Disa nga parimet e tarikatit bektashi janë këto:
Gjashtë urdhëresat (ahkam):
- Njohja mistike (Ma’rifet- المعرفة الباطنية )
- Bujaria (Sahavet – السخاء (
- Dija e patundur e paluhatshme (Jekinاليقين – )
- Besnikëria (Sadakat – الإخلاص و التصديق)
- Realiteti është brenda vetes (Haki Ozunde Bilmek معرفة الحق -)
- Soditja (Tefekkur ( التفكر –
(Shih: The Bektashi Order, f.205)
Gjashtë shtyllat (arkan):
- Dija – العلم
- Përulësia- الحلم
- Kënaqësia – القناعة
- Mirënjohja – الشكر
- Lutja e Zotit – الدعاء إلى الله
- Tërheqja التقاعد-
Gjashtë ngrehinat (bina):
- Pendesa التوبة-
- Dorëzimi – الاستسلام
- Besnikëria – التصديق
- Ngritja shpirtërore الارتقاء الروحي-
- Bindja dhe kënaqja – القناعة و الرضا
- Veçimi – الخلوة أو العزلة
Këtu qëndron burimi i tolerancës fetare të bektashinjve. Thelbi i doktrinës sinkretike ( المبادئ الأساسية للتوفيق بين المعتقدات الدينية المتعارضة ) të bektashinjve dhe praktikave të tyre është: vetëm i pafuturi në sekretet e udhës mistike duhet t’u përmbahet rregullave të Sheri’atit;
1- Kuptimi i fshehur i Kur’anit arrihet vetëm nga të futurit në udhë;
2- Mohimi i namazit pesëvaktësh;
3- Larja rituale (gusl) është e domosdoshme vetëm para ritit të inicimit;
4- Agjërimi është i domosdoshëm vetëm gjatë dhjetë ditëve të para të muajit të Muharremit (gjatë kësaj periudhe pjesëtarët e tarikatit nuk pinë ujë por hanë fruta, perime dhe ushqime të tjera të thjeshta vegjetariane);
5– Netëve të kësaj periudhe ata kremtojnë gjithashtu kujtimin (matem gedjeleri) e martirëve shiite; kultin e pesë të pamëkatëve (ma’sum-i pak); veçanërisht kultin e Xhafer Sadikut; tezën që Aliu është mishërimi i Zotit.
6- Dhe mi’raxhi i Muhammedit a.s. është shenjë e pozitës së lartësuar të Profetit pranë Aliut;
7- Viti i ri kristian është ditëlindja e Aliut dhe duhet festuar për tri ditë: ata kanë tubime të shenjta ku anëtarët e tarikatit pinë qumësht dhe dëgjojnë muzikë; inicimi (ayinjam, ainjem) përbën lavdërimin e Familjes së Profetit (Ehl-i bejt),
8- Besimtarët duhet të luten për këtë familje në mëngjes dhe mbrëmje si dhe për vetë Aliun;
9- Pas muajit të Muharremit (kur nuk ka pendim) një besimtar duhet t’i rrëfejë një herë në vit babait në teqe mëkatet e veta për t’u shlyer prej tij.
10- Gratë e tarikatit bektashi mund të marrin pjesë në shërbimet e tyre.
11- Disa bektashi e marrin trinitetin e Aliut, Muhammedit a.s. dhe Allahut si simbol të tarikatit të tyre.
12- Të tjerë marrin për simbol të tillë trinitetin e Aliut, Haxhi Bektashit dhe Fazlullah Astarabadiut (themeluesit të hurufizmit, që ishte një mësim mistik shii; ai vdiq më 1394 ose 1401 dhe ndjekësit e tij besonin se ishte mishërim i Zotit).
13- Bektashinjtë gjithashtu e hyjnizonin dhe adhuronin ( يؤلهون و يعظمون حتى العبادة Fazallahun dhe e morën librin e tij Xhavidname (turqisht, Ashikname) si shkrim sakral.[1]
Së pari: Karakteristika të përgjithshme të tarikatit
- Përshkrimi i Zotit në poezitë e tyre si pronar ose si punonjës që llogarit çdo detaj, sikurse në poezitë e Sulltan Kayguzus (Shih: The Bektashi Order, p. 90).
- Përshkrimi i veprave të një besimtari si të padobishme, siç mund të kuptohet nga poeti modern Edib Harabi.
Ai thoshte:
“O i devotshëm, në xhennet nuk të sjell
Agjërimi, adhurimi dhe abdesi që ti merr
Eja, mos u lodh kot
Hidhi tej hirkën, tespihët dhe sixhaden…
Duke harruar ujin e Zemzemit pij verë..
Pirja e verës në kuptimin e vërtetë ka shumë merita
( Zemzem terkeyle nuseyle sarap– Hakikatte sarapicmek pek sevap..
Mos shko në xhami, shko në tempull idhujsh
(Camilere gitme put’haneye git) etj. ( Ibid, p. 91)
Së dyti: Doktrinat e muridit (aspiruesit-dervishit)
1-Misteri الخفاء
Për bektashiun misteret e tarikatit janë të tilla që askush nuk mund të fillojë t’i kuptojë gjersa të ketë mësuar prej tyre sipas aftësisë së tij shpirtërore. Nuk ka libër që mund të të mësojë bektashizmin dhe nuk ka besim që mund të kuptohet pa ndihmën e murshidit (mjeshtrit).
Në librin e tyre Noktatul Bejan, ka një përkufizim të qartë rreth kësaj çështjeje: “Kush thotë se është kërkues i Muhammed Alisë, duhet pikësëpari – dhe kjo është thelbësore – të gjejë murshidin e vet. (Muhamet Aliye talibim deyen, Evel, farzdir Mursidini bulmadi). (Ibid: 96).
Ata e mbitheksojnë rëndësinë e murshidit duke thënë se: njeriu duhet të lindë dy herë siç pohon Virani Baba në Risale. Ai duhet të lindë nga nëna e tij dhe pastaj nga murshidi i tij. Ajo që lind nga nëna është mish. Njeriu lind në botën e realitetit vetëm nëpërmjet ndikimit të murshidit.
– Ai që nuk ka arritur murshidin nuk mund ta njohë Zotin (Mursidi ermiyen Hakki bilmez).
- Nëse ke një murshid mund të bëhesh insan.
- Nëse nuk ke murshid do të mbetesh hajvan. (Mursitin var ise olursan insan – Mursitin yok ise kalirsin hayvan) (Ibid, 97).
Tariakti bektashi ka edhe diçka të cilën e quajnë katër dyert. Pastaj është diçka e quajtur tre sunnete dhe shtatë farze, që janë doktrinat e murshidit.
Në Librin e Mistereve, Sirr-name që u dëshmua مصدق nga el-Vekil Sejid Mahmud Baba i teqesë së Sehitlikut në Rumeli Hisar, janë përmendur tre sunnetet, dhe çdo murid e ashik duhet t’i njohë. Këto tre sunnete janë si më poshtë:
Së pari: Të mos shqitet kurrë nga zemra dhe mendja Realiteti Hyjnor (Yezdani Haqq) dhe përkujtimi i Tij gjithmonë.
Së dyti: Të largohet çdo ndjenjë urrejtje që mund të ekzistojë ndaj ndonjë vëllai në fe.
Së treti: Të dorëzohemi dhe të jemi të kënaqur me çdo përvojë dhe gjendje shpirtërore (Kahrina ve her halina teslim ve razi ola, Ibid, f. 99).
Shtatë farzet janë si më poshtë:
- Muridi duhet t’i shohë të gjitha gjërat ekzistuese si Zoti, ose Realiteti, dhe nuk duhet t’i tregojë askujt sekretin e atyre që kanë mbërritur.
- Ai duhet të ruajë sekretet, nuk duhet të shohë atë që sheh dhe të dëgjojë atë që dëgjon, pra nuk duhet t’i tregojë këto assesi.
- Ai duhet ta meditojë Realitetin Hyjnor (Jezdani Hakk) për çdo gjë të keqe që vjen në ekzistencë si rezultat i harrimit të Realitetit Hyjnor.
- Ai duhet t’i konsiderojë mësimet dhe udhëzimin e murshidit të tij si hakk – realitet, dhe nuk duhet të veprojë sipas dëshirës së vet. Në fillim, kur ta ketë gjetur murshidin, ai do t’i tregojë dhe zbulojë fytyrën e pa velë të Zotit (Hicabsiz Cemal Ullah).
- Kështu që ai duhet të sjellë tek murshidi veten e duhur dhe nuk duhet të vijë duarzbrazur, dhe kjo konsiderohet nga bektashinjtë si abdes الوضؤ që ai t’i sjellë dhurata me rëndësi mjeshtrit të tij.
- Ai duhet të marrë dorën e murshidit, halifes dhe me dorën e Zotit duhet të rrëfehet dhe pendohet الإعتراف و التوبة .
- Duke shkuar te murshidi ai duhet të heqë dorë nga çfarë di dhe të jetë i përunjët përpara ehl-i tarikatit (Ibid,100).
Në këtë pikë, pra murshidi përshkruhet si stërvitës (Murabbi), si pasues dhe përfaqësues i kryeshenjtorit ( الولي ), dhe si mjeshtër në artin e të jetuarit të përshpirtshëm.
Mistiku i famshëm nga Turkistani, Ahmed Jeseviu pati ndikim të fuqishëm mbi bektashinjtë dhe nakshbenditë. Ai jetoi në shekullin XIII. Në librin e tij Ilk Mutasavifler ai përmend parimet e rrugës së tij:
- Aspiruesi (Murid) duhet t’i dorëzohet krejtësisht shejhut të tij, dhe askush nuk mund të konsiderohet përmbi të.
- Ai duhet të jetë inteligjent në mënyrë që të kuptojë simbolet dhe shenjat e shejhut të tij.
- Ai duhet të jetë i zgjuar dhe i shkathët në shërbim të shejhut.
- Ai duhet të jetë besnik në punë dhe i palëkundur në zbatimin e këshillës së shejhut, dhe të mos bjerë kurrë në dyshim.
- Ai duhet t’i pranojë dhe t’u bindet të gjitha fjalëve dhe të miratojë të gjitha veprimet e shejhut të tij.
- Ai duhet të jetë besnik dhe i vendosur në bejatin e tij.
- Ai duhet të jetë gati të heqë dorë nga të gjitha zotërimet për shejhun e tij.
- Ai duhet t’i ruajë sekretet e shejhut të tij dhe të ruhet nga përhapja e tyre.
- Ai duhet të tregojë respekt për këshillën e shejhut të tij dhe të mos jetë gafil.
- Ai duhet të jetë i gatshëm të flijojë jetën dhe kokën; ai duhet të jetë mik i mikut të shejhut dhe anasjelltas!
Së treti: Doktrinat e katër dyerve
- Sheriati sipas ligjit besimdrejtë sunni
- Tarikati ose mësimet e rendit të fshehtë fetar
- Marifeti ose njohja mistike e Zotit
- Hakikati ose përvoja e pandërmjetësuar e thelbit të realitetit.
Në mësimet e Haxhi Bektashit gjejmë se Zoti ka krijuar katër grupe qeniesh njerëzore:
1-Abitler-Adhurues, që janë njerëzit e Sheriatit
2-Zaditler-Asketë që janë njerëz të Tarikatit
3-Arifler-Gnostikë që janë njerëz të Marifetit
4-Muhibler-Dashurues që janë njerëz të Hakikatit.
Pas kësaj hyrjeje, ata besojnë se Zoti ka obliguar 40 shkallë (mekame) për ta njohur atë si mik. Nga këto dyzet, dhjetë kanë të bëjnë me Sheriatin:
1- Besimi [Kur’ani, 2:282]
2- Mësimi i shkencave fetare [Kur’ani, 3:73]
3- Detyrat formale të adhurimit, agjërimit, zekatit, dhe haxhit [Kur’ani, 2:40]
4- Puna hallall pa kamatë (riba) [Kur’ani, 2:276]
5- Martesa [Kur’ani, 4:24 ]
6- Njohja e harameve në jetën seksuale [Kur’ani, 4:27]
7-Ushtrimi i shembullit të Muhammedit a.s. dhe bashkësisë së tij [Sunnet ve Cemaat] [Kur’ani, 48:23]
8-Dhimbsuria, [Kur’ani, 2:25]
9- Pastërtia në ushqim dhe rroba [Kur’ani, 2:54; 74:4]
10- Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja [Kur’ani, 3:104].
Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha
Tarikati bektashian (Hyrje në historinë dhe bindjet e tij) Sipas burimeve bektashiane
[1] Sipas autorit të librit The Bektashi Order of Dervishes dhe autorit të librit: Spiritual Discourse-Learning with an Islamic Master, Frances Trix, e cila ishte nxënëse e Baba Rexhebit në Miçigan për 25 vjet me radhë.