CILAT JANË PASOJAT E MUNGESËS SË MËSIM-BESIMIT NË SHKOLLAT PUBLIKE?

0
381

Mësim besimi në shkollat publike sipas mendimit tim konsiderohet mungese shpirtërore, morale, edukativo-arsimore, akademike, sociale, ekonomike dhe politike, dhe pasojat e kësaj mungese janë të shumta dhe me përmasa të mëdha që vërehen publikisht dhe qartë pa koment. Në pikat që vijojnë po i përmendim disa shembuj të këtyre pasojave:

  • Pasojat shpirtërore:

vërehet qartazi mungesa apo ngritja e mëshirës/rahmetit nga populli pjesërisht/krejtësisht, humbja e respektit në aspektin social dhe familjar! Nuk ka dhimbje dhe gajlosje për njeri tjetrin, s’ka dashuri, s’ka sinqeritet, s’ka dashuri, s’ka solidaritet shpirtëror as solidaritet financiar! Po ku ti gjejmë këto vlera të humbura? Këto vlera gjinden në zemrën e Muslimanit që ka frikën e Allahut xh.sh.

Kjo frikë vjen nga edukimi i mirëfilltë familjar dhe arsimor. Por pasi që edukimi fetar në shkolla publike nuk funksionon dhe parimet fetare nuk figurojnë në tekstet dhe kurikulat shkollore, atëherë çfarë pritet prej gjeneratave aktuale?! Po ashtu  kjo frikë e individit nga Allahu xh.sh. reflekton nga zemra e tij dhe demonstrohet në sjelljen dhe moralin e tij  gjatë shitblerjes, në marrëdhënie sociale të ndërsjella në shkollë, rrugë, shtëpi e kështu me radhë.  Kjo situatë aktuale nuk është në favorin tonë, dhe për fat të keq jemi tjetërsuar dhe shndërruar në shoqëri materialiste, egosite, kapitaliste ku interesit personal i jepet prioritet para interesit kolektiv etj.

  • Pasojat morale:

degjenerimi dhe asimilimi moral i rinisë sonë, narkomania, vrasjet, abuzimet familjare dhe bashkëshortore, rastet shokuese të vrasjeve familajre, ikjet e të rinjve dhe të rejave prej gjirit familjar, neglizhenca e kujdesit të fëmijëve ndaj familjes dhe prindërve të moshuar ku vërehet kërkesat masive për shtëpi, apo shtëpi të pleqve, strehimore, qendra rehabilituese. Në anën tjetër prostitucioni dhe krimi i organizuar, përdhunimet, homoseksualizmi, feminizmi, stili perëndimor dhe ai amerikan në veshmbathje, në ushqim, në të folur, përdorimi i fjalëve të ndyta në të folur, në ofendime, në sharje etj.

 

  • Pasojat edukativo-arsimore:

sekularizmi global dhe ai lokal, ofendimet ndaj Islamit dhe të muslimanëve (kjo dukuri vërehet qartazi nëpër mediat tona dhe rrjetet sociale, ku në fokus është Islami dhe muslimanët, a ndërsa sulmi ndaj religjioneve tjera nuk vërehet fare dhe mediat dhe rrjetet sociale nuk i marrin si tema diskutimi dhe nuk i sulmojnë absolutisht), etiketimi i Islamit dhe i Muslimanëve me terorizëm, vërehen qartazi dukuri skeptike dhe të dyshimta gjatë bisnesëve si p.sh. kohëve të fundit në Kosova me ” BITCOIN ” dhe përdorimi i rymës ilegalisht, shpërlarje parash, tranzakcionet e ndaluara në Islam” PARA ME FAIDE”, ” BLERJA DHE SHITJA E DIPLOMAVE ”  të nivëleve të ndryshme akademike, pastaj edhe punësimi në saje të atyre kualifikimeve ilegale të falicifikuara të korruptuara. Po ashtu vërehet dobësia e kualitetit arsimor dhe shkencor: sheh rininë, të ritë dhe të rejat janë nëpër fakultete dhe kolegje (shkenca sociale apo humane) nuk dinë dhe nuk varin vesh asgjë për zanatin dhe profesionin e tyre !!

Shumë rrallë janë ata të cilët janë të kualifikuar dhe të arsimuar në profesionin e tyre, etj etj. Ma shkurt situatë mjeruese dhe tmer e zi, e sidomos në këtë pandemi të COVID -19, ku mësimet vijohen online, ku provimet zhvillohen online. Ku mundësia e vjedhjes së përgjigjeve është e mundur 90 % !!

 

  • Pasojat sociale:

Dobësia e solidaritetit vëllazëror, varfëria e madhe, papunësia e madhe, gjendja ekonomike dhe financiare e qindra familjeve është mjeruese dhe prekëse në zemër!! Shifni p.sh. rastet e familjeve pothuajse të paralizuara dhe të vdekura nga uria dhe veshmbathja në emisionet: JETIMAT E BALLKANIT, EDHE NE JEMI NË KOSOVË etj,  ku vërehet kjo pasojë e solidaritetit human e fetar. Muslimanët dhe bisnesmeneët shqiptarë në Kosovë dhe gjetiu pjesa dërmuese nuk dinë pothuajse asgjë për obligimin fetar të dhënies obligatgive 2.5 %  të ZEKATIT, dhe kjo mungesë edukative fetare  nëpër shkollat tona publike ka ndikuar negativisht në rezultatin e edukimit arsimor (learning outcomes) që në këtë vend të varfër europian të ekzsitojnë familje pa shtëpi, pa strehimore, pa kulm në kokë, si me jetue në Afrikë apo në shkretirë, dhe masa intelektuale shqiptare sekulare dhe antifetare islame duke pritur ndihmë nga Europa, komuniteti internacional, duke harruar faktin dhe realitetin e hidhur historik të kohës moderne ( shek.19 dhe 20) që Europa asnjherë nuk ka ndihmuar për kauzën shqiptare muslimane!! Turp !!

Pasojat ekonomike:

Kamata, kreditë e shumta me miliona euro, vështërsia e pagesës së kredisë me proviyione të mëdha ku e rrrezikon konfiskimin e pasurisë së patundshme apo të paluhatur (shtëpisë, tokës, çdo gjë që posedon) nëse nuk ekzekutohet pagesa mujore e kredisë, pagat e vogla jo me standarde europiane, kapitalizmi dhe arritja në pasuri me metoda të skeptike, vërehet haptazi dhe qartazi dallimi klasor aristrokat/borgjez, si në periudhat e mesjetës shek. XIV në Europë, ku shihet populli shqiptar si bujkrobër te feudali, etj.

 

  • Pasojat politike:

Politikanë të korruptuar shërbejnë për qarqe, organizata dhe qendra skeptike në disfavor të shtetit tonë, kolaborojnë me armikun, keqpërdorin pozitat e tyre qeveritare, nepotizmi, mashtrojnë, gënjejnë, zihen me kontrabanda dhe trafikim njerëzor ilegal, me shpëlarje parash në emër të organizatave jo reale (FALCO), bashkëpunim me policinë për qëllimet dhe interesat e tyre personale, etj etj.

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha,

PËRGJIGJE AKADEMIKE DHE FETARE PËR PYETJET E PARASHTRUARA NGA STUDENTËT E NIVELIT MASTER PRANË FAKULTETIT TË STUDIMEVE ISLAME NË PRISHTINË