Aspekte të mendimit dhe pikëpamjeve të Mehmet Akif Ersoy rreth Islamit dhe kombeve islame

0
223

 

Poet sociolog

Në poezinë e tij shihet qartë shqetësimi i tij dhe shpjegimi për popujt të ndryshëm në vende të ndryshme. Të marrim disa fragmente nga poezitë e tija si shembull.

Ai shkruante:

Më pyete se ç’popull janë japonezët e largët…

Por e kam vështirë t’i përshkruaj nga të gjitha anët

Mirëpo po të them dicka që rreth tyre kam zbuluar:

Feja e tyre ishte përmbushje e udhëzimeve të Budës

Atje mund të shkosh dhe të gjesh Islamin e kulluar.

 

Pas këtij prezantimi, ai donte të bënte një krahasim ndërmjet popullit japonez dhe mësimeve të Islamit. Mendoj se ai e bëri kët krahasim për t’i inkurajuar muslimanët që të ishin të përpiktë e të mos i shkelnin premtimet; të ishin ndihmues të njeri tjetrit, t’i mbronin të drejtat e të dobtëve, dhe kështu me radhë.

Japonezët i zbatojnë këto urdhëresa e norma, dhe ja përse janë popull i zhvilluar dhe i qytetëruar.

Ai theksonte gjithashtu se:

Në Islam një themel i rëndësishëm duhet njohur, 

Mbi të cilin të gjitha çështjet mbështeten, 

Dhe kjo është shtylla e teuhidit. 

Veç tij është edhe Drejtësia, Përpikmëria, mosnëpërkëmbja, 

Mosshfrytëzimi i të dobtëve.

Dhe ta ulësh shikimin e të mos e shikosh të ndaluarën

Se njëherë do vdesësh dhe do lësh pas gjithçka ke pasur, 

Ndaj përpiqu e kupto kuptimin e flijimit. 

 

Në fund ai thotë: 

Shpresoj që Islami do të ndriçojë atje shumë shpejt.

Por osmanët duhet të punojnë fort dhe me durim, 

Për t’i mbrojtur ata nga viktimizimi prej misionarëve të krishterë që aq fort përpiqen.

S’e kuptoj çfarë presin dijetarët islamë. 

Mos presin ndonjë shpallje nga Zoti që t’i urdhërojë të shkojnë atje?!  

 

Feja

Autori kishte kuptuar një pikë me rëndësi në mesin e njerëzve me intelekt, dhe kjo ishte se mes tyre ka një keqkuptim të madh të shpirtit të Islamit, dhe ja përse ata nuk i tërhiqte Islami.

Ai shkruan: Ata nuk e kanë kuptuar shpirtin e Islamit akoma, sepse burimet nga ku mësojnë rreth Islamit janë të gabuara. Ata pandehin se nuk mund të jenë komb i qytetëruar po ndoqën Islamin.

Ata nuk e dinë se dija u çmua në përjetësi nga Zoti (kur ia mësoi Emrat të dërguarit të Tij të parë, Ademit, paqja qoftë mbi të).

Në fund, ai thotë: Dy gjëra nuk kuptoj për ata mendjendritur: ose janë budallenj (ahmak), ose kanë tepër frikë ta diskutojnë çështjen.

Ata pandehin se Evropa është e qytetëruar dhe ateiste, kështu që nëse dëshirojmë të qytetërohemi u dashka të jemi si ata!? 

 

 Qëndrimi i tij ndaj Xhemal ed-Din Afganit

Në disa prej poezive dhe artikujve të tij ai na shfaqet si dijetar dhe autor mbështetës. Në një rast ai shkroi një artikull të rëndësishëm në të cilin mbronte Xhemal ed-Din Afganin, duke vërtetuar se të gjitha akuzat e bëra ndaj tij ishin të pabaza dhe shpifje. Ky artikull ishte i tëri rreth admirimit të tij për Shejh Xhemal ed-Dinin. Ndër punimet e tija të shumta të botuara dhe të pabotuara që ai la pas ishte edhe studenti i tij Shejh Muhammed Abduh, i cili mbajti postin shumë të rëndëishëm të Shejhut të Ez’herit në Egjipt.  

Njëherë, kur Shejh Xhemal ed-Dini shkoi në Stamboll, ai u prit nga Sulltan Ali Pasha. Në Perandorinë Osmane ishte zakon që kur dikush nderohej me hyrje në pallatin e Sulltanit, ai duhej nderuar e respektuar edhe nga të tjerët.

Pas gjashtë muajsh Shejh Xhemal ed-Dini u emërua në Ministrinë e Arsimit. Shejhul Islami në atë kohë kishte disa probleme dhe mospërputhje personale me Shejh Xhemal ed-Dinin dhe kërkonte një mënyrë për t’u hakmarrë ndaj tij duke e pushuar nga posti që ai mbante. 

Në Ramazan 1287/Dhjetor 1870 drejtori i Darul Fununit (sot Universiteti i Stambollit) Tahsin Efendiu kërkoi të kishte një diskutim me Shejh Xhemal ed-Dinin rreth kurseve mësimore dhe shkencave. Njohuritë e Shejh Xhemalit nga turqishtja nuk ishin fort të mira dhe ai nuk dëshironte të hynte në diskutim, por më në fund u pajtua.                                                                                 

Kur erdhi koha për çeljen zyrtare të Darul Fununit, të gjithë ministrat, intelektualët, dijetarët islame dhe princat u mblodhën për të dëgjuar fjalën e Shejh Xhemal ed-Din Afganit. Mes tyre ishte edhe Shejhul Islami. Nga e tërë ligjërata e Shejh Xhemal ed-Dinit ai mbajti mend vetëm këto fjalë: 

Jeta e kësaj bote mund të krahasohet me trupin e një njeriu, dhe nëse diçka nuk shkon në trup ajo do ta ndikojë për keq krejt organizmin. Për shembull, përdorimi i pronës dhe i pasurisë varet nga udhëzimi dhe urhdërimi i trurit. Është krejt e njëjta gjë.

Autori i artikullit, Mehmet Akif Ersoy shkruan se Shejh Xhemal ed-Dini e kishte zakon të bënte krahasime të tilla në fjalimet e tija. Por Mehmet Akif vazhdon e thotë se Shejh Xhemal ed-Dini më në fund e mbylli pohimin e tij, ndërsa Shejhul islami debatoi me diçka tjetër.

Shejh Xhemal ed-Din tha: Lumturia e njeriut është ndërtuar e tillë, trup dhe shpirt. Po të mos ketë shpirt në këtë trup, ky i fundit nuk mbijeton dot e as nuk arrin të ekzistojë. Kështu që lumturia e njeriut është profetësia (peygamberlik) por ka dallime mes asaj dhe kësaj. Profetësia jepet nga Allahu s.v.t. Ajo nuk arrihet me adhurim ose përpjekje, sepse Allahu thotë në Kur’anin Fisnik: “Allahu e di më së miri se ku e vendos Mesazhin e Tij” (el-En’am:124). Kështu që ne mund të mësojmë shumë nga të menduarit e drejtë, kurse i dërguari është i mbrojtur nga keqbërja, ndryshe nga gjykuesi-i urti-filozofi (hakim) që mund të gabojë. Duke e kuptuar këtë pikë mund të themi se dija e dhënë nga të dërguarit u mbrojt nga Allahu s.v.t. prej sulmeve të armiqve dhe duhet besuar fuqimisht. Ndërsa mospajtimi i mbështetur në dije dhe arsye lejohet për disa dijetarë islamë.

Nga ky pohim Shejhul Islami kishte kuptuar se Xhemal ed-Din Afgani thotë dhe beson që profetësia (nubuvveh) është një lloj zanati (bir nevi sanattir diyor). Mbështetur në këtë akuzë, Shejhul Islami e dënonte dhe ulte Xhemal ed-Dinin, por në realitet kjo nuk kishte të bënte aspak me akuzimin. 

Paskëtaj Shejhul Islami i urdhëroi imamët dhe hatibët në të gjitha xhamitë që të flisnin rreth këtyre akuzave dhe t’i përhapnin ato gënjeshtra (Buhatanlar). Atëherë, Shejh Xhemal ed-Dini kërkoi ta çonte çështjen në gjyq, por askush nuk e përkrahu në këtë nismë. Pastaj çështja u diskutua dhe u përhap nëpër gazeta, disa prej të cilave mbështesnin Shejhul Islamin e të tjera Shejh Xhemal ed-Dinin. Pas njëfarë kohe, ai u detyrua ta linte Stambollin dhe të shkonte Egjipt.

Kështu që saherë ka një diskutim rreth dijes, meritës dhe epërsisë (fazileti), si dhe qëndrimit të Shejh Xhemal ed-Dinit është shumë e turpshme dhe e keqe të akuzohet se ai nuk besonte ne profetësinë e të Dërguarve të Allahut s.v.t. Ata që e thonë këtë janë njerëz që nuk e dëgjojnë dhe nuk i kuptojnë fjalimet e tija.

Dy janë tiparet që e ndajnë të rremen nga e vërteta: Siguimi që ky informacion është i vërtetë, si dhe aftësia për ta kuptuar drejtë atë.”

Qëllimi i kësaj ndodhie të gjatë në këtë punim të shkurtër është të kuptuarit e pikëpamjeve të Mehmet Akif Ersoy rreth mbështetësve të modernizmit dhe reformizmit. Kështu që ky është një pohim shumë i qartë ku ai ka treguar mbështetje të fortë dhe mbrojtje të Shejh Xhemal ed-Din Afganit, Allahu i mëshiroftë që të dy.       

          

 Të kuptuarit e tefsirit prej tij

Në komentin e tij të fjalës së Allahut në Kur’anin Fisnik: Kur atyre u thuhet: Ndiqni atë që ka zbritur Allahu, ata thonë: Jo, por do të ndjekim atë në të cilën i gjetëm etërit tanë. Edhe pse etërit e tyre nuk kuptonin asgjë e as nuk ishin të drejtudhëzuar. (el-Bekareh:170)

Ndër komentet e tija për këtë ajet fisnik është se duhet të bëjmë kujdes ndaj sajesave – bidateve në fe. Efektet negative të sajesave në çështje fetare mjaftojnë për t’i lëkundur dhe shkatërruar shtyllat e Islamit. Duke shkatërruar fenë tonë ne shkatërrojmë jetën tonë. Në Islam nuk ka ndarje mes fesë (din) dhe kësaj bote (dunja). Historia na mëson se kjo nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën. Muslimanët sundonin nëpërmjet Islamit. Ata që duan t’i imitojnë të tjerët në çështjet e botës ose të fesë, në kulturë dhe në tradita, nuk kontribuojnë në mbijetimin ose ringjalljen e shoqërive të tyre. 

Të njihemi me mendimtarin shqiptaro-turk Mehmet Akif Ersojin (Përspektivë kur’anore)

Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha