OLIGIMI YNË KARSHI KUR’ANIT DHE NEVOJA E ZEMRËS PËR MEDITIM DHE KOMENT (SHËRIMI)

Obligimet tona karshi Kur’anit janë të shumta. Atë duhet ta trajtojmë me nderin dhe respektin që meriton, qoftë duke e mësuar përmendësh, lexuar, dëgjuar, studiuar, medituar, kuptuar, shpjeguar apo edhe thirrur për të dhe për gjykimin sipas tij.

Obligimet tona karshi Kur’anit do të mund t’i përfshinim në pikat vijuese:

1) Besimi në të sipas mënyrës së Ehli Sunnetit dhe Xhematit se ‘Ai është Fjala e Allahut të Madhëruar, që i është shpallur zotërisë dhe pejgamberit tonë, Muhammedit [alejhis salatu ves selam], i përcjellë tek ne sipas mënyrës më të saktë (tevatur), me leximin e të cilit adhurojmë, ai është sfidues me një citat apo një kaptinë, është ai që ekziston brenda dy kopertinave të Mus’hafit, Allahu ka folur me të si të folur ndërsa ia ka zbritur të Dërguarit të Tij si shpallje – vahj.

2) Dhënia e pozitës së merituar duke patur parasysh së është ‘të folur të Allahut’ dhe kësisoj, respekti ndaj tij, është respekt edhe për Allahun, dhe madhërimi i tij, është madhërim edhe për Allahun.

3) Mësimi i shkencave të tij dhe thirrja për të. k Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“Më i miri prej jush është ai që mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve!”

4) Të kuptuarit e domethënieve të tij, meditimi dhe marrja mësim nga këshillat e tij.

5) Kureshtja dhe interesimi për ta mësuar përmendësh. E, nëse nuk ke vullnet për ta mësuar, atëherë ki kujdes të jesh prej atyre për të cilët thotë Muhammedi [alejhis salatu ves selam]: ” Ai që në barkun (brendësinë) e tij nuk ka diç nga Kur’ani,i është sikur shtëpia e rrënuar!”

6) Veprimi sipas tij, përvetësimi i moralit dhe i etikës së tij, gjykim sipas tij në punët e fesë dhe jetës së përditshme. Veprimi sipas tij është çelës i suksesit dhe garanci për shpëtim në këtë dhe botën tjetër.

Ibni Kethiri duke shpjeguar ajetin 30 nga kaptina el-Furkan: E i dërguari tha: “O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur’an si (diç) të hedhur!”
…ka thënë: “Braktisja e Kur’anit nënkupton braktisja e vërtetimit të tij, braktisja e meditimit dhe të kuptuarit të tij, mosveprimi sipas tij dhe mospërfillja e urdhëresave dhe ndalesave të tij, braktisja e tij duke anuar ka gjëra tjera si poezi, këngë apo epsh…”.
Kjo ishte një përmbledhje e obligimeve tona karshi Librit të Allahut, Kur’anit Famëlartë!

 

Doc.Dr.Hfz. Hajredin HOXHA
MEDITIMI I KUR’ANIT FISNIK -edukata dhe parimet

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments