RËNDËSIA E KONCEPTIT PEDAGOGJIK , DHE PA TË A ËSHTË I MANGËT NJERIU NË ADHURIME NDAJ ZOTIT?

PAS ADHURIMIT NDAJ ZOTIT A ËSHTË GJËJA MË ME VLERË KONCEPTI PEDAGOGJIK I NJERIUT (EDUKIM DHE ARSIMIM), DHE A MUND TË THEMI SE NJERIU PA EDUKIM PEDAGOGJIK ËSHTË I MANGËT NË ADHURIME NDAJ ZOTIT?

Të adhuruarit e Allahut xh.sh. ( IBADETI NË KUPTIMIN UNIVERZAL, ASPEKTI TEORIK DHE AI PRAKTIK I PËRGJITHSHËM) është qëllimi dhe objektivi kryesor për të cilin njeriu është krijuar. Ky realitet është e cekur në Kur’an në suretu el Dharijat, ajeti 56 ( Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.). Ky adhurim nuk plotësohet pa edukim dhe pa arsimim. Ky realitet është i potencuar në Kur’an në suretu Muhamed, ajeti 19 ( Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu e di për lëshimet tuaja (për vepra) dhe për vendin tuaj ). Këtë realitet e ka theksuar edhe Imam Buhariu në Sahihun e tij, kur i ka ndarë hadithet e mbledhur në kapituj sipas tematikave, ku thotë:

(Sahihul Buhari, Kapitulli: DITURIA, EDUKIMI, ARSIMIMI PARA FJALËVE DHE VEPRËS).

Duke u bazuar në argumentet e lartpërmendura shihet qartazi se vlera e kërkimit të diturisë, arsimimit, edukimit është vepra, puna më e dashur te Allahu te Allahu xh.sh, pas besimit në Njësinë e Tij-Teuhidin e Tij, dhe ata të cilët janë të edukuar, të arsimuar janë më të dashurit e Allahut xh.sh, dhe më të ngiturit në shkallët e Xhennetit. Kjo meritë është shënuar në Kur’an ku Allahut xh.sh. i ka veçuar, i ka dalluar dijetarët me ngritjen e shkallëve të tyre në Xhennet, thotë Allahu xh.sh. në Kur’an në suretu el Muxhadele, ajeti 11 ( …e Perëndia do t’i lartësojë besimtarët që janë prej jush, e veçanërisht dijetarët do t’i ngrisë në shkallë të lartë. E, Perëndia di çdo gjë që punoni ), po ashtu Allahu xh.sh. e vulos këtë realitet të vlerës së diturisë, shkencës, edukimit,arsimimit me vulën përfundimtare ku thotë në suretu ez Zumer, ajeti 9 ( Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Vetëm mentarët i pranojnë këshillat!).

Në këtë kontekst ka dhjetëra hadithe tjera të transmetuara nga Muhamedi a.s, për vlerën e kërkimit të diturisë, arsimimit, shkencës me qëllim të njohjes së Allahut xh.sh., njohjes të këtij universi dhe krijesave tjera të cilët dëshmojnë për ekzistencën dhe Njësinë e Allahut xh.sh., por hapësira e këtij pyetësori nuk na premton të zgjerohemi ma shumë.

Allahu na bëftë prej kërkuesve të sinqertë të diturisë, të arsimimit, të shkencës për ta kompletuar besimin tonë, për ta plotësuar ibadetin tonë, për t’i shërbyer popullit kudo që të jemi dhe kudo që të punojmë, dhe diçka nuk duhet harruar dhe duhet kujtuar gjithmonë:

SE DITURIA, ARSIMIMI, EDUKIMI PA BESIM TË PASTËR NË ALLAHUN XH.SH, DHE PA FRIKËN E TIJ ËSHTË I PAMËSHIRSHËM DHE QON NË SHKATËRRIM TË NJERIUT DHE NJERËZISË.

Argument për këtë realitet i kemi ngjarjet historike të dhimbshme në kohën moderne të disa superfuqive botërore të cilët e kanë keqpërdorur diturinë dhe të ariturat e tyre shkencore, teknologjike dhe industriale duke i bombarduar, masakruar, djegur, shkatërruar njeriun dhe çdo gjë çka është njerëzore.

Kemi rastin e bombardimit me bomba atomike të Hiroshimës dhe Nagazakit nga amerikanët, rastin e masakrave dhe gjenocidin amerikan në Vietnam, rastin e gjenocidit serb në Srebrenicë të Bosnjes dhe Prekaz e Raçak të Kosovës, rastin e Hitlerit nazist në dy luftërat botërore etj etj, rastin e Israelit në Gaza te Palestinës etj etj.

Allahu xh.sh, e di më mirë. (me gjerësisht shih punimin tim: doracak me rëndësi për fillestarët në kërkimin e diturisë) www.drhafezi.net

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha
PËRGJIGJE AKADEMIKE, FETARE, EDUKATIVO ARSIMORE PËR PYETJET HULUMTUESE NGA STUDENTËT KOSOVARË NË NIVEL TË DOKTORATURËS NË UNIVERSITETIN NDËRKOMBETAR TË NOVI PAZARIT

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments