DUAJA (LUTJA) ËSHTË ZEMRA (TRURI) I IBADETIT NDAJ ALLAHUT 

Allahu xh.sh. në Kuranin famëlartë thotë: “Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me ardhjen e pejgamberëve).” [El Ae’raf: 56]

Allahu xh.sh., në këtë ajet kur’anor, i urdhëron robërit e tij që ata t’i afrohen Allahut xh.sh. me dua, me dy motivacione dhe dy shkaqe nxitëse: frika prej dënimit të Allahut xh.sh. dhe lutja ose shpresa për të mirat e Allahut xh.sh.

Ky urdhër kur’anor është përsëritur disa herë në Kuran. Allahu xh.sh. thotë: “Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.” [El A’raf: 56.]

Për një grup njerëzish të mirë e të devotshëm, Allahu xh.sh. thotë përsëri: “Ata përpiqeshin për punë të mira, na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.” [El Enbija: 90]

 Për këtë arsye, dijetarët kanë prurë mendimin e përbashkët [EL-IXHMA]  se afrimi në mëshirën e Allahut xh.sh. me anë të duasë (të lutjes) konsiderohet si zemra e ibadetit dhe e fesë, me të cilën muslimani duhet të jetë vazhdimisht i nënshtruar para Allahut xh.sh. 

Por qëllimi i duasë nuk duhet të keqkuptohet nga ndokush dhe ai ta konsiderojë duanë (lutjen) si një mjet për t’i realizuar qëllimet e tij personale dhe t’i lutet Allahut xh.sh. për interes, që Ai t’ia sigurojë atij të mirat dhe t’ia largojë të këqijat.

Duhet ditur dhe kuptuar se duaja (lutja) është ibadet (adhurim) më vete. Njeriu me këtë dëshmon dhe tregon robërinë dhe mëshirimin e tij para madhërisë së Allahut xh.sh., duke mos e çuar mendjen fare nga ajo se a po më pranohet apo jo kjo dua. Ai duhet ta dijë se nuk ka mbështetës tjetër përveç Allahut xh.sh., se nuk ka mbrojtës tjetër përveç Allahut xh.sh., se nuk ka Zot tjetër kujt t’i ankohet përveç Allahut xh.sh. dhe se Krijuesi i tij, në dorën e të cilit është rehatia dhe jorehatia e tij, është Allahu xh.sh.

Prandaj njeriu nuk ka tjetër rrugëdalje por veçse që të kthehet sinqerisht dhe me tërë qenien e tij drejt Allahut xh.sh., duke mos u luhatur fare në këtë çështje.

Kjo është domethënia e robërisë së njeriut para madhërisë së Allahut xh.sh. dhe ky është qëllimi final i krijimit të njeriut: që ai të dëshmojë me gjuhën e tij se është rob i thjeshtë i një krijimi të madh.

Allahu xh.sh. i edukon dhe i mëson robërit e tij, që ata të jenë gjithmonë në këtë cilësi të robërisë, për dy shkaqe nxitëse: shpresën në mëshirën e Allahut xh.sh. dhe frikën nga dënimi i Allahut xh.sh.

Besimtari mund t’i vërejë këto dy cilësi edhe në fjalën e Allahut xh.sh.: sa herë që përmendet njëra, menjëherë përmendet edhe tjetra. Po të ishte përmendur vetëm shpresa në mëshirën e Allahut xh.sh., njeriu ndoshta kishte për të kërkuar diçka që nuk i takon atij dhe, anasjelltas, po të ishte përmendur vetëm frika prej dënimit të Allahut xh.sh., njeriu kishte për t’u bërë pesimist (do t’i humbiste shpresat krejtësisht), e si rezultat nuk kishte për t’u përmirësuar fare.

Robi, nëse dëshiron që të jetë udhëzuar dhe i përforcuar në rrugën e Allahut xh.sh., duhet që paralelisht të jetë me shpresë se Allahu xh.sh. inshalla do ta mëshirojë dhe do ta futë atë në xhenetin e tij dhe, po ashtu, të ketë frikë prej dënimit të Allahut xh.sh. se mos Ai e dënon për ndonjë mosplotësim të obligimeve ndaj Tij. Pikërisht, për këtë arsye, në Kuranin famëlartë nuk mund të gjesh asnjë ajet të rahmetit (mëshirës) pa u përmendur bashkë me të edhe ajeti i dënimit. Çdokund  ku Allahu xh.sh. e cilëson Veten e Tij si mëshirues, menjëherë e cilëson edhe si ndëshkues.

Sa për ilustrim po përmendim disa ajete që kanë lidhje me tematikën në fjalë. Allahu xh.sh. thotë: “Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh, po (njoftoi) se edhe dënimi Im është ai dënimi i dhimbshëm.” [El Hijr: 49-50] 

Allahu xh.sh. thotë përsëri: “Thuaj: ‘O robërit e Mi të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut xh.sh., pse vërtet Allahu xh.sh. i fal të gjitha mëkatet, Ai është që shumë fal dhe është mëshirues. Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe përuluni atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë.” [Ez Zumer:53-54 ]

Kurani famëlartë i cilëson ata të cilët e kanë fituar xhenetin e Allahut xh.sh. me cilësitë më të larta dhe më të mira. Allahu xh.sh. thotë: “Dhe në syfyr (kohën e mbarimit të natës) ata kërkonin falje për mëkatet.” [Edh-Dhariatë : 17 – 18] “Dhe në pasurinë e tyre ka një të drejtë lypësi dhe i ngrati (që ka nevojë dhe nuk lyp).” [Edh Dhariatë : 19]. Kur i dëgjon këto fjalë ti thua se: unë jam larg prej tyre.

Po ashtu edhe anasjelltas, ata të cilët e kanë merituar dënimin e Allahut xh.sh. në xhehenem, Kur’ani i përshkruan me cilësitë e tyre më të këqija. Allahu xh.sh. thotë: “Çka ju solli juve në sekar (xhehenem)? Ata thonë: ne nuk kemi qenë prej atyre që faleshim (që bënim namaz), nuk kemi qenë që i ushqenim të varfrit dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota, dhe kemi qenë që nuk besonim në ditën e gjykimit……” [El Mud-deth-thir: 42 – 46].

Kur i dëgjon këto ajete, pa dyshim se ti thua: unë nuk jam si ata, ndoshta jam më i mirë. Dhe kështu e sheh veten mes një gjendjeje mesatare: se as nuk je në shkallën e lartë të atyre të mirëve, po edhe nuk je në shkallën e ulët të atyre të këqijve, prandaj zemrën tënde e përshkon frika prej dënimit të Allahut xh.sh. dhe shpresa se Ai do t’i falë mëkatet. Nga ky proces lind robëria e vërtetë ndaj Allahut xh.sh. dhe, në këtë mënyrë, ky proces bëhet shkak nxitës që ti t’i shtrish duart e tua lart përpjetë para mëshirës së Allahut xh.sh. dhe të kërkosh ndihmë nga Ai.

 

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Prof.Dr. Hfz. Hajredin Hoxha

Prof.Dr.Muhamed Said Ramadan el Buti – FSHEHTËSITË E DISA LIGJEVE KUR’ANORE

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments