RAPORTET E KULTURËS ISLAME ME FENË, SHKENCËN, CIVILIZIMIN, QYTETËRIMIN DHE REZULTATET QË DALIN PREJ KËTYRE RAPORTEVE 

Kultura Islame është e mishëruar me Fenë Islame, kështu që, atë që e pranon feja, e pranon edhe ajo, dhe atë që e refuzon feja, e refuzon edhe ajo. Traditat, doket, zakonet si dhe disa sisteme të vëna nga njeriu kushtëzohen që të jenë në përputhje të plotë me parimet islame, ndryshe refuzohen. Nga këtu, Kultura Islame është një imazh lëvizës – nëse mund të shprehemi kështu – i Fesë Islame dhe praktikimit të saj në jetën e përditshme. Atëherë, fryt i kësaj çështje do të ishte se Islami është referenca dhe kriteri i kësaj kulture; atë që e refuzon feja, e refuzon edhe kultura. Ajo që dua të them është se aplikimi i kodit të kulturës islame nënkupton adhurimin për Allahun, Zotin e botëve.

Por, cili është dallimi ndërmjet kulturës dhe dijes?

Dallimi ndërmjet kulturës dhe dijes është se kultura është më e veçantë, për shkak të të qenit të saj si një veçori dhe karakteristikë e një populli të caktuar, ndërsa dija është diç e përgjithshme, që nuk shquhet me një popull dhe jo me popullin tjetër. Dija, po kështu, është produkt njerëzor i përbashkët, që nuk ka identitet të caktuar. Dija është rezultat i eksperimenteve, rezultatet e së cilës janë të njëjta, gjë që nënkupton se nuk ndikohet nga ideja apo emocioni.

Ndërsa sa i përket termit ‘civilizim’ (ar. el-hadare), arabët me të nënkuptojnë të kundërtën e fshatarësisë: i civilizuar është ai që nuk është nuk është fshatar, ai që banon në qytet.  Ndërsa në terminologji, ka dy qasje rreth definimit të këtij termi:

Civilizimi është sinonim i kulturës. Civilizimi është shpirti i thellë i shoqërisë, që ngrihet mbi bazën e konfirmimit të origjinalitetit shpirtëror dhe të vërtetës filozofike dhe emocionale të njeriut.

Sipas kësaj domethënie, civilizimi nuk përfshin aspektin industrial dhe material. Kësisoj, civilizimi është sinonim i kulturës.

Sipas qasjes së Shkollës Franceze, e cila parasheh ndarjen ndërmjet asaj që është ideore dhe teknologjike në shoqëri, të gjitha këto emërtohen me një emër: qytetërim (ar. el-medenijjeh). Sipas tyre, nuk ka dallim ndërmjet kulturës dhe qytetërimit.

Këtë botëkuptim e kanë përqafuar shumë prej autorëve, perëndimorë dhe muslimanë, që kanë shkruar për kulturën, si: Gustav Le Bon, William James Durant, Hasen Ibrahim Hasen, Mustafa Sibai etj. Këta e marrin kulturën si diç që përfshin aspektin ideor dhe material të shoqërisë.

Pas studimit dhe analizave që iu kemi bërë mendimeve të ndryshme rreth kulturës, kemi ardhur në përfundimin se:  “Kultura e një shoqërie është kombinim besimesh, sistemesh, sjelljesh, zakonesh, zhvillimesh shkencore dhe teknologjike si dhe metodash dhe mjetesh.”

Ndërsa, me ‘Kulturën Islame’ nënkuptojmë:

Besimin (kredon) e Islamit, dispozitat, etikën, sistemet politike, ekonomike dhe shoqërore si dhe mënyrat e muslimanëve për të vënë në funksionim ambientin, ku bëjnë pjesë metodat, mjetet dhe zbulimet industriale.”

Ndërsa sa i përket termit ‘qytetërim’, nga pikëpamja gjuhësore i atribuohet qytetit, ndërsa nga pikëpamja terminologjike ka dy domethënie:

–Qytetërimi përkufizohet vetëm në aspektin material të jetës, pra është manifestim i zhvillimit urban dhe teknologjik.

-Qytetërimi emërton njëkohësisht aspektin ideor dhe atë material.

Kështu, qytetërimi na del si: “Tërësi e kombinuar në një shoqëri nga besimet, morali, zakonet, sjelljet, zhvillimi teknologjik dhe material si dhe metodat dhe mjetet.”

Si rezultat të këtyre dallimeve në definicione kemi:

  • Kultura nënkupton aspektin e vlerave, sjelljeve dhe aspektin shoqëror të shoqërisë.
  • Civilizimi përfshin aspektin material-industrial të shoqërisë, duke përfshirë mjetet dhe metodat e dobishme.
  • Qytetërimi është nocion që përfshin aspektet e termave të mëparshëm, kulturës dhe civilizimit. Është sikur të thuash bashkim i trupit me shpirtin.

Kjo përputhshmëri nënkupton se çdo popull ka qytetërimin e vet me të cilin shquhet nga të tjerët. Qytetërimi shqiptar është i ndryshëm nga ai boshnjak, qytetërim turk është i ndryshëm nga ai indian, qytetërimi melaj është i ndryshëm nga ai kinez etj.

 

  • Seid, Hemmam & Halidi, Salah. (2002) El-vexhiz fi-th-thekafeti-l-islamijjeh, f. 28-29.
  • Shih: Badehdah, Ali Umer dhe të tjerë. Eth-thekafetu el-islamijjeh, f. 15.
  • Ibni Mendhur, Xhemaluddin Ibn Mukrem. (…) Lisanu-l-arab. Rrënja foljore ha-da-re.
  • Badehdah, Ali Umer dhe të tjerë. Eth-thekafetu el-islamijjeh, f. 20-24.
  • Halidi, Salah. (2002) El-vexhiz fi-th-thekafeti-l-islamijjeh, f. 29-30.

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments