Sa është vështersuar edukimi i familjes tradicionale-islame në kohën dhe jetën bashkëkohore ?

0
774

Sa i përket edukimit të familjes në jetën dhe kohën tonë aktuale, nuk bëjmë egzagjerim nëse aludojmë me këtë përgjigje të shkurtë dhe specifike:

Edukimi i familjes në frymë islame në ketë kohë që po jetojmë (shek. 21 dhe fillimi i shek.22) është sfida më madhe që kemi hasur ndonjëherë përgjatë historisë, dhe ështe bërë pothuajse endër e çdo prindi që shumë vështirë e ka me e ralizue atë.

S’do mend se edukimi i familjes është ndër prej obligmeve të mëdha islame.
Rëndësia e këtij obligimi është potencuar në shume ajete kur’anore dhe hadithe të Muhamedit a.s. Po ashtu nuk duhet harruar se armiqët e fesë islame si në të kaluarën poashtu dhe në kohën tonë bashkëkohore kanë përdorur metoda të ndryshme anti islame dhe antihumane për degjerenimin e famlijes muslimane në radhë të parë, sepse me shkatërrimin dhe degjenerimin e familjes shkatërrohet shoqëria muslimane, dhe kur shkatërrohet shoqëria, së këndejmi automatikisht shkatërrohet edhe shteti.

Pasojat e këtij shkatërrimi dhe degjenerimi social, familjar dhe individual vërehen qartazi në fushën apo aspektin politik,akademik, fetar dhe social, ku sot ti has dhe sheh ( x ) persona jo të moralshëm, pa karakter, pa parime fetare, pa edukim të mirfilltë, po arsimim, pa prodhim, po kursim, pa kreativitet, pasiv, pas asnje veti njerzore pozitive!! Është për t’u tmeruar me numrin e atyre vajzave apo djelmoshave që bredhin rrugëve nëpër kafene e qendra tregtare, nëpër klube dhe bare të natës!!

E tërë kjo është mungesë e edukimit familjar, e prishjes së folesë familjare, mungese e edukimit të shëndoshë fetare dhe civil të çiftit të posa martuar, pa kurse paramartesore për trajnimin e dy çiftave për obligimet dhe të drejtat e tyre reciproke martesore, si nga aspekti religjioz islam, po ashtu edhe aspekti civil, social e ligjor. E tërë kjo zbrastësirë rezulton në gjendjen kaotike dhe mjeruese dhe të tmershme që sot jemi dëshmitarë të këtij fenomeni negativ për fat të keq.

Nuk duhet harruar edhe agjendat globale te masonëve në vende të ndryshme botërore që kontrollojnë mediat dhe publiciteti, ekranet televizive dhe rrjetet sociale të internetit, me tematikat, reklamat e tyre zbavitëse, dëfryese, shkatërruese, degjeneruese, shfrenuese, të kota, pa vizion, pa mision, filmat kriminale me dhunë familjare, mbytje, divorcë, trafikim njerëzor, drogat etj etj.

Këtu në këtë kontekst nuk duhet harruar edhe rolin e vdekur institucional akademik, fetar,qeveritar, politik të shtetit tonë i cili në këtë drejtim nuk vepron sa duhet me tërë potencialin dhe kapacitetin e tyre për t’i luftuar këto dukuri negative mediatike që ndeshen me bazat dhe fundamentet fetare islame, ,e parimet njerzore morale dhe sociale, në mënyrë që t’i shpëtojmë fëmijët tanë nga kjo humnerë.

E tërë kjo çka u tha e vërteton teorinë dhe mendimin tonë të lartëpërmendur për sfidën që jemi duke u ballafaquar ne edukimin e familjes, Allahu na ndihmoftë me dal nga kjo krizë.

Amin amin amin.

 

Këto përgjigje i shkroi, disa herë i kontrolloi dhe i korrigjoji, robi dhe i varfëri Allahut Fuqiplotë:

Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha, Doha-Katar, 23 Janar 20

Përgjigje në pyetje hulumtuese të parashtruara nga studentë të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, studimet e nivelit Master