DYSHIMI I DYTË DHE KUNDËRPËRGJIGJIA E TIJ
Dyshimi i dytë ka të bëjë me atë se kinse një grup myslimanësh që kanë insistuar në unifikimin e tekstit kur’anor, nuk kanë hasur në përkrahjen e të tjerëve. Tekstualisht, në librin e tij të përmendur më lart, Goldziheri thotë: “Në tërë periudhën e hershme të historisë islame nuk është vërejtur ambicia për unifikimin fetar (besimor) të tekstit, përveç raste të një përkrahje të pamjaftueshme…”[1]
Sipas këtij paragrafi, kuptohet se na paska qenë një grup myslimanësh, që paskanë shfaqur ambicie për unifikim akaidor të tekstit kur’anor, por që nuk paska fituar edhe përkrahjen e publikut, me përjashtim të një pakice. Kjo është një akuzë e pabazë dhe një pohim, të cilin argumentet e zhvleftësojnë në tërësi. Nuk është vërtetuar se ndonjëri prej myslimanëve ka dashur apo të paktën ka menduar të bëjë unifikimin e teksteve të Kur’anit Fisnik. Ajo që në fakt ka bërë halifeja Uthman bin Affani r.a., nuk ka të bëjë aspak me këtë që thotë Goldziheri. Halifeja ka synuar t’i bashkojë myslimanët rreth kiraeteve të vërtetuara në mënyrën më të saktë, pra tevaturin, dhe jo se ka pasur ndonjë motiv tjetër, ndryshe, siç nënvizon Shejh Abdul Fettahu, Uthmani nuk do të lejonte që në mus’hafet e shkruara në kohën e tij të kishte dallime në disa vende, dhe kjo sipas kiraeteve të ndryshme, por do të urdhëronte që të gjitha mus’hafet të shkruheshin me një formë të vetme. Pra, shkrimi i tyre në forma të ndryshme, gjithnjë në përputhje me kiraetet e vërtetuara, është dëshmi se Uthmani nuk ka pasur për qëllim unifikimin e tekstit kur’anor…[2]
Pas këtij shpjegimi nuk mund të ketë shpjegim, por, siç do të shprehej hoxha ynë prof.dr. Abdul Aziz Abdul Fettah Kariu, nga ta kuptojnë perëndimorët sado që të jenë orientalizuar, veçmas këta të sojit të Goldziherit, të cilët qëllimisht përbaltin Islamin megjithqë kanë njohuri të gjera rreth tij. Kur u përkthye në arabisht, libri i tij Doktrinat e tefsirit, pamë të jetë hapur me akuza e përbaltje ndaj tekstit kur’anor. Libri është plot e përplot pështjellime e rrëmujë dhe, nga perspektiva jonë, shkak i shkazmës apo rrëshqitjes së tij të rrezikshme është pamundësia për t’i kuptuar kiraetet, nga njëra anë, dhe mendjemadhësia e mohimi i qëllimshëm i të vërtetave dhe urtësive të tyre, në anën tjetër[3].
DYSHIM I TRETË DHE KUNDËRPËRGJIGJIA E TIJ
Goldziheri na e përshkruan akuzën e tij të radhës, në faqen e tetë të librit të tij ‘Medhahib et-tefsir el-islamijj’, ku thotë: ‘Një pjesë e madhe e këtyre dallimeve i faturohet karakteristikës së shkrimit arab, struktura e të cilit ofron volume të ndryshme tingujsh, sipas dallimit të pikëve të vëna sipër ose poshtë kësaj strukture, apo sipas numrit të këtyre pikave. Po kështu, edhe në rastin kur nuk ka ndryshime (dallime) në volume tingujsh, ndryshimi i vokaleve, e që në shkrimin e vërtetë arab nuk ka diç që e përcakton (kufizon), bën që pozitat e trajtës së fjalës të pësojnë ndryshime, e rrjedhimisht të ndryshojnë edhe kuptimet e saj. Kësisoj, dallimi në pikësimin e strukturës së shkrimit dhe dallimi i vokaleve në kuptimin apo përmbajtjen e unifikuar, që ndryshon me ose sipas shkronjave të pazëshme, kanë qenë shkaku i parë në krijimin e lëvizjes së dallimit të kiraeteve në tekstin që, realisht, nuk ka qenë i pikësuar, apo nuk është synuar preciziteti në pikësimin dhe vokalizimin e tij…’[4]
Dr. Abdul Fettahu bën zhvlerësimin e kësaj akuze duke dhënë shpjegimet në vijim: “Ky, sigurisht, është një mendim i gabuar, sikurse që është një vështrim i çoroditur, pretendim i kotë dhe shpifje e urryer, gjëra për të cilat ka guxim vetëm një njeri sikur Goldziheri, dhe këtë, jo për tjetër, por vetëm që të njollosë gjënë më të shtrenjtë tek besimtarët, Kur’anin Famëlartë dhe të mbjellë dyshime dhe të shkaktojë dilema tek ata se kinse libri i tyre nuk qenka kontrolluar, respektivisht, shprehjet, leximet dhe transmetimet e tij nuk qenkanë verifikuar dhe transmetuar e bartur tek brezat e mëvonshëm me besnikëri dhe sinqeritet.”
Fatbardhësisht, këtë mendim e zhvlerësojnë të vërtetat historike, sikurse që e sfidojnë dhe i mposhtin argumentet më të sakta fetare, në përgjithësi e në hollësi, të cilat dëshmojnë se kiraetet (leximet) kanë për bazë dhe burim shpalljen hyjnore (vahjin) dhe transmetimin e vërtetë nga i Dërguari [alejhis salatu ves selam] dhe se ato, në fakt, janë një traditë e përcjellë nga i fundit prej të parit, nga pasardhësit prej paraardhësve, nga i Dërguari i Allahut ﷺ prej Xhibrilit, e nga ky i fundit prej Allahut të Madhëruar…[5]
Më pas, Shejhu sjell edhe argumentet tradicionale dhe racionale, përmbajtjen e të cilave, si parafrazim, do e sjellim në vijim:
Historia është dëshmia më e mirë se si Kur’ani, me të gjitha leximet dhe transmetimet e tij, para se të jepej urdhri për shkrimin e tij në një Mus’haf nga Halifeja Uthman r.a., është ruajtur përmendsh nga sahabët [Allahu qoftë i kënaqur me ta!], madje edhe para se të bëhej shkrimi i tij në fletushka në kohën e të sinqertit, Ebu Bekrit r.a. Historia, po kështu, dëshmon se edhe leximet dhe transmetimet e Kur’anit janë të sakta dhe të vërteta, për faktin se, përveç të tjerash, edhe në të gjallë të Muhammedit ﷺ ato kanë qenë të përhapura në mesin e njerëzve dhe se askush nuk dyshon në saktësinë dhe vërtetësinë e teksteve dhe zinxhirëve të transmetuesve (senedeve) të këtyre transmetimeve.
Në vazhdim do të përmendim disa nga këto transmetime, për të dëshmuar se vërtetë njeriu nuk ka gisht në to dhe se leximet nuk janë të ndryshme, pasi kjo është karakteristikë e shkrimit arab[6].
Dëshmia e parë: Buhariu dhe Muslimi transmetojnë në sahihët e tyre nga Ibni Abbasi r.a., se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
Xhibrili alejhi selam ma lexonte (Kur’anin) në një germë (lexim), ndërsa unë e shqyrtova dhe kam vazhduar të kërkoj (më shumë lexime për t’ua lehtësuar besimtarëve), ndërsa ai më shtonte, derisa mbaroi tek shtatë germat (leximet).”[7]
Dëshmia e dytë: Buhariu transmeton në sahihun e tij nga Umer Ibn Hattabi r.a., i cili rrëfen:
Derisa ishte gjallë i Dërguari i Allahut ﷺ , më ra ta dëgjoja Hisham Ibn Hakim Ibn Hizamin tek lexonte nga kaptina el-Furkan sipas leximeve të shumta, që mua i Dërguari i Allahut ﷺ nuk ma pati lexuar ashtu. Gati sa nuk e rroka për koke në namaz, por bëra durim derisa dha selam, kështu që, si e kreu namazin, e kapa për pelerine dhe i thashë:
– Kush ta ka lexuar këtë kaptinë që dëgjova tash ta lexoje (në namaz)?
– Ma ka lexuar i Dërguari i Allahut ﷺ , – më tha, ndërsa unë i thashë se gënjente, ngase i Dërguari i Allahut mua ma kishte lexuar ndryshe nga ajo që e kishte lexuar ai. E mora dhe e dërgova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i thashë:
– E kam dëgjuar këtë njeri të lexonte kaptinën el-Furkan, jo ashtu sipas leximeve që m’i ke lexuar. I Dërguari i Allahut ﷺ më tha:
– Lëshoje! – ndërsa atij i tha:
– Lexo, o Hisham! Hishami ia lexoi leximin të cilin e dëgjova më parë ta lexonte (në namaz). I Dërguari i Allahut ﷺ tha:
-Kështu është shpallur! Më pastaj tha:
-Lexo, o Omer! – ndërsa unë lexova leximin që ai ma pati lexuar. I Dërguari i Allahut tha:
-Kështu është shpallur! Vërtetë – shtoi, – ky Kur’an është shpallur në shtatë lexime, andaj lexojeni atë që iu është lehtësuar prej tij!”
Hafidh Ibni Haxher Askalaniu, në Fet’hu-l-Bari, ka thënë:
“Shkaku pse polemizuan Omeri dhe Hishami ishte se, Omeri e kishte dëgjuar leximin e kaptinës më përpara se të dëgjonte hadithin e shpalljes së Kur’anit në shtatë germa (lexime), hadith të cilin e dëgjoi vetëm pas kësaj ndodhie.”[8]
Dëshmia e tretë: Ubejj Ibn Ka’bi r.a., rrëfen se: Pejgamberi ﷺ ishte tek Edati Beni Gifari ku i erdhi Xhibrili alejhis selam dhe i tha: Vërtetë, Allahu të urdhëron që t’ia lexosh Kur’anin ummetit tënd sipas një germe (leximi)!
Pejgamberi ﷺ tha: E lus Allahun për ndjesë dhe falje, por ummeti im nuk mund ta përballojnë një gjë të tillë! Pastaj i erdhi për herë të dytë dhe i tha: Vërtetë, Allahu të urdhëron që t’ia lexosh Kur’anin ummetit tënd sipas dy germave (leximeve)! Pejgamberi ﷺ tha: E lus Allahun për ndjesë dhe falje, por ummeti im nuk mund ta përballojë një gjë të tillë!
Pastaj erdhi për të tretën herë dhe tha: Vërtetë, Allahu të urdhëron që t’ia lexosh Kur’anin ummetit tënd sipas tri germave (leximeve)! Pejgamberi ﷺ tha: E lus Allahun për ndjesë dhe falje, por ummeti im nuk mund ta përballojë një gjë të tillë! Pastaj erdhi për të katërtën herë dhe tha: Vërtetë, Allahu të urdhëron që t’ia lexosh Kur’anin ummetit tënd, sipas shtatë germave (leximeve) ndërsa ata, sipas cilësdo germë (cilit do lexim) të lexojnë, ia kanë qëlluar!”[9]
Shejhu Abdul Fettah sjell dhe argumente të tjera, që dëshmojnë po kështu se leximet janë çështje të përcaktuara fetarisht, që nuk ndryshojnë dotë (ar. teukifijjeh) dhe se referencë për to është i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili i transmeton ato nga Xhibrili alejhis selam e ky nga Allahu i Lartësuar.
Përveç kësaj që përmendëm, lënda el-Ikra (lexim) është përsëritur në hadithe, gjë që dëshmon se leximet janë vërtetuar sipas mënyrës tradicionale (shpalljes) dhe se ato janë marrë e transmetuar gojarisht, sikurse që sahabët –Allahu qoftë i kënaqur me ta!– kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm sa i përket shprehjeve të Kur’anit dhe zotërimit të fjalëve dhe shkronjave (germave) të tij. Konsideroj se argument më të mirë, për çështjen në fjalë, se sa rasti i Omer Ibn Hattabit me Hisham Ibn Hakemin nuk na duhet[10].
Shejh Abdul Fettahu sjell dhe argumente racionale për të zhvlerësuar teorinë e Goldziherit. Ai thotë se kur Halifeja Uthman Ibn Affani dërgoi ekzemplarët e Kur’anit nëpër vendet islame, dërgoi po kështu edhe dijetarë që t’ua mësonin njerëzve Kur’anin, sipas Mus’hafit të dërguar dhe sipas asaj që ai parasheh. Kështu, Zejd Ibn Thabitin e dërgoi lexues në Medinë, Abdullah Ibn Saibin në Mekë, Mugire Ibn Shihabin në Sham, Amir Ibn Abdu Kajsin në Basra dhe Ebu AbduRrahman Selemiun në Kufe. Secili prej këtyre dijetarëve ua lexonte Kur’anin banorëve vendas sipas leximit mutavatir (më të saktë të mundshëm) të cilin e kishte mësuar nga i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] dhe që figuronte në shkrimin e Mus’hafit, pa u ndaluar fare tek leximet e tjera, që nuk ishin vërtetuar saktësisht, edhe nëse shkrimi i Mus’hafit mund t’i përmbante figurativisht ato. Kësisoj, qëllimi i dërgimit të një lexuesi me një kopje të Kur’anit ishte, që leximi të mos dilte jashtë suazave të llojit të vërtetuar sipas mënyrës më të saktë – mutevatir, ndryshe, do të krijohej mundësia që kushdo ta lexonte Kur’anin si të donte, pavarësisht nëse leximi i tij ishte vërtetuar apo jo. Por jo, Uthmani dërgoi lexues që t’ua mësonin njerëzve leximet, jo të vërtetuara sipas shkrimit, por sipas traditës[11].
Kundërpërgjigjie e saktë dhe e detajuar shkencërisht, në të cilën prerazi dhe bindshëm dëshmohet se si kiraetet nuk kanë të bëjnë me shkrimin, por me të mësimit të tyre gojë më gojë dhe me transmetim nga njëri tek brezi tjetër.
Përgjatë shpjegimeve që ka ofruar hoxha Abdul Fettah Kadiu, ndërsa zhvlerësonte prezentimet e pabaza të Goldziherit për kiraetet, ka përmendur llojet e kiraeteve të cilat janë me probabilitet dhe mundësi leximi sipas shkrimit apo resmit Uthman. Ka thënë më saktësisht: “Po të supozonim se mosvokalizimi i Kur’anit është shkak i llojllojshmërisë së kiraeteve dhe dallimeve ndërmjet tyre, do t’i binte se secili lexim që është i mundshëm sipas shkrimit Uthman është i saktë dhe i pranuar, por puna nuk është kështu. Leximet që janë të mundshme sipas shkrimit Uthman janë katër lloje:
Llojet e kiraeteve | ||||
Shembuj | Norma | Probabiliteti sipas shkrimit Uthman | Rregulli në vërtetimin e kiraetit | |
1. | Ajeti 13 nga kaptina Isra:
﴿وَنُخْرِجُ لَهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ كِتَابًا يَلْقَاهُ مَنشُورًا ﴿١٣﴾ Folja nuhrixhu (ونُخْرِج) është lexuar në tre forma: 1) Nuhrixhu (نُخْرِجُ) 2) Juhrexhu (يُخْرَجُ), dhe 3) Jahruxhu (يَخْرُج). [12] |
Të tria këto forma të leximit janë vërtetuar tevaturisht, pra sipas mënyrës më të saktë të mundshme të transmetimit. | Që të tria janë të mundshme sipas shkrimit Uthman. | Transmetimi, jo shkrimi. |
2. | Ajeti 58 nga kaptina A’rafë:
﴿وَالَّذِي خَبُثَ لَا يَخْرُجُ إِلَّا نَكِدًا﴾ Folja jahruxhu është lexuar edhe juhrixhu (يُخْرِجُ). [13] Po kështu ajeti 19 nga kaptina Teube: ﴿ أَجَعَلْتُمْ سِقَايَةَ الْحَاجِّ وَعِمَارَةَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ كَمَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ﴾ Fjala sikaje (سِقَايَةَ) është lexuar sukat (سُقاة) [14], shumës i fjalës saki (ساقي), m’u ashtu siç shumëzohet fjala rami (رامي) në rumat (رماة). Siç mund të shihet, përveç ndryshimit në vokalizim (nga sikaje në sukat), është fshirë dhe bashkëtingëllorja j. Po kështu fjala imareh (عِمَارَةَ) është lexuar amereh (عَمَرةَ), pra duke e fshirë elifin dhe duke e lexuar si shumës të fjalës amir (عامر), ngjashëm siç shumëzohet emri sanië (صانع) në saneah (صنعة). |
Është vërtetuar nëpërmjet transmetimit ahad. Vargu i transmetuesve është i saktë duke u përcjellë nga njëri tek transmetuesi tjetër i drejtë e besnik, dhe këtë nga fillimi e deri në mbarim të vargut të transmetuesve. Si forma të leximit janë të njohura tek ekspertët e kësaj fushe. Pavarësisht transmetimit ahad, ato janë pranuar nga dijetarët për shkak të senedit të saktë dhe përhapjes së tyre në mesin e lexuesve. Që të dyja këto lexime pranohen dhe konsiderohen Kur’an me të cilin e adhurojmë Allahun në namaz dhe jashtë tij. Së këndejmi, duhet pranuar domosdoshmërish sepse refuzimi i tyre nënkupton kufër ose femohim. | Shkrimi i mus’hafit i pranon. | Transmetimi, jo shkrimi siç ka pretenduar Goldziheri. |
3. | Ajeti 69 nga kaptina Ahzabë:
﴿ وَكَانَ عِندَ اللَّهِ وَجِيهًا ﴿٦٩﴾ Pjesa “…ve kanë inde Allahi vexhihen” (وَكَانَ عِندَ اللَّهِ وَجِيهًا) është lexuar: “…ve kanë abden li-l-Lahi vexhihen!” |
Është vërtetuar sipas mënyrës ahad të transmetimit. Ka sened të saktë por si mënyrë e leximit nuk është e njohur dhe ekspertët e kiraeteve nuk e kanë pranuar. | Refuzohet ky lloj leximi, qoftë gjatë namazit qoftë jashtë tij. Nuk lejohet të lexohet me qëllim adhurimi sepse nuk pranohet. | Transmetimi, jo shkrimi siç ka pretenduar Goldziheri. |
4. | Ajeti 114 nga kaptina Teube:
﴿ وَمَا كَانَ اسْتِغْفَارُ إِبْرَاهِيمَ لِأَبِيهِ إِلَّا عَن مَّوْعِدَةٍ وَعَدَهَا إِيَّاهُ ﴾ Fjala ijjahu (إِيَّاهُ) është lexuar ebah (أباه). |
Nuk është vërtetuar dhe në fakt nuk ka fare sened. Kjo nuk kosndierohet Kur’an dhe nuk lejohet adhurimi me të. Me konsensus të diejtarëve, ndalohet leximi i Kur’anit sipas kësaj forme. | Lloji i tretë dhe katërt janë të mundshme sipas shkrimit Uthman. | Transmetimi, jo shkrimi siç ka pretenduar Goldziheri. |
Kjo ishte sa i përket asaj se cilat kiraete janë të mundshme sipas shkrimit Uthman e cilat jo. Hoxha Abdul Fettah Kadi nuk ka mjaftuar me kaq. Për t’i zhvlerësuar maksimalisht akuzat dhe dyshimet e Goldziherit, këtij injoranti dhe armiku të kiraeteve kur’anore, është zgjeruar duke sjellë shembuj të shumtë, që ta konfirmojë se kriter për kiraete është dëgjimi, mësimi i tyre gojë më gojë dhe përcjellja sipas mënyrës më të saktë të transmetimit -tevaturit, jo veçorive të shkrimit arab apo shkrimit (resmit) Uthman. Dr. Abdul Fettah Kadiu, si shembuj argumentimi, sjell fjalët në vazhdim:
Fjalë kur’anore të shoqëruara me analiza dhe shpjegime për llojllojshmërinë e leximit të tyre, nëpërmjet të cilave konfirmohet besnikëria, përpikëria dhe mjeshtëria e lexuesve të Kur’anit. | ||||||||
Fjalët kur’anore me lexime të ndryshme | ||||||||
1. | مَالِك[15] | مَلِك | Është përmendur në tre vende në Kur’an: | |||||
Fatiha, 4: | مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ | |||||||
Al Imran, 26: | قُلِ اللَّهُمَّ مَالِكَ الْمُلْكِ تُؤْتِي الْمُلْكَ مَن تَشَاءُ وَتَنزِعُ الْمُلْكَ مِمَّن تَشَاءُ | |||||||
Nas, 2: | مَلِكِ النَّاسِ | |||||||
Në të tria vendet është shkruar njëjtë, pra duke e fshirë elifin pas mim-it, por lexuesit vetëm në rastin e kaptinës fatiha nuk e kanë lexuar njëjtë[16]. Më saktë, disa e kanë lexuar me e disa pa elif (pra disa e kanë lexuar Maliki e disa Meliki). Ndërsa në kaptinën Nas, e kanë lexuar të gjithë pa elif: “مَلِكِ النَّاسِ” -Meliki-n-nas. Edhe po të lexohej me elif, nuk është se gjuhësisht do të ndërronte kuptim, por për shkak se nuk është transmetuar. Kjo flet se kiraetet vërtetohen sipas transmetimeve, jo sipas shkrimit, dhe, dallimet e tyre këtu nuk do të kishin të bënin vetëm me kaptinën fatiha, por edhe me dy rastet tjera në dy kaptinat që përmendëm më parë (Al Imran dhe Nas). Fakti se kuratë nuk e kanë bërë këtë flet se ata mbështeten në transmetime, jo në resm dhe shkrim[17]. | ||||||||
2. | غِشَاوة | غَشْوَة[18] | Kjo fjalë është përmendur në Kur’an në dy vende: në kaptinën bekare, në ajetin 7 “وَعَلَىٰ أَبْصَارِهِمْ غِشَاوَةٌ ” dhe në kaptinën xhathije, në ajetin 23 “وَجَعَلَ عَلَىٰ بَصَرِهِ غِشَاوَةً”
Disa e kanë lexuar gashveh (غَشْوة). Po të lexohej kështu në kaptinën bekare, gjuhësisht mund të jetë e pranuar, por askush nuk e ka bërë këtë për shkak se nuk ka test që vërteton leximin në këtë mënyrë. Edhe kjo është dëshmi se kiraetet mbështeten vetëm në transmetime, jo në shkrim e resm. |
|||||
3. | الصَاعِقة | الصّعْقَة[19] | Kjo fjalë në Kur’an përmendet e shquar dhe e pashquar në gjashtë vende: | |||||
Bekare, 55: | فَأَخَذَتْكُمُ الصَّاعِقَةُ وَأَنتُمْ تَنظُرُونَ | |||||||
Nisa, 153: | فَأَخَذَتْهُمُ الصَّاعِقَةُ بِظُلْمِهِمْ | |||||||
Fussilet, 13[20]: | فَإِنْ أَعْرَضُوا فَقُلْ أَنذَرْتُكُمْ صَاعِقَةً مِّثْلَ صَاعِقَةِ عَادٍ وَثَمُودَ | |||||||
Fussilet, 17: | فَأَخَذَتْهُمْ صَاعِقَةُ الْعَذَابِ الْهُونِ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ | |||||||
Dharijat, 44: | فَعَتَوْا عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ فَأَخَذَتْهُمُ الصَّاعِقَةُ وَهُمْ يَنظُرُونَ | |||||||
Ky ajet në të gjithë mus’hafët osmanë figuron pa elif, pasi lexuesit janë pajtuar se në pesë rastet e para lexohet me elif duke vokalizuar shkronjën pasuese ajnin me kesre (zanoren i ) përderisa në rastin e gjashtë kanë mospajtime, se a duhet vepruar kështu apo duhet fshirë elifin duke mos e vokalizuar me këtë rast shkronjën ajn fare (pra, duke e lexuar es sa’kah – الصَعْقة).
Po të ishin kiraetet sipas resmit, kuratë do të dallonin edhe në pesë rastet e para, siç dalluan në rastin e gjashtë, por nuk e bën këtë për të dëshmuar kështu se kiraetet i referohen vetëm transmetimeve, jo shkrimit dhe resmit. |
||||||||
4. | كَرْهاً[21] | كُرْهاً[22] | Al Imran, 83[23]: | أَفَغَيْرَ دِينِ اللَّهِ يَبْغُونَ وَلَهُ أَسْلَمَ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ طَوْعًا وَكَرْهًا وَإِلَيْهِ يُرْجَعُونَ | ||||
Nisa, 19: | يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا يَحِلُّ لَكُمْ أَن تَرِثُوا النِّسَاءَ كَرْهًا | |||||||
Teube, 53: | قُلْ أَنفِقُوا طَوْعًا أَوْ كَرْهًا لَّن يُتَقَبَّلَ مِنكُمْ | |||||||
Ra’d, 15: | وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ طَوْعًا وَكَرْهًا وَظِلَالُهُم بِالْغُدُوِّ وَالْآصَالِ | |||||||
Fussilet, 11[24]: | ثُمَّ اسْتَوَىٰ إِلَى السَّمَاءِ وَهِيَ دُخَانٌ فَقَالَ لَهَا وَلِلْأَرْضِ ائْتِيَا طَوْعًا أَوْ كَرْهًا قَالَتَا أَتَيْنَا طَائِعِين | |||||||
Ahkaf, 15[25]: | وَوَصَّيْنَا الْإِنسَانَ بِوَالِدَيْهِ إِحْسَانًا حَمَلَتْهُ أُمُّهُ كُرْهًا وَوَضَعَتْهُ كُرْهًا | |||||||
5. | يَحزَن
Jahzenu |
يُحزِن[26]
Juhzinu |
Të përmendura në ajetet: | |||||
En’amë, 33: | قَدْ نَعْلَمُ إِنَّهُ لَيَحْزُنُكَ الَّذِي يَقُولُونَ | |||||||
Jasin, 76: | فَلَا يَحْزُنكَ قَوْلُهُمْ | |||||||
Muxhadele, 10: | إِنَّمَا النَّجْوَىٰ مِنَ الشَّيْطَانِ لِيَحْزُنَ الَّذِينَ آمَنُوا | |||||||
Në arabisht lexohet hazenehu dhe ahzenehu me kuptim kur diç të brengosë. | ||||||||
6. | مَدخلاً
Med’halen |
مُدخَلاً[27]
Mud’halen |
Është përmendur në kaptinat: | |||||
Nisa, 31: | إِن تَجْتَنِبُوا كَبَائِرَ مَا تُنْهَوْنَ عَنْهُ نُكَفِّرْ عَنكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَنُدْخِلْكُم مُّدْخَلًا كَرِيمًا | |||||||
Haxh, 59: | لَيُدْخِلَنَّهُم مُّدْخَلًا يَرْضَوْنَهُ | |||||||
Disa e kanë lexuar germën mim me zanoren u e disa të tjerë me zanoren e përderisa janë dakorduar që në kaptinën Isra, ajeti 80, të lexohet me zanoren u: “وَقُل رَّبِّ أَدْخِلْنِي مُدْخَلَ صِدْقٍ وَأَخْرِجْنِي مُخْرَجَ صِدْقٍ وَاجْعَل لِّي مِن لَّدُنكَ سُلْطَانًا نَّصِيرًا”
Në fakt, gjuhësisht, mund të lexohet edhe këtu me zanoren e, sikur në dy rastet e para që mund të lexohet ashtu dhe kështu, pasi lexuesit nuk e kanë bërë në rastin e kësaj kaptine për shkak se nuk ka transmetim. |
||||||||
7. | تُخرَجون[28]
Tuhrexhune |
تَخرُجون[29]
Tahruxhune |
Për shkak të hapësirës së pamjaftueshme në këtë studim, vetëm do të aludojmë në kaptinat dhe ajetet pa e përmendur tekstin. Në kaptinat A’rafë, ajeti 25, Rrum, ajeti 19, Zuhruf, ajeti 11 dhe Xhathije, ajeti 35, lexuesit kanë thënë se mund të lexohen me zanoret u dhe e, përkatësisht tuhrexhune dhe tahruxhune përderisa në rastin e dytë nga kaptina Rrum, ajeti 25, kanë thënë se mund të lexohet vetëm në një variant, përkatësisht tahruxhune. Edhe pse gjuha e lejon edhe variantin e mëparmë, për shkak të mungesës së transmetimit, lexohet vetëm në variantin e dytë, sepse kiraetet vërtetohen sipas transmetimeve, jo sipas gjuhës dhe shkrimit. | |||||
8. | الرًشَد[30]
Rreshed |
رُشْداً [31]
Rushden |
Lexuesit nuk kanë pajtuar rreth asaj se kjo shprehje a duhet të lexohet me vokalizimin e germës ra me zanoren u dhe mosvokalizimin fare të germës shin apo të vokalizimit të të dyja germave me zanoren e, dhe këtë pavarësisht se kjo fjalë është apo jo e shquar. Fjala është për rastet në kaptinat A’rafë, ajeti 146, Kehf, ajete 10, 24 dhe 66, dhe Xhin, ajetet 10, 14, 21.
Të dyja versionet e leximit janë të praktikuara ndër arabët. Lexuesit kanë pajtuar që në disa vende të lexohen vokalizimet e germave ra dhe shin me zanoren e ndërsa në vende tjera nuk kanë pajtuar. Ajo që u tha për shembujt paraprakë se kriter mbetet transmetimi, jo resmi thuhet edhe këtu. |
|||||
9. | ضَراً
Darren |
ضُراً
Durren |
Ajo që është thënë për shembujt e mëparshëm thuhet edhe këtu. Janë dy variante gjuhësore të përdorura nga arabët dhe të transmetuara po kështu. | |||||
10. | حَزَناً
Hazenen |
حُزناً
Huznen |
Kjo shprehje, e shquar apo e pashquar qe, është përmendur në pesë vende në Kur’an. Ka ardhur në dy variante me një kuptim. Më saktë, ka ardhur duke qenë germa ha e vokalizuar me zanoren u ndërsa germa zaj e pavokalizuar (huznen). Po kështu ka ardhur edhe me germat ha dhe zaj të vokalizuara me zanoren e (hazenen). Por, lexuesit vetëm në rastin e kaptinës Kasas nuk kanë një mendim, nëse duhet të lexohet sipas versionit të parë ose të dytë përderisa në katër vendet tjera janë dakord sa i përket një forme të vetme të leximit. | |||||
11. | فعَمِيَتْ [32]
Fe-amijet |
فعُمِّيَتْ
Fe-ummijet |
Në kaptinën Hud, ajeti 28, është lexuar duke e vokalizuar germën ajn me zanoren u si dhe duke e dyfishuar germën mim përderisa në kaptinën Kasas, ajeti 66, është lexuar duke e vokalizuar germën ajn me zanoren e ndërsa germën mim me zanoren i. Të dy versionet janë të sakta dhe të përdorura nga arabët dhe të mundshme sipas resmit osman por lexuesit, edhe nëse në rastin e kaptinës Hud e kanë lexuar ndryshe, në rastin e kaptinës Kasas e kanë lexuar njëjtë të gjithë për shkak të transmetimit. | |||||
12. | نَسقيَه
Neskijehu |
نُسقيَه[33]
Nuskijehu |
Në kaptinat Nahël, ajeti 66 dhe Mu’minunë, ajeti 21, është lexuar duke e vokalizuar germën nun me zanoren e (neskikum) por është lexuar edhe duke e vokalizuar germën nun me zanoren u (nuskikum). Është lexuar edhe duke e zëvendësuar germën nun me germën ta (teskikum). Ndërsa sa i përket ajetit 49 nga kaptina Furkan (وَنُسْقِيَهُ مِمَّا خَلَقْنَا أَنْعَامًا وَأَنَاسِيَّ كَثِيرًا) janë dakorduar të lexohet vetëm me germën nun edhe pse resmi lejon të lexohen të tri leximet (neskikum, nuskikum, tesikum) për shkak të mospikësimit të mus’hafit por këtë nuk e kanë bërë lexuesit për shkak se i janë referuar transmetimeve ku ky leximi i fundit nuk qëndron. | |||||
13. | كِسَفاً
Kisefen |
كِسْفاً [34]
Kisfen |
E përmendur në kaptinat Isra, ajeti 92, Shuara, ajeti 187, Rrum, ajeti 48, Sebe’, ajeti 9, Tur, ajeti 44.
Lexuesit nuk kanë një mendim sa i përket leximit të kësaj fjale në katër rastet e para. Disa e kanë lexuar germën sin të vokalizuar me e e disa fare të pavokalizuar. Ndërsa në rastin e pestë të gjithë njëzëri kanë pohuar se germa sin lexohet e pavokalizuar pavarësisht që gjuha arabe dhe konteksti i ajetit do ta lejonin edhe ndryshe por lexuesit nuk e kanë bërë duke i mbetur besnikë transmetimeve. |
|||||
14. | يُنْفَخُ
Junfehu |
نَنْفُخُ
Nenfuhu |
E përmendur në tre kaptina: Taha, ajeti 102; Nemël, ajeti 87, dhe Nebe’, ajeti 1. Në kaptinën Taha është lexuar me germat nun dhe ja përderisa lexuesit për dy kaptinat tjera, Nemël dhe Nebe’, njëzëri janë deklaruar se lexohet vetëm me germën ja edhe pse konteksti në të cilin ka ardhur fjala në këto dy kaptina do ta lejonte të lexohej edhe me germën nun por lexuesit nuk e kanë bërë ngase nuk ka transmetim. | |||||
15. | سُخْرِياً
Suhrijjen |
سِخْرِياً
Sihrijjen |
Është përmendur në kaptinat Mu’minunë, ajeti 110 dhe Sad, ajeti 63, ku është lexuar duke e vokalizuar germën sin me zanoren u (suhrijjen) në kaptinën e parë dhe me zanoren i (sihrijjen) në kaptinën e dytë (Sad). Lexuesit janë dakorduar se në kaptinën Zuhruf, ajeti 32, ajo lexohet vetëm me zanoren u edhe pse gjuhësisht do të kishte të njëjtin kuptim dhe po të lexohej me i, për shkak të kuptimit të njëjtë që kanë. Po të mos varej kiraeti nga transmetimi, edhe këtu mund të mos kishin pajtuar lexuesit, por nuk e kanë bërë, duke na lënë kështu të kuptojmë se leximi i saktë është vetëm ai që mbështetet në transmetim, jo shkrim e resm. | |||||
Fjalë tjera në Kur’an që nuk janë të pikësuara dhe as të vokalizuara e që sipas resmit mund të lexohen në disa forma, duke mos u ndeshur me rregullat e arabishtes, por megjithatë, kuratë nuk i kanë lexuar ashtu por vetëm sipas një leximi për të cilin ka transmetim. | ||||||||
16. | يَخْطَفُ
Jahtafu |
يَخْطِفُ
Jahtifu |
Lexohet në dy forma: hatife (خَطِفَ) dhe hatafe (خَطَفَ). Lexuesit janë të një mendimi se në kohën e kaluar lexohet e vokalizuar me zanoren i (hatife) dhe në të tashmën me e (hatafe), siç qëndron në ajetet 20 nga kaptina bekare: “يَكَادُ الْبَرْقُ يَخْطَفُ أَبْصَارَهُمْ” dhe 10 nga kaptina safat: “إِلَّا مَنْ خَطِفَ الْخَطْفَةَ فَأَتْبَعَهُ شِهَابٌ ثَاقِبٌ”. | |||||
17. | مُكْثٍ
Mukth |
Askush nuk e ka lexuar mekth dhe as mikth | Të gjithë njëzëri kanë pohuar se kjo fjalë në ajetin kur’anor 106, nga kaptina Isra: “وَقُرْآنًا فَرَقْنَاهُ لِتَقْرَأَهُ عَلَى النَّاسِ عَلَىٰ مُكْثٍ وَنَزَّلْنَاهُ تَنزِيلًا”, lexohet duke vokalizuar germën mim me zanoren u dhe duke mos vokalizuar germën kaf fare. Gjuhësisht kjo fjalë mund të lexohet në tre variante: mukth, mekth dhe mikth, sepse resmi e jep një mundësi të tillë, por përderisa nuk ka tekst që e vërteton një gjë të tillë, atëherë ajo lexohet vetëm sipas variantit të parë: mukth. | |||||
18. | الرَّضَاعَة
Rreda’ah |
الرِّضَاعَة [35]
Rrida’ah |
Germa r në fillim të fjalës reda’ah lexohet e vokalizuar me e dhe me i, por lexuesit janë pajtuar ta lexojnë vetëm me e për shkak se kështu përcillet. Fjala është për ajetin 233 nga kaptina bekare: “وَالْوَالِدَاتُ يُرْضِعْنَ أَوْلَادَهُنَّ حَوْلَيْنِ كَامِلَيْنِ ۖ لِمَنْ أَرَادَ أَن يُتِمَّ الرَّضَاعَةَ”. | |||||
19. | وَصّى[36]
Vessá |
أوْصى
Evsá |
Gjuhësisht mund të lexohet në dy varianta: juvessikum (يُوَصِّيكم) dhe jevsikum (يوْصيكم). Të dyja këto forma janë përmendur në Kur’an. E para është në kaptinën bekare, ajeti 132: “وَوَصَّىٰ بِهَا إِبْرَاهِيمُ بَنِيهِ وَيَعْقُوبُ يَا بَنِيَّ إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَىٰ لَكُمُ الدِّينَ فَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ” Është lexuar edhe ndryshe: evsa (وأوصى بها إبراهيم بنيه ويعقوب). | |||||
Fjalë tjera në Kur’anin Fisnik, me të cilat disa kurra kanë vepruar ndryshe nga të gjithë mus’haët osmanë vetëm e vetëm për t’i qëndruar besnikë transmetimet dhe për ta ndjekur sunnetin. | ||||||||
20. | الصِّراط
Sirat |
السِّراط
Sirat [37] |
Kështu qëndron në kaptinat:
Bekare, ajeti 245[38]: “وَاللَّهُ يَقْبِضُ وَيَبْسُطُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ ” A’rafë, ajeti 69: “وَزَادَكُمْ فِي الْخَلْقِ بَسْطَةً” Tur, ajeti 37: “أَمْ عِندَهُمْ خَزَائِنُ رَبِّكَ أَمْ هُمُ الْمُصَيْطِرُونَ” Gashijeh, ajeti 22: “لَّسْتَ عَلَيْهِم بِمُصَيْطِرٍ” Në të gjithë mus’hafët osmanë këto fjalë janë shkruar me germën sád ndërsa janë lexuar nga disa kurra me germën sín, sepse janë të transmetuara me tekste të sakta. |
|||||
21. | ثموداْ[39]
Themud |
Kjo fjalë është përmendur në disa vende në Kur’an, si: | ||||||
Hud, ajeti 68: | أَلَا إِنَّ ثَمُودَ كَفَرُوا رَبَّهُمْ ۗ أَلَا بُعْدًا لِّثَمُودَ | |||||||
Furkan, ajeti 38: | وَعَادًا وَثَمُودَ وَأَصْحَابَ الرَّسِّ | |||||||
Ankebut, ajeti 38: | وَعَادًا وَثَمُودَ وَقَد تَّبَيَّنَ لَكُم مِّن مَّسَاكِنِهِمْ | |||||||
Nexhm, ajeti 51: | وَثَمُودَ فَمَا أَبْقَىٰ | |||||||
Në të gjithë mus’hafët osmanë kjo fjalë pas shkronjës dal është shkruar edhe me elif por megjithatë lexuesit, duke e ndjekur sunnetin, e kanë lexuar pa të. | ||||||||
22. | أَلْأيْكَة [40]
El-ejkeh |
لَيْكَة
Lejkeh |
Në të gjithë mus’hafët figuron pa elif para germës lam (lejkeh – ليكة), si p.sh., në kaptina shuara, ajeti 176 “كَذَّبَ أَصْحَابُ الْأَيْكَةِ الْمُرْسَلِينَ” dhe sad, ajeti 13: “وَثَمُودُ وَقَوْمُ لُوطٍ وَأَصْحَابُ الْأَيْكَةِ ۚ أُولَٰئِكَ الْأَحْزَابُ”
Disa lexues e kanë lexuar duke fshirë hemzen lidhëse para germës lam (pra lejkeh). Ky lexim është në përputhje me resmin. Ndërsa disa të tjerë e kanë lexuar duke e lidhur hemzen dhe duke mos e vokalizuar germën lam, siç qëndron p.sh., në kaptinat hixhër, ajeti 78: “وَإِن كَانَ أَصْحَابُ الْأَيْكَةِ لَظَالِمِينَ” dhe kaf, ajeti 14: “وَأَصْحَابُ الْأَيْكَةِ وَقَوْمُ تُبَّعٍ كُلٌّ كَذَّبَ الرُّسُلَ فَحَقَّ وَعِيدِ” Ky lloj leximi nuk përputhet me asnjë resm, por me tekst mutevatir është vërtetuar në këto dy vende. |
KIRAETET E KUR’ANIT (ndërmjet pikëpamjes hebreje dhe islame) Abdul Fettah el Kadi dhe Ignaz Goldziheri sy më sy
Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA
[1] Goldziheri, Medhahib et-tefsir el-islamij, f. 5.
[2] El-Kadi, El-kiraat fi nadhari el-musteshrikine ve el-mulhidine, f. 19-20.
[3] Referenca paraprake, f. 2.
[4] Goldziheri, Medhahib et-tefsir el-islamij, f. 8.
[5] El-Kadi, El-kiraat fi nadhari el-musteshrikine ve el-mulhidine, f. 68.
[6] Dr. Abdul Halim Nexhari, përkthyesi i librit të Goldziherit Doktrinat e interpretimit të Islamit, duke u ndërlidhur me tekstin e Goldziherit, ka thënë: “Shkrimi arab nuk ka qenë shkak pse kiraetet janë të ndryshme, përkundrazi, ka qenë ndihmëtar në kuptimin e kiraeteve të vërteta në gjendjen siç kanë qenë kur është shkruar mus’hafi, pra, pa pika dhe vokale… Çështja, së këndejmi, nuk ka të bëjë me shkrimin.” F.8. Shih po kështu Nedharat fi ilmi el-kiraat të dr. Semir bin Jahja Muabbir, f. 73-133.
[7] Hadithin e shënojnë Buhariu, nr. 4491, dhe Muslimi, nr. 1354.
[8] Hadithin e shënon Buhariu.
[9] Hadithin e shënon Muslimi, nr. 820.
[10] El-Kadi, El-kiraat fi nadhari el-musteshrikine ve el-mulhidine, f. 78-120.
[11] El-Kadi, El-kiraat fi nadhari el-musteshrikine ve el-mulhidine, f. 78-120.
[12] “Nuhrixhu” –Ebu Xhaferi e ka lexuar juhrexhu, Ja’kubi e ka lexuar jahruxhu ndërsa të tjerët nuhrixhu. Shih: El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/184; Xhezeri, Sherhu Tibeti en-neshri, f. 262.
[13] “La jahruxhu il-la nekida” –Ibën Virdani e ka elxuar juhrixhu ndërsa të tjerët jahruxhu. Në fakt, sipas kësaj të dytës, e ka lexuar po kështu edhe Ibën Virdani, në një version të dytë të tij. Ebu Xhaferi german kaf e ka elxuar me zanoren e (nekeda) ndërsa të tjerët me zanoren i (nekida). Shih: El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/118. Shih edhe: Sherh Tibeti-n-neshër, f. 235.
[14] “Sikajetu-l-haxhi ve imaretu” –Ibën Virdani e ka lexuar Sukat, duke e fshirë elifin ndërsa fjalën imare e ka lexuar duke e vokalizuar ajnin me zanoren e dhe duke e fshirë elifin pas germës mim. Të tjerët e kanë lexuar sikaje dhe imare. Shih: El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/.
[15] Asimi, Kesaiu, Ja’kubi dhe Halefi e kanë lexuar me elif (Malik) ndërsa të tjerët pa elif (Melik). Shih: El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/15.
[16] Rreth ndikimi të kiraeteve në normat dhe shkencat fetare, shih: Al Ismail, Ilmu el-kiraat: nesh’etuhu, atvaruhu, etheruhu fi el-ulum esh-sher’ijjeh, f. 70, 223, 365. Është një nga punimet më të mira në këtë aspekt.
[17] El-Kadi, El-kiraat fi nadhari el-musteshrikine ve el-mulhidine, f. 48-53.
[18] Shih: Ibën Halvejh, Muhtesar fi shevadh el-Kur’an min kitab El-bideë, f. 10. Shih po kështu: Kadi, El-kiraat eshshadheh…, f. 27.
[19] “Essaikatu” –Kesaiu e ka lexuar pa elif dhe pa mos e vokalizuar germën ajn fare (pra essa’kah) ndërsa të tjerët me elif dhe duke e vokalizuar germën ajn me i (pra essâikatu). Shih: El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/3048.
[20] Siç mund të shihet, në këtë ajet kjo fjalë përmendet dy herë. Përkthyesi.
[21] Hamza dhe Kesaiu në kaptinat Nisa dhe Teube e kanë lexuar kurhen, ndërsa të tjerët kerhen. Shih: Eddani, Ettejsir fi el-kiraat esseb’i, f. 95.
[22] Hamza, Kesaiu dhe Halefi e kanë lexuar kurhen ndërsa të tjerët kerhen. Shih: El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/137.
[23] Të gjithë lexuesit e kanë lexuar kerhen në kaptinat Al Imran, Ra’d dhe Fussilet sepse konteksti i ajeteve nuk e lejon ndryshe. Shih: Hirz el-emani, f. 44-47; 57-58; 62-63.
[24] Të gjithë lexuesit e kanë lexuar kerhen sepse konteksti i ajetit nuk e lejon ndryshe.
[25] El-Kadi, El-kiraat fi nadhari el-musteshrikine ve el-mulhidine, f. 55-58.
[26] “Ve la jahzunke” –Nafiu e ka lexuar juhzinuke ndërsa të tjerët jahzunuke. Shih: El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/78.
[27] “Mud’halen” –Nafiu dhe Ebu Xhaferi e kanë lexuar med’halen ndërsa të tjerët mud’halen. Shih: El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/78.
[28] “Ve kedhalike tuhrexhune” –Hamza, Kesaiu, Halefi dhe Ibën Dhekvani e kanë lexuar duke e vokalizuar germën ta me zanoren e dhe germën ra me zanoren u (pra tahruxhune) përderisa të tjerët duke e vokalizuar germën ta me zanoren u dhe germën ra me zanoren e (pra tuhrexhune). Shih: El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/248.
[29] “Idh entum tahruxhune” –janë dakorduar që të lexohet duke vokalizuar germën ta me zanoren e dhe ra-në me zanoren u, pra tahruxhune. Shih: El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/248.
[30] “Sebil err-rrushd” – Hamza, Kesaiu dhe Halefi e kanë lexuar duke i vokalizuar germat ra dhe shin me zanoren e (reshed) ndërsa të tjerët duke e vokalizuar germën ra me zanoren u ndërsa germën shin me sukun, pra rrushd. Shih: El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/124.
[31] “Resheden” –basriasit (Ebu Amri dhe Ja’kubi) e kanë lexuar resheden përderisa të tjerët rushden. Shih: El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/153.
[32] “Fe-amijet” – Hafsi, Hamza, Kesaiu dhe Halefi e kanë lexuar duke e vokalizuar germën ajn me zanoren u dhe duke e dyfishuar germën mim (pra ummijet), përderisa të tjerët e kanë lexuar ajn-in me zanoren e ndërsa mim-in nuk e kanë dyfishuar (pra amijet). Shih: El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/153.
[33] “Nuskikum” – Nafiu, Shamiu, Shu’be dhe Ja’kubi e kanë lexuar germën nun me zanoren e (pra neskikum) ndërsa të tjerët e kanë lexuar me zanoren u (pra nuskijkum). Shih: El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/180.
[34] “Kisfen” –janë pajtuar të gjithë që në kaptinën Tur të lexohet pa mos e vokalizuar fare germën sin (pra kisfen). Shih: El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/306. Ndërsa Nafiu, Ebu Xhaferi, Ibën Amiri dhe Asimi e kanë lexuar duke e vokalizuar germën sin me zanoren e (pra kisefen). Të tjerët e kanë lexuar germën sin me sukun, pra të pavokalizuar. Hafsi e ka lexuar me vokalin e në dy rastet, në kaptinën shuara dhe atë sad ndërsa Ibën Dhekrvani dhe Ebu Xhaferi në kaptinën Rrum, ndryshe nga ajo që përmendëm, e kanë lexuar me sukun. Shih: Sherhu Tibeti-n-neshri, f. 266.
[35] Xharodi dhe Ebu Rexha e kanë lexuar duke e vokalizuar germën ra me zanoren i. Nga Muxhahidi përcillet se ai e ka lexuar rredeah (رَضعة). Shih: El-Kadi, El-kiraat esh-shadheh ve tevxhihuha fi lugati el-arab, f. 36.
[36] “Ve vessa” –Nafiu, Ebu Xhaferi, Shamiu e kanë lexuar evsa përderisa të tjerët e kanë lexuar pa elif por duke e dyfishuar germën sad, pra vessa. El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/40.
[37] Siç shqiptohet fjala Abduladhim në të folmen popullore (Abdulazim), pra nëse shqiptohet ashtu i bie që germa sad të shndërrohet në zaj.
[38] “Jebsutu” –Nafiu, Bezzi, Shu’beja, Kesaiu, Revhi dhe Ebu Xhaferi e kanë lexuar me germën sad ndërsa Kanbeli, Ebu Amri, Hishami, Hafsi, Ruvejsi dhe Halefi nga Hamza e kanë lexuar me sin. Ibën Dhekvani dhe Haladi e kanë lexuar me të dyja germat, sad dhe sin. El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/52.
[39] “Themud” –Hafsi, Hamza dhe Ja’kubi e kanë lexuar pa tenvin (dyfishin të zanores) ndërsa të tjerët me tenvin. Këta të fundit janë ndalur tek elifi (pra e kanë lexuar Themude) ndërsa ata që nuk e kanë lexuar me tenvin janë ndaluar tek germa dal (pra e kanë lexuar Themud). El-Kadi, El-budur ezzahire fi-l-kiraat el-ashere el-mutevatire, 1/227.
[40] “As’habu-l-ejkeh” –dy mediansit, Nafiu dhe Ebu Xhaferi, si dhe Mekkiu dhe Shamiu, e kanë lexuar Lejkeh ( ليكة ) ndërsa të tjerët El-ejkeh.