Përbërja intelektuale e thirrësit

Të dijë atë në të cilën thirret dhe ta kuptojë në mënyrë të drejtë

Kjo njësi ka lidhje të ngushta me atë që u theksua më parë ngase ka të bëjë me cilësitë me të cilat duhet të pajiset thirrësi, qofshin ato intelektuale apo bihevioriste, dhe këtu kam për qëllim njohuritë e thirrësit rreth shkencave të ndrysnme që ta kuptojë mirë këtë fê të pastër islame dhe të njeh detyrën e vet ashtu siç thuhet në ajetin kur’anor: “Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje.
Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” (Jusuf, 108).245 Të shohim se çka thotë profesor Sejjid Kutubi në tefsirin që i bën këtij ajeti fisnik, që të kuptojmë këtë të vërtetë të madhe shkencore si dhe të dijmë se çka duhet të dijë thirrësi e ta kuptojë në formë të drejtë.

Në tefsirin e ajetit kur’anor: “Thuaj: “Kjo është rruga ime e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët”. (Jusuf, 108) profesor Kutubi thotë:
“Thuaj: “Kjo është rruga ime”- është një tërësi që nuk ka asnjë të metë, asnjë dyshim dhe asnjë skepsë. “Unë thërras te Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje”- pra, ne jemi nën udhëzimin dhe dritën e Zotit, ne e njohim mirë rrugën tonë, ecim të vetëdijshëm, syçelë dhe vigjilentë, nuk dështojmë, nuk jemi emocional dhe nuk mbështetemi në hamendje. Kjo është bindje e qartë dhe e ndritshme! Ne e pastrojmë Zotin nga ajo që nuk i takon hyjnisë së Tij dhe largohemi e distancohemi nga ata që i bëjnë shok Atij. “E unë nuk jam nga idhujtarët”- as haptazi e as fshehurazi! Kjo është rruga ime, kush dëshiron le ta ndjek, e kush nuk dëshiron, unë do të vazhdoj të eci në rrugën time të drejtë.

Thirrësit në Zot duhet të bëjnë këtë dallim dhe duhet të proklamojnë se ne jemi një Ummet. Ne distancohemi nga ata që nuk besojnë në këtë besim, nuk ecin në rrugën e tyre dhe nuk respekton udhëheqësinë e tyre.

Pra dallohen dhe nuk përzihen! Nuk lejohet që ithatërt e kësaj feje të thirrin në këtë fê, ndërsa vetë të jetojnë në shoqërinë xhahilite! Ata duhet që në fillim të tregojnë se dallohen nga xhahilijeti, se i takojnë shoqërisë që ka besim specifik dhe që për adresë ka udhëheqësinë islame. Ata duhet të dallohen nga shoqëria xhahilite si dhe të dallojnë udhëheqësinë e tyre nga udhëheqësia xhahilite.

Xhahilijeti i shek. XX, në bazë të elementeve themelore dhe karakteristikave esenciale, nuk dallohet shumë nga xhahilijeti i parë me të cilin u ballafaqua da’veti i Islamit në histori. A nuk janë vallë vetë ithtarët e doktrinave atesite, ata të cilët nuk ngurrojnë të zbulojnë adresën, sfidën dhe mendimin e tyre! Ashtu edhe ithtarët e da’vetit islam duhet të deklarojnë adresën, mënyrën dhe rrugën e tyre specifike, rrugë kjo, e cila tërësisht dallohet nga ajo e xhahilijetit?”

Nga metoda e profesorit vërehet qartë se të kuptuarit e tij të Kur’anit ishte udhërrëfyes për thirrësit në Zot si dhe kërkonte prej tyre që të ndahen e të distancohen nga shoqëria xhahilite (injorante) e cila në asnjë mënyrë nuk beson në Islam. Ithtarët e doktrinave të tjera nuk ngurojnë të tregojnë për da’vetin në të cilën thirrin dhe besojnë.
Që të bëhet më e qartë kjo çështje duhet të theksojmë disa mendime të profesor Sejjid Kutubit, me qëllim që sa më mirë të qartësohet metoda e tij, ngjashëm siç duket açik Dielli i cili ndriçon…

Ai në metodën e tij inspirohej nga Kur’ani Fisnik dhe kjo vërehet fare qartë në metodën e tefsirit të tij të Kur’anit në të kuptuarit e ajeteve të da’vetit.
Këtë inspirim nuk mund ta përjetojnë dijetarët e rëndomtë, por vetëm ata që janë të thelluar në shkencë dhe të cilët tërë jetën e vet, deri kur të vdesin dhe ta takojnë Allahun e Madhërishëm, e kalojnë në shoqëri me libra dhe dijetarë.
Unë e llogaris Sejjid Kutubin si një nga dijetarët e tillë të thelluar, ngase ai është marrë me shkencë sheriatore që kur ka filluar të shkruajë shkrimet letrare e kritike. Them me bindje të plotë se ai i ka ofruar Ummetit islam shumë më tepër se sa që na ka ofruar neve…

Gjatë nxjerrjes së këshillave dhe udhëzimeve nga ajetet kur’anore, ai thoshte:
“Intelekti kur shoqërohet me shpalljen dhe udhëzimin e Zotit sheh, ndërsa kur largohet nga shpallja dhe udhëzimi i Tij, atëherë verbohet. Për sa i përket të verbërit dhe atij që sheh si dhe insistimit në persiatje, theksoj ajetin kur’anor: “Unë vetëm e ndjek atë që më shpallet mua. A është i barabartë i verbëri me atë që sheh? A nuk mendoni?” Afrimi i shenjave në këtë mënyrë, tregon mënyrën e rrëfimit kur’anor. Persiatja kërkohet, ndërsa insistimi në të është metodë kur’anore.

Persiatja duhet të jetë në suaza të shpalljes dhe kështu do të jetë në rrugë të dritës, ndërsa nëse është pa kurrfarë disipline do të endet nëpër errësirën e verbër, pa udhërrëfyes e pa udhëzim dhe pa libër ndriçues. Kur intelekti njerëzor lëviz brenda suazave të shpalljes, ai nuk ecë në rrugë të ngushtë, por në rrugë të gjerë, ngase ecë në rrugën e tërë ekzistencës që duket e që nuk duket, në shpirtë e në ngjarje si dhe në të gjitha sferat e jetës.

Shpallja e mbron intelektin nga devijimi i metodës, shikimi i keq, mbështetja në epshe e dëfrime dhe pastaj e lëvizë dhe e bën atë aktiv. Këtë mjet të rëndësishëm që ia ka dhënë Zoti njeriut (intelekti), në realitet ia ka dhënë që të veprojë e punojë në mbrojtjen e shpalljes dhe udhëzimit hyjnor. “Dhe kështu, nuk humbë dhe nuk devijon.”
Pas kësaj që u tha rreth mendimeve të Sejjid Kutubit, kuptojmë edhe një aspekt tjetër të metodës së tij në të kuptuarit e tij të ajeteve të da’vetit, dhe kjo nënkupton që shpallja të konsiderohet burim i çdo gjëje dhe mbrojtës i intelektit nga devijimi e humbja.

Përqëndrimi i profesorit në shpallje na tregon që ne duhet t’i nxjerrim njohuritë tonë dhe të kuptuarit tonë nga Kur’ani Fisnik dhe nga Sunneti i pastër pejgamberik. Ne nuk mund të largohemi e të distancohemi prej këtyre dy burimeve gjatë da’vetit tonë në Zotin e Madhërishëm, ngase këto dy burime janë e vërteta dhe aty ndodhet drita për ne, për atë që dëshirojmë ta thërrasim dhe për atë që duam ta udhëzojmë. Nga metoda e profesorit vërejmë se ai ka kujdes të madh ndaj Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe ndaj të kuptuarit të urdhërit për të urdhëruar në të mirë dhe për të ndaluar nga e keqja.

Më duket se problemi kryesor i pjesës dërmuese të thirrësve, hoxhallarëve qëndron në faktin se aspekti kulturor i njohurive dhe i shkencave të shpalljes (njohja e mirë e gjuhës arabe, shkencave të Kur’anit, sunnetit pejgamberik, fikhut, usulit dhe shkencave tjera fetare në përgjithësi) është sipërfaqësor dhe i cekët, përkundër asaj se njerëzit e tillë bartin diploma akademike!

Profesor Sejjid Kutubi (Zoti e mëshiroftë!) thërret, udhëzon dhe konfirmon nëpërmes deklaratave të tij duke thënë: “Thirrësit duhet të kuptojnë këtë gjë mirë”, apo “Thirrësit në Zot obligohen që të mos shpejtojnë” apo “Thirrësit në Zot patjetër të dijnë…” se thirrësit duhet ta mësojnë dhe ta kuptojnë këtë fê dhe natyrën e saj në mënyrë korrekte, që t’ua transmetojnë njerëzve pa ndonjë ndryshim, devijim apo keqinterpretim.

Kjo pjesë ka të bëjë edhe me urdhërin për të urdhëruar në të mirë dhe për të ndaluar nga e keqja… Këtë çështje Imam Gazaliu (Zoti e mëshiroftë!) e ka ndarë në një kapitull në librin e tij: “Ihjau Ulumiddin”, ku thotë: “Dije se parimet e “El-hisbetu”, e cila nënkupton urdhërin pë të mirë dhe ndalesën nga e keqja, janë katër: “El-Muhtesib” (thirrësi ose
urdhëruesit, “El-Muhteseb alejhi” (i thirruri ose i urdhëruari), “ElMuhteseb fihi” (parimi apo ideja për të cilin thërrasim në të) dhe “Nefsulihtisab” (procesi i urdhërit në të mirë dhe i ndalimit nga e keqja). Për të gjitha këto parime ka kushte:

– Parimi i parë: “El-Muhtesib”:
Kushtet e këtij parimi janë: “Të jetë musliman, i moshërritur dhe i aftë.
Këtu përjashtohet i marri, femiu, jobesimtari dhe i pa-afti. Këtu hyjnë individë konkretë edhe nëse nuk janë të autorizuar: mëkatari, skllavi dhe gruaja…” Me të vërtetë këto janë kushte shumë me rëndësi të madhe.
Në pjesën e edukatës së “muhtesibit” Imam Gazaliu vazhdon e thotë: “Dhe ne themi se burimi i edukatës së “muhtesibit” rrjedh nga tre cilësi të “muhtesibit”: Dituria, devotshmëria dhe sjellja e mirë.”
Çështja e diturisë ka të bëjë me njohuritë dhe shkencat rreth vendeve, kufijve, rrjedhave dhe ndalesave që të përqendrohet Sheriati në të.
Devotshmëria të mbron që të mos ndodhi e kundërta nga ajo që dihet, ngase secili vepron sipas asaj që di…
Sjellja mirë nënkupton të jetë i butë dhe i shoqërueshëm…
Dituria dhe devotshmëria nuk mjaftojnë për të. Në rast të hidhërimit, nëse nuk ka sjellje të mirë, nuk mjafton dituria dhe devotshmëria për t’u kontrolluar. Devotshmëria vlen nëse ka sjellje të mirë dhe fuqi për kontrollimin e epshit dhe hidhërimit. Këto tre cilësi e bëjnë “Has’be-në” të jetë afër veprave të mira dhe e largojnë veprat e këqija, e nëse zhduken, atëherë nuk mund të evitohet e keqja, bile edhe “hisbe” mund të jetë vepër e keqe nëse e tejkalon kufirin e Sheriatit.

Rreth këtyre sjelljeve Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë:
“Nuk urdhëron në të mirë dhe nuk ndalon nga e keqja përpos nëse e njeh atë që urdhëron dhe atë që ndalon.Kjo argumenton se ai nuk duhet të jetë fakih i përgjithshëm por mjafton ta dijë atë që e thërret dhe atë që e ndalon…”

 

Asoc.Prof.Dr.Hfz.Hajredin Hoxha
Rruga e Da’wetit në Allahun xh.sh. nën hijen e Sures El En’am (Direktiva te arta për hoxhallarë dhe studentë sipas Tefsirit të prof.Sejid Kutub)

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments