Disa rrugë dhe metoda të suksesshme për shërimin e dukurisë së terrorizmit

0
235
Profile of a bearded man head with a symbol of neurons in the brain

Analistët kanë arritur në përfundimin se dukuritë shoqërore që nuk shërohen apo trajtohen në rrënjët e tyre dhe as luftohen shkaqet e shfaqjes se tyre, rishfaqen përsëri. Terrorizmi nuk mund të zhduket derisa të mos zhduken shkaqet e tij të vërteta dhe rrënjët e tij ideore. Ne nuk do të mund ta zhdukim dukurinë e dhunës dhe terrorizmit përderisa të mos zhytemi në beteja ideologjike dhe kulturore me këta njerëz, ngase kultura është ajo që nën vellon e fesë u lejon dhe sikur arsyeton vrasjet që bëjnë.

Në vijim, do të përmendim rrugët më të rëndësishme që ndihmojnë në çrrënjosjen e kësaj dukurie të egër shoqërore:

  • Patjetër duhet bërë riformulimi-rihartimi i botëkuptimeve fetare në shoqëritë arabe dhe islame. Parimet fetare duhet të zhvishen nga çdo element i dhunës, ekstremizmit dhe urrejtjes.
  • Përforcimi i parimeve të dialogut, tolerancës dhe pranimit të tjetrit, qoftë me të menduar, qoftë edhe me qenien e tij.
  • Siguria shoqërore nuk mund të garantohet përderisa të mos garantohet edhe siguria dhe ruajtja e së drejtës së të menduarit, të dijes, lirisë dhe barazisë.
  • Terrorizmi është pjellë e lëshimeve të mëdha në çështjet ekonomike dhe shoqërore, si dhe e dhunës, prandaj duhet realizuar një drejtësi për të gjitha shtresat e shoqërive tona.
  • Dallimet në mendime, ide dhe medh’hebe nuk shkaktojnë edhe ndarjen nga kolektivi dhe jetesa e përbashkët.
  • Islami na urdhëron që individët dhe shoqërinë t’i pastrojmë nga urrejtja e cila buron nga zilia dhe shpirtvrazhdësia, dhe të gjithë, të bashkuar, të qëndrojmë stoikë përballë çdo shtrëngate që fryn nga kulturat që ushqejnë dhe rrisin urrejtjen, zilinë, mërinë dhe përçarjen ideore apo fetare.
  • Mjetet e informacionit (mediat) duhet të tregojnë dhe të shfaqin një transparencë të ekspeditave perëndimore karshi planprogrameve fetare në shoqëritë tona islame, në mënyrë që kjo të mos bëhet shkak që këta të rinj, si kundërreagim, të kryejnë gjëra-vepra të tilla.
  • Një trajtim mjekësor dhe psikologjik i madh u duhet bërë atyre luftëtarëve që janë kthyer nga vatra të luftës. Ata atje janë ushqyer me idetë se xhihadi është bazë e jetës, kurse paqja është përjashtim nga rregulli, dhe se jeta pa xhihad humb domethënien e saj.
  • Nuk duhet të mos përfillim rolin negativ që luajnë disa teatro, kinema dhe klube të natës në vendet dhe shoqëritë islame.

Disa hotele janë të njohura për punët e ndyta që ushtrojnë, dhe në mënyrë a në një tjetër, bëhen shkak që të jenë caqe të sulmeve të të rinjve myslimanë, të cilët nuk mund ta përmbajnë veten para dukurive të tilla. Që të mos i fryjmë zjarrit me shumë, duhen penguar zhvillimi dhe ushtrimi i lirë i veprimeve të tilla famëkeqe në hotelet tona.

  • Dukuritë negative që janë shfaqur në shoqëritë tona, si: papunësia, kamata, ngritja e çmimeve, kushtet e rënda për jetesë, ndihmat e ulëta sociale, varfëria e skajshme etj., shpeshherë bëhen shkaqe që viktimat e tyre të ngrihen kundër dhe të shkaktojnë trazira e rrëmuja në vend. Andaj, për të mos ndodhur më e keqja, duhet të krijohen kushte më të mira për jetesë, të ofrohen mundësi punësimi, shkollimi, shërimi, etj.
  • Duhet luftuar racizmi në të gjitha format dhe ngjyrat e tij. Njerëzit duhen pajtuar duke flakur mosmarrëveshjet në marrëshëniet prind-fëmijë, burrë-grua, vëlla-vëlla, etj.
  • Rregull bazë për këtë mbetet se zjarri me zjarr nuk shuhet, dhuna me dhunë nuk ndalet, kështu që mbetet shërimi i mendimit me mendim, i idesë me ide, çfarëdo që të jetë ajo; e devijuar apo e pabazë.

***

“Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente“.[1] Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

Doc.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha

DUKURIA E EKSTREMIZMIT DHE TERRORIZMIT – Terrorizmi ndërmjet aktualitetit dhe shpresës  – Shërimi i kësaj sëmundjeje


[1] Kaf, 37.