SA E SFIDOI KOHA BASHKËKOHORE JETËN SOCIO-EDUKATIVE DHE SOCIO-EKONOMIKE FAMILJEN TRADICIONALE-ISLAME?

0
822

Sa i përket sfidave bashkëkohore, rrymave dhe kulturave globale që na kanë sulmuar dhe pushtuar në çdo fushë dhe kënd të jetës, e tërë kjo gjendje e mjerueshme e ka vështirësuar jetën e familjes në aspektin socio-edukativ dhe socio-ekonomik tradicional islam. Mospërfillja e parimeve kur’anore dhe atyre profetike në jetën tonë të përditshme si në aspektin politik, ekonomik, social, familjar, moral, institucional etj.,e tërë kjo e ka kompleksuar dhe e ka sfiduar jetën tradicionale islame në jetën tonë familjare.

Në këtë kontekst duhet sçaruar opinionit të gjerë publik se për ta shpëtuar veten dhe popullin tonë shqiptar kudo që të jenë, dhe për ti përballuar këto sfida e shohim imperativ kohor që parimet dhe vlerat islame ( kur’anore dhe profetike )të aplikohen në mënyre masovike dhe univerzale dhe të integrohen në tërë sferat jetësore.

Për ta realizuar këtë obligim dhe imperativ kuranor dhe kohor na duhen urgjentisht reforma pozitive në sistemin e lidershipit politik, ekonomik, akademik, fetar, familjar, social dhe ai ndividual. Këto shtigje dhe fusha të reformave urgjente fetare dhe politike kanë të bëjnë me reforma në përmbajtjen dhe prezentimit të diskursit fetar ( çfarë islami po shërbejmë, dhe çfarë duhet shërbyer ? kujt po i shërbejmë? A jemi shërbyes të Islamit-el Khadimune lil Islam – apo përfitues dhe përdorues të Islamit – el Mustekhdimune lil Islam)?, dmth, të korrigjohet (stili, aktualiteti i tematikave të ligjëratave dhe përgatitja profesionale e ligjërueseve),  po ashtu edhe në diskursin akademik dhe atij politik.

Për këtë iniciativë të reformave duhet të koordinohen mekanizmat qeveritare shtetërore dhe institucionet fetare islame ( Bashkësia Islame e Kosovës-BIK-ut ), duke i bashkuar dhe koordinuar plan programet dhe misionet e tyre intelektuale dhe shkencore për rëndësinë e këtyre reformave për ta shpëtuar popullin nga kjo gjendje e mjerueshme. Parimet islame hyjnore të shpallura në Kur’an dhe Synet nuk kanë kontradikta me parimet dhe fondamentet e shëndosha të sistemin politik apo ekonomik bashkëkohor – ne nuk jemi laik apo sekular siç janë besojnë dhe deklarojnë të tjerët: që feja islame nuk lidhje me politikë!! Përkundrazi.

Po të ia hedhim një shikim të shpejtë mësimeve kur’anore dhe atyre profetike, dhe po të ia bëjmë nje analizë të thuktë legjislacionit tonë Islam do të shohim se esenca e tematikave fetare islame, objektivat e parimeve islame dhe dimensionet e tyre humane dhe sociale pajtohen me objektivat e përgjithshme të mirëqenies njerëzore, social, familjare dhe individuale.

Krejt në fund këto reforma për tu futur në aksion apo praktikë, strategjia e shëndosh kërkon që ne duhet që sa më shpejt to formojmë, themelojmë parti politike me programe dhe plane konkrete, me mision dhe vizion dhe transparence islame aktuale, ku nëpër mjet deputeteve(hoxhallarë intelektual, profesor të medreseve, profesor te FSI-së) të sinqertë intelektual dhe punëtorë, të përzgjedhur me merita dhe me parimet demokratike bashkëkohore në parlament të shtetit tonë, që të ndikojmë pozitivisht në ndryshimin e disa ligjeve të kushtetutës shtetërore karshi fesë islame, apo feve në përgjithësi, në mënyrë që opozita poltike antifetare ta ulin tonin e zërit e tyre anti fetar dhe jo demiokratik,e në veçanti anti islam, të bëhen disa ndryshime kushtetuese, të rregullohen disa probleme ligjore jo të fiksuara, sa i përket futjes së mësim besimit islam apo fetar nëpër shkollat tona, të mos pengohen vajzat,motrat, gratë tona me shamija, të luftohet korrupcioni fetar, politik, akademik, narkomania, amoraliteti, papunësia, mediat me tematika dhe vlera anti njerëzore, anti fetare. Dmth, pa u integruar edhe në politikë këto reforma dhe këshilla kur’anore nuk munden të realizohen me këtë metodë dhe me këtë stil predikimit aktual, të praktikimit pasiv dhe shërbimit sekondar të fesë islame.

Allahu na mundësoftë që ne ti shërbejmë Islamit ashtu si duhet, dhe jo të përfitojme prej tij për interesa personale, amin amin amin.

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha,

PËRGJIGJE AKADEMIKE DHE FETARE PËR PYETJET E PARASHTRUARA NGA STUDENTËT E NIVELIT MASTER PRANË FAKULTETIT TË STUDIMEVE ISLAME NË PRISHTINË