtyra e të folurit Pjesa e ajetit
1) Thirrje O
2) Nofkë ju
3) Në arabisht, është edhe prapashtesa ‘ha’, që është për vëmendje. ju
4) Emërtim buburreca
5) Urdhër hyni
6) Gjykim Vendet tuaja
7) Qortim – vërejtje të mos u copëtojë
8) Veçim Sulejmani
9) Përgjithësim ushtria
10) Aludim. Në arabisht është edhe përemri ‘ve hum’ që i bie ‘dhe ata…’ mos ju
11) Arsyetim mos ju vërejtur
2. Ajeti po kështu ka përfshirë edhe pesë lloj obligimesh që ka çuar në vend buburreci, e të cilat janë si më poshtë[3]:
Nr. E drejta Përshkrimi
1) Obligimi ndaj

Allahut

Obligimin e marrë për mbikëqyrje të buburrecave e çoi në vend.
2) Obligimi ndaj të Dërguarit të Allahut E alarmoi Sulejmanin [alejhis selam] rreth buburrecave.
3) Obligimi ndaj vetes E çoi në vend obligimin e marrë nga Allahu për këshillimin e atyre që i ka nën mbikëqyrje.
4) Obligimi ndaj buburrecave I këshilloi ata të hyjnë në vendbanimet e tyre që të mos mbyten prej ushtrisë, e cila nuk i vëren fare.
5) Obligimi ndaj ushtrisë së Sulejmanit [alejhis selam] Lajmërimi i tyre se kushdo që merr përsipër kryesimin  e një populli a grupi, duhet t’i këshillojë ata, të kujdeset për ta dhe t’i ruajë ata. Kjo hyn në kuadër të hadithit: ‘Të gjithë ju jeni barinj dhe të gjithë do të llogariteni për kopenë tuaj!

 

Madhështore kështu është edhe kaptina el-Ihlas, e cila përkundër faktit se është shumë e shkurtër, është përplot margaritarë.

“Thuaj: Ai, All-llahu është Një! 2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. 3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. 4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

Në këto ajete:

  • Janë gjashtë fjali, tri prej të cilave janë afirmative ndërsa tri të tjera mohuese.
  • Vërtetohen tri llojet e monoteizmit, ndërsa zhvleftësohen gjashtë lloje të idhujtarisë
  • Secila fjali është argument për tjetrën, sikurse që është rezultat i saj. Kjo për shkak se është rezultat për fjalinë paraprake, ndërsa është argument për atë vijuese.

Kaptina el-Ihlas është një kaptinë që pothuajse ka përfshirë në vete 30 kaptina sikurse ajo vetë: është kaptinë e konsoliduar dhe e përbërë nga dëshmi që flasin për njëra-tjetrën. Sa për ilustrim:

Thuaj: Ai, All-llahu’ është Një, është Samed – çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë; As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur, dhe askush nuk i është i barabartë me Të.”

 

DUKURIA E I’RABIT – LAKIMIT (PIKËSIMIT DHE VOKALIZIMIT) NË GJUHËN ARABE

Gjuha arabe është gjuhë që lakohet dhe, në të shumtën e rasteve, lakimet vijnë me domethënie të reja, që ndërrojnë varësisht lakimit. Kjo dukuri i mungon shumë gjuhëve të botës. E, nëse ndodh që përkthimi të fokusohet vetëm në një formë lakimi, atëherë ai i pamundëson format e tjera dhe rrjedhimisht do të humbasin edhe domethëniet e tjera. P.sh. ajeti 50 nga kaptina el-En’amë:

Thuaj: “Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e All-llahut (e t’ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t’ju tregoj se kur do t’ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll…”

Shumë përkthyes fjalinë:

‘…as nuk pretendoj se i di fshehtësitë

E përkthejnë si fjali lidhëse me atë vijuese, dhe që i bie se ‘unë nuk e di të fshehtën’, ndërsa në fakt, kjo fjali është ma’tuf (e lidhur nëpërmjet pjesëzës) e fjalisë paraprake, e që përfundimisht i bie (ashtu siç e ka përkthyer Sherif Ahmeti. përk.): ‘nuk pretendoj…’[4]

Ajeti 7 nga kaptina Ali Imran:

“… Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: “Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë”! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.”

Pjesëza ‘dhe’ (ar. و) mund të jetë për ist’inaf (vazhdim si pjesë e re e shkëputur, rifillim) apo si atf, që do të thotë se lidhet me pjesën paraprake. Kështu, fjala:

…Dijetarët…

Është kryefjalë, ndërsa kallëzues është:

…thonë: “Ne u kemi besuar atij…

Është thënë se pjesëza ‘dhe’ (ar. و) është pjesëz shtimi, që nënkupton se komentimin e ajeteve të paqarta e dinë dijetarët e zotë, por megjithëkëtë thonë se kemi besuar në to (shprehin modestinë e tyre)…[5]

Ajeti 2 nga kaptina el-Bekare:

Ky është libri që nuk ka dyshim në të (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.

Përemri dëftor  ’ është në rasën emërore nga disa aspekte:

  • Si kallëzues i fjalës paraprake (ajetit 1 të kaptinës) ‘الم Elif lam mim’;
  • Si kryefjalë, ndërsa fjala el-kitab’ si kallëzues;
  • Si kryefjalë, ndërsa fjala ‘el-kitab’ si ndajshtim cilësor (ar. sifeh) apo si zëvendësim (ar. bedel), ndërsa pjesa që nuk ka dyshim në të’ në pozitën e kallëzuesit;
  • Si kryefjalë, ndërsa ‘udhëzues’ si kallëzues, ndërsa nuk ka dyshim’ është në pozitën e rrethanorit të gjendjes (ar. el-hal), e në këtë rast regensi (ar. amili) i rrethanorit ka domethënien e dëftimit.
  • Që pjesa nuk ka dyshim në të (sepse është prej All-llahut) është udhëzues’ të jetë kallëzues pas kallëzuesit.
  • Që kallëzuesi i tij të jetë kryefjalë e fshirë, e që paramendohet: ‘هذا ذلك الكتاب Ky është Ai libri…’. ndërsa fjala ‘udhëzues’ lejohet të jetë në pozitën emërore, përveç atij që përmendëm më parë, edhe nga tri aspekte të tjera, si:
  1. që të jetë kallëzues i përemrit dëftor ,
  2. që të jetë kallëzues i ‘الم Elif lam mim’, kjo sipas mendimit të atyre që këtë e marrin si emër kaptine,
  3. që të jetë kallëzues i kryefjalës së fshirë, e që paramendohet: ‘هو هدى Ai është udhëzim.’[6]

 

 

Prof.Dr.Suat Yëlldërëm

SHKAQET E KONFUZIONIT RRETH PËRKTHIMIT TË DOMETHËNIEVE TË AJETEVE TË KUR’ANIT FISNIK

Doc.prof.Dr.Hfz.Hajredin Hoxha(ish studenti i Autorit)


[1] El-Burhan, 3/228.

[2] Shih: Imam Zerkeshiu, el-Burhan fi ulumi-l-Kur’an, 3/227.

[3] Shih: Imam Sujuti, Mu’treku-l-akran fi xhazi-l-Kur’an, 1/226.

[4] Shih Kesh-shafin e Zemahsheriut dhe Ruhul meani të Bejdaviut për këtë ajet.

[5] Kthehu tek Tefsiri i Hazinit.

[6] Shih: Tefsiret e Tabresiut dhe Nesefiut.