Historikisht, bazuar në disa studime bashkëkohore, fjala terrorizim është përdorur për një lloj pushteti të përvetësuar nga revolucioni francez në periudhën e Republikës Jakobiane (Jacobin Republic), në vitet 1793-1794, kundër paktit të dy mbretërve borgjezë që ishin kundër revolucionit. Si rezultat i terrorizmit të kësaj periudhe, e cila quhet “Reign of Terror” (Epoka e terrorit), u arrestuan 300.000 të dyshimtë dhe u ekzekutuan afër 17.000 të tjerë, duke mos llogaritur këtu mijëra të burgosur që vdiqën nëpër burgje.
Sipas disa studiuesve, terrorizmi ka ekzistuar shumë më herët, madje gjatë gjithë historisë njerëzore, në të gjitha anët e botës. Historiani grek Ksenofon (30-34 para Isait) kishte shkruar për nxitjet shpirtërore për luftë dhe terror ndaj popujve. Ai kishte folur për pushtetarë romakë, si: Tiberius (14-37 p. I.), Kaligula (37-41 p. I.), të cilët i kishin nënshtruar nëpërmjet dhunës, konfiskimit të pasurisë dhe ekzekutimit ata që e kundërshtonin pushtetin e tyre. Ndoshta inkuizicioni që bënë spanjollët ndaj pakicave fetare, e në veçanti ndaj asaj muslimane, ishte prej stacioneve më të rëndësishme të terrorizmit në historinë e kulturës perëndimore.
Disa shtete e kishin përvetësuar terrorizmin si pjesë të strategjisë politike të shtetit, si p.sh.: Hitleri nazist në Gjermani dhe Stalini në ish-Bashkimin Sovjetik. Nga këndvështrimi perëndimor, organizata dhe lëvizje të tilla si: Bader Majenhof në Gjermani, ushtria e kuqe japoneze, ushtria republikane irlandeze, Bask Eta etj., janë llogaritur ndër organizatat më të njohura të terrorizimit në historinë e shekullit të XX-të.
Terrorizmi dhe fundamentalizmi si dhe rrënjët e tyre fetare
Kohët e fundit është shfaqur një dukuri e re në formë dhe ngjyrë, por e vjetër në rrënjë dhe ekzistencë. Sipas studimeve flitet se rastet më të vjetra të njohura si terroriste janë regjistruar nga një sekt fetar çifut, SCAR II, i cili ishte sekt ekstrem dhe që për sulmimin e armiqve përdorte taktika të panjohura. Zakonisht preferonin sulmin gjatë ditëve festive….
– Disa historianë mendojnë se rrënjët e terrorizmit konkret dhe ideor zënë fill tek ideja e sionizmit çifut. Këtë gjë e kanë vërtetuar në bazë të filozofisë sioniste e cila mbështetet në këto baza:
§ Çifutët janë populli i zgjedhur i Allahut. Shpirtrat e tyre dallojnë nga shpirtrat e njerëzve të tjerë, të cilët kanë shpirtra djajsh dhe të ngjashëm me ata të kafshëve. Izraelitet janë më të nderuar se edhe vetë engjëjt…
§ Tërë dynjaja është pronë e çifutëve dhe mu për këtë ata kanë të drejtë ta mbizotërojnë atë.
§ Palestina është synimi kryesor i çifutëve, ngase ajo është tokë e shenjtë, është tokë e ringjalljes dhe si e tillë iu takon vetëm atyre…
§ Çifutët kudo që janë përbëjnë vetëm një popull dhe kanë vetëm një bazë, e ajo është toka e Palestinës.
– Mendohet se kjo dukuri u regjistrua pas zbulimit të kontinentit amerikan, në fund të shek. XV-të. Shoqëria amerikane u ndërtua në baza racore, burim i të cilave ishte ideja fetare çifute, e cila kishte depërtuar nëpërmjet puritanëve britanikë. Bazuar në këtë bazë historike fetare çifute, mbi të cilën ishte themeluar Amerika veriore, amerikanët e panë veten si misionarë të mesazhit fetar botëror dhe e konsideruan veten si Izraeli i ri, që Allahu i zgjodhi ta luajnë rolin e udhëheqësit të botës…
Terrorizmi dhe Islami
Edhe pse thuhet kështu për zanafillën e kësaj dukurie megjithatë, gjatë shtjellimit dhe analizave të ndryshme, vijmë deri tek konkluzioni se kjo dukuri shtrihet shumë larg, përtej këtyre kufijve kohorë që u përmendën më lart. Zanafilla e saj buron nga konflikti i bijve të Ademit, [alejhi’s selam], njeriut të parë në tokë. Allahu thotë:
Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbane, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve“. (el-Maide: 27)
Pastaj këtë dukuri e trashëguan çifutët dhe të krishterët, të cilët vranë e masakruan pejgamberë e të dërguar të Allahut. Kur’ani i ka regjistruar këto vepra të shëmtuara të këtyre njerëzve, të cilët i mbytnin pejgamberët pa asnjë të drejtë. Allahu thotë:
Dhe kur atyre u thuhet: “Besoni atë që e shpalli All-llahu”, ata thonë: “Ne besojmë atë që na u shpall neve”, kurse e mohojmë atë pas tij, edhe pse është vërtetues i atij që e kanë ata dhe është i vërtetë. Thuaj: “Nëse jeni besimtarë, pse pra i mbytnit më parë pejgamberët e All-llahut”?“. (el-Bekare: 91)
Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve). Ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtruar shtypja e mjerimi. Këtë, për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore).“ (Ali Imran: 112)
Edhe përkitazi me historinë islame janë shënuar incidente apo akte të tilla terroriste. Qysh prej fillimit të shkëndijave të para të fesë islame, predikuesi i saj, Muhammedi [alejhis salatu ves selam] dhe shokët e tij, i ishin ekspozuar terrorizmit, mundimit, persekutimit, maltretimit, që shkaktuan edhe migrimin dy herë në Etiopi e së fundi edhe në Medine. Pastaj bllokada ekonomike dhe shoqërore për hashimitët, komploti i organizuar kundër Muhammedit, [alejhis salatu ves selam] pak para hixhretit, për të vazhduar pas hixhretit me luftëra e beteja të mëdha, janë dëshmi për këtë terror të dhunshëm. Po ashtu, skenat e këtij terrori nuk u ndalën as pas vdekjes së Muhammedit [alejhis salatu ves selam]; u vranë mizorisht Omeri, Uthmani dhe Aliu, tre prej katër halifëve të drejtë.
Ky skenar i hidhur i këtij terrori, me forma dhe mënyra të ndryshme, sot, kthehet dhe përsëritet me pushtimet dhe kolonizimet që iu janë bërë vendeve tona islame nga armiq, që gjuhë të vetme kanë tanket, bombarduesit F-16 dhe armë të tjera.
ISLAMI NDËRMJET APROVIMIT TË MESATARES DHE REFUZIMIT TË TERRORIZMIT ME TË GJITHA FORMAT E TIJ
Islami nuk ka as edhe një lidhje të vetme me terrorizmin, ndërsa terminologjitë, si: ‘Islami politik’, ‘Islami progresiv’, ‘Islami tradicional’, ‘Islami popullor’, ‘Islami fundamental’, ‘Islami radikal’, ‘Islami militant’, ‘Ringjallja islame’, ‘Ripërtëritja islame’, ‘Islami i rreptë’, ‘Dhuna islame’, ‘Terrorizmi islam’ etj., nuk kanë asgjë të përbashkët me të. Ato, në fakt, janë pjellë e orientalistëve, të cilët, për të fituar simpatinë e burrështetasve dhe liderëve politikë, kuptohet që kanë qëndrim të ashpër ndaj Islamit dhe muslimanëve, prandaj shpikin dhe thonë gjëra të paqena për Islamin.
Në Islam nuk ka dëm fillestar dhe as dëmtim reciprok
Me gjithë shkaktimin e këtyre të këqijave, këta faqezinj nuk e ndiejnë veten fajtorë. Përkundrazi. Ata shtiren sikur nuk kanë asnjë faj dhe se çdo e keqe që ekziston – gjithnjë sipas tyre – ka për adresë Islamin. Sikur askush përveç muslimanëve nuk është terrorist!
Zhvleftësimin e këtyre akuzave të pabaza ndaj Islamit do ta bëjmë nëpërmjet pikave vijuese:
Së pari, dua të përmend disa të vërteta fetare dhe disa parime fundamentale sheriatike, te të cilat dijetarët tanë të mëdhenj arritën pas analizave dhe përpjekjeve të mëdha shkencore. Në këtë kontekst, do të doja të veçoja:
1) Rregulla fetare, si: “لا ضرر ولا ضرار” (Nuk ka dëm fillestar dhe as dëmtim reciprok); “الضرر يزال بقدر الإمكان” (Dëmi largohet sipas mundësisë); “الضرر لا يزال بضرر مثله أو أكبر منه” (Dëmi apo e keqja nuk largohet me një të keqe të ngjashme apo me më të madhe se ajo); “يحتمل الضرر الأدنى لدفع الضرر الأعلى” (Përballohet dëmi i vogël për të larguar atë të madhin).[1]
2) Tekste kur’anore, si:
Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), që nuk ka mbytur ndonjë tjetër dhe që nuk ka bërë ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur të gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilëve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë.” (el-Maide: 32)
Në qoftë se ata anojnë nga paqja, edhe ti ano nga ajo e mbështetu tek All-llahu. Ai dëgjon dhe di.” (el-Enfalë: 61)
All-llahu thërret për në xhenet dhe atë që do e vë në rrugë të drejtë.” (Junus: 25)
…Pajtimi është më i dobishmi…” (en-Nisa: 128)
Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtojini ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse kthehet, atëherë bëni pajtimin ndërmjet tyre me drejtësi. Mbajeni drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit.” (el-Huxhurat: 9)
…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e jo në mëkate e armiqësi…” (el-Maide: 2)
3) Tekste profetike, si:
Kush rebelohet dhe largohet nga kolektivi, dhe vdes në këtë gjendje, vdes si në periudhën e injorancës. Kush lufton nën flamurin e injorancës (nuk e di se për çfarë lufton), hidhërohet për hir të farefisit, thërret në të (fanatizëm farefisnor) apo përkrah një gjë të tillë dhe (në këtë gjendje apo me këto bindje) vritet, atëherë vdekja e tij është si në periudhën e injorancës. Ndërsa kush çohet nga ummeti im dhe godet të mirin e të keqin, pa u interesuar fare për besimtarët e tij (ummetit) dhe pa e përfillur besën e atyre që iu është dhënë besa, ai nuk është prej meje dhe unë nuk jam prej tij!” (Muslimi)
Nuk i lejohet muslimanit ta frikësojë muslimanin!” (Transmeton Ebu Davudi, ndërsa Albani e vlerëson si hadith autentik.)
…kështu që i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] ndaloi që të frikësohet besimtari dhe t’i merret plaçka, qoftë për shaka, qoftë përnjëmend!” (El-Mustedrek ala-s-sahihajni, vëll:3, f. 476, nr. 5778.)
Islami është fe e paqes dhe sigurisë
Duke u bazuar në rregullat fetare dhe tekstet kur’anore e pejgamberike të cituara më parë, themi se çdo dëm, pavarësisht se a është fizik a kuptimor, që godet individin apo shoqërinë, sikurse që është sot terrorizmi, ndalohet. Shqetësimi i njerëzve të pafajshëm dhe përhapja e panikut ndërmjet tyre janë gjeste dhe veprime që Islami i urren dhe i ndalon. Kështu, për të mos rënë në këtë humnerë, Islami thërret që të përvetësojmë metodologjinë kur’anore, me qëllim që t’i sfidojmë fuqishëm këto probleme prej të cilave vuajnë njerëzit, kafshët por edhe bota bimore.
Islami është fe e paqes dhe sigurisë, është fe e jetës, është fe e ndërtimit dhe zhvillimit, është fe që i ka vënë vetes si mision që të ruajë dhe të kujdeset për të mirat e njerëzimit, në këtë botë dhe në botën tjetër. Islami nuk është fe e vrasjes, mbytjes, terrorizmit, vdekjes, ashtu siç perceptohet nga disa injorantë. Këtu mbase qëndron edhe sekreti i luftës së pa kompromis të Islamit ndaj dukurisë së ekstremizmit, radikalizmit dhe fanatizmit, që çon në terrorizëm dhe në akte kriminele të mëdha. Për këtë shkak, Kur’ani na thërret vazhdimisht që t’i referohemi epiqendrës, Kur’anit dhe Sunnetit, për të marrë këshilla dhe rekomandime për mënyrën e zgjidhjes së problemeve të tilla. Dijetarët e mëdhenj të ummetit, përgjatë gjithë historisë, kanë deklaruar njëzëri se objektivat e kësaj feje të natyrshme janë vënë për të mbrojtur çështjet e mëdha që kanë të bëjnë me njeriun, pa të cilat jeta e tij nuk ka kuptim. Këto janë gjëra që askush nuk guxon t’i cenojë. Fjala është për ruajtjen e ‘fesë, qenies, mendjes, nderit dhe pasurisë.’
Këto pesë gjëra njihen nga dijetarët si ‘pesë të domosdoshmet.’
Kësisoj, pas këtij këndvështrimi islam, nuk është vështirë të konstatohet se dukuritë e terrorizmit, vrasjes së njerëzve të pafajshëm, panikut, frikësimit, nuk kanë të bëjnë fare me Islamin dhe ato janë në kundërshtim të madh me mësimet dhe edukatën e tij. Mu për këtë, dijetarët e ummetit janë unikë sa i përket mbajtjes së mesatares (qëndrimeve të balancuara) në të gjitha çështjet e fesë, ani pse mund të ketë ndonjë mendim ndryshe, por që nuk merret për bazë. Të gjithë ata që kundërshtojnë mesataren islame janë të gjykuar të dështojnë dhe të kenë fund të padëshiruar.
[1] Për më shumë shih: El-Muvafekat fi-sh-Sheriati-l-Islamijjeh të Imam Shatibiut; El-Kavaid el-fikhijje të Abdul Aziz Muhammed Azamit; Mubaderetu vakfi-l-unf – ru’jetun vakijjetun ve nadhretun sherijjetun të Usame Ibrahim Hafidhit etj.
[2] Shih: Fettah, Irfan Abdul Hamid. (2000) Lectures on Major Themes in World Religions. Malajzia: Universiteti Ndërkombëtar Islam.
[3] Për më shumë shih: El-Muvafekat të Shatibiut, f. 219-255.