SA KA NDIKUAR JETESA MODERNE NDAJ FAMILJES TRADICIONALE

0
454
Sa ka ndikuar jetesa moderne ndaj familjes tradicionale si psh: mungesa paraprake e edukimit martesor, bashkëjetesa pa kurorë, bashkëjetesa me prindërit apo në familje të zgjeruar, etj., dhe cilat janë pasojat e së ardhmes sipas jush?

 

Koha moderne e shek.21, ka ndikuar negativisht me përmasa të mëdha që përmendëm më herët dhe akoma vazhdon të ketë impakt negativ në jetën tonë islame në përgjithësi, e ne familjen muslimane tradicioanale në veçanti.

Mos realizimi dhe mos aplikimi i parimeve dhe koncepteve islame të lartë përmendura ( kurset edukativo-arsimore para martesore, kriteri i moralit dhe i fesë islame në përzedhjen e bashkëshortit/bashkëshortes, riaktivizimi i institucioneve fetare, futja e lëndës fetare në shkollat fillore, të mesme, nivelit universitar, reformat e kërkuara në diskursin fetar aktual, integrimi i parimeve islame në jetën e përgjithshme, koordinim në mes BIK-ut dhe qeverisë sa i përket censurimit te mediave në talljen/fyerjen e religjioneve në përgjithësi dhe të islamit në veçanti etj etj..), e tërë kjo gjendje e mjeruar ka prodhuar në vendin tonë stile të reja europiane-amerikane, bashkëjetesë pa kurorë (kinse e fejaura/i fejuari )!!

Ai /ajo thjesht (boy friend / girl friend), dalin bashkë, rrinë bashkë, qeshin bashkë, ndoshta edhe flenë dhe marrin tush bashkë, udhëtojnë bashkë !! Po na thonë se kinse po testojnë njeri tjetrin, nuk ban mu ngut, kemi disa plane tjera, martesa nuk është urgjente, pas 1/2/3/ vite ndoshta martohemi, ta përfundoj fakultetin, të punësohem, jo me jetuar me prindërit, me planifikua për lindjen e 1 fëmije –apo edhe 1/2 (gjysmën e fëmijës), se jeta e shtrenjtë, ikje/shpërngulje në Evrope/Amerikë etj. etj., vaj halli për ne dhe për këtë popull.

Gjenerata dhe fëmijë të këtij lloji ka prodhuar kultura e sotme globale edukativo-arsimore e avancuar moderne!! që nuk njeh dhe nuk respekton parimet e fesë islame as tradicionale, që lufton traditat e mira muslimane të trashëguara, që kërkon jetë të shfrenuar dhe pa kufi, të rinjtë / të reja të degjeneruar moralisht dhe etikisht, konsumon ma shumë se sa prodhon, endacakë, përtac, lufton dhe debaton për të drejtat e ( LGBT-ve) etj. etj, vaj halli për ne! vaj halli për shqiptarët muslimanë! vaj halli për ardhmërinë tonë nëse nuk shpejtojmë me reforma fetare, sociale, institucionale të duhura, do të na kaplon sherri dhe dënim i madh shkaku i përhapjes së këtyre dukurive të këqija dhe shkaku i mos reagimit tonë për t’i shpëtuar ata duke i urdhëruar, duke i mësuar, duke i trajnuar kah e mira dhe duke i ndaluar dhe këshilluar nga e keqja që mos të zhyten në të ndaluar dhe çka është e keqe.

Besoj që isha i qartë në këto përgjigje, aktuale, fetare, akademike, sociale, kulturore, politike dhe ekonomike, dhe nëse ia kam qëlluar e falënderoj Allahun xh.sh. për këtë, e nëse jo, Atij i lutem për të ma falur gabimin, dhe Ai e di më mirë.

 

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha,

PËRGJIGJE AKADEMIKE DHE FETARE PËR PYETJET E PARASHTRUARA NGA STUDENTËT E NIVELIT MASTER PRANË FAKULTETIT TË STUDIMEVE ISLAME NË PRISHTINË