Islami është i pastër nga akuzat për terrorizëm 

Islami nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin. Ai qëndron shumë  larg terrorizmit dhe dhunës së ushtruar nga bindje personale të  kujtdo qofshin. Ndërsa, për sa u përket orientalistëve dhe  perëndimorëve, ata përkitazi me këtë çështje, siç e kanë zakon,  në studimet e tyre që ua dedikojnë idhujve të tyre (liderëve të  tyre), dolën me rezultate të marra.

Ata Islamin e karakterizuan  si: Islam politik, Islam progresiv, Islam popullor, Islam  tradicional, Islam i ringjallur-i ripërtërirë, Rizgjim islam, Islam  fondamental, Islam revolucionar, Islam radikal, Islam të ashpër,  Islam militant, Dhunë islame, dhe, së fundi, Islam terrorist. 

Demantimin tonë për këtë shpifje dhe akuzë të pabazë, do të  mund ta përmblidhnim në këto pika: 

Vetë rregullat fetare, që disa nga dijetarët tanë të sinqertë, i  nxorën nga tekstet uranore, demantojnë një gjë të tillë. Nuk ka  dëm e as dëm reciprok (ose thënë me fjalë të tjera, nuk bën ta  dëmtosh askënd dhe as dëmin e shkaktuar nga dikush ta kthesh  me dëm); Dëmi largohet aq sa të kemi mundësi“; “Dëmi nuk  largohet me një dëm si ai apo më i madh se ai“; “Përballohet  dëmi i vogël që t’i iket dëmit të madh“, etj. – janë disa prej këtyre  rregullave fetare. 

Ndërsa nga tekstet fetare që Islamin e zhveshin dhe shfajësoj në nga akuzat e tilla, do të përmendnim: 

“Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni-Is railëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur  ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në  tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur të gjithë  njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë), është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre  (ben-Israilëve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente,  mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë  (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë“.19 

Në qoftë se ata anojnë nga paqja, ano edhe ti nga ajo e mbë shtetu në All-llahun. Ai është që dëgjon dhe di“.20 Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet ve te, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon  tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet pa të drejtë, de risa t’i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse kthehet, atëherë  me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se  vërtet All-llahu i do të drejtët“.21 

Ndërsa nga tekstet profetike do të zgjidhnim hadithin: “Ai që kundërshton (udhëheqësin) dhe ndahet nga kolektivi e  vdes (në këtë gjendje), vdekja e tij është sikurse e injorantëve.  Kush lufton dhe nuk di se për se lufton (ose lufton për fanatizëm 22 ose luftojnë në kuadër të një grupi që nuk dihet se lufta e  tyre bëhet apo jo për Allahun 23), hidhërohet për fanatizëm ose  fton në fanatizëm ose përkrah ndonjë të afërm a farefis (nga  këndvështrimi i tij fanatik) dhe mbytet, mbytja e tij është sikur e  injorantëve. Kush ngrihet nga umetit im dhe sulmon të mirin e të  keqin dhe aspak nuk i intereson fati i të mirit (të pafajshmit) si  dhe nuk i përmbahet besës për atë që ka besë, ai as nuk është  prej meje, po as unë nuk jam prej tij“.  

Ebu Davudi transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam, ka  thënë: 

“Nuk lejohet që myslimani të frikësoje myslimanin“.24

Bazuar në këto tekste fetare, çdo dëm, qoftë ai shqisor apo  kuptimor, që godet individët apo shoqëritë e pastra-të  pafajshme, siç është sot dëmi nga dukuria e terrorizmit, është  prej veprave të urryera dhe të refuzuara, dhe është e ndaluar haram. Për sfidim të kësaj gare-sfide të mbrapsht ideore dhe  fetare, Kur’ani na fton t’i përmbahemi metodës së tij.

Feja jonë  është fe e paqes dhe sigurisë, e jetës dhe kulturës, fe që ruan  interesin e robërve në këtë botë dhe në botën tjetër. Ajo nuk  është fe e vdekjes, mbytjes, shkatërrimit, frikës, siç mendojnë  ata që nuk kanë fat aspak në dituri.

Mbi të gjitha, Islami është fe  që ruan gjërat më të shenjta njerëzore, pa të cilat jeta nuk do të  kishte kuptim. Cenimin i tyre, sa kohë që Islami i cilësoi si të  shenjta, e ka ndaluar. Ato gjëra janë: Feja, shpirti (njeriu),  mendja, nderi dhe pasuria. 

Doc.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha

DUKURIA E EKSTREMIZMIT DHE TERRORIZMIT – TRAJTIMI I SAJ NDËRMJET PËRPJEKJEVE DIPLOMATIKE, AJETEVE KUR’ANORE DHE THËNIEVE PROFETIKE.


19 el-Maide, 32. 

20 el-Enfale, 61. 

21 el-Huxhurat, 9.

22 Imam Neveviu ka përmendur në kuptim të kësaj fjale dy domethënie: Nuk di se për çka lufton, dhe lufton për  fanatizëm. Përkthyesi. 

23 Sherhu suneni’n Nesaijj. Përkthyesi. 

24 Transmeton Ebu Davudi në Sunenin e tij ndërsa Albani ne Sahihu ve daifu suneni Ebi Davud, 5004, e ka  cilësuar si autentik. Përkthyesi.

 

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

EDUKIMI DHE REFORMIMI – Zhvillimi i efikasitetit te muslimani...

EDUKIMI DHE REFORMIMI - Zhvillimi i efikasitetit te muslimani bashkëkohor Autor: Dr. Maxhid Arsan el...

حصاد دراساتي الفكرية والتربوبة والثقافية والإجتماعية

حصاد دراساتي الفكرية والتربوبة والثقافية والإجتماعية 2016-2000 في المؤتمرات العالمية والمجلات العلمية المحكمة من تأليف فضيلة الدكتور خيرالدين...

حصاد دراساتي القرآنية

حصاد دراساتي القرآنية 2005 -2016 في المؤتمرات العالية والجلات العلمية المحكمة من تأليف فضيلة الدكتور خيرالدين خوجة الكوسوفي أستاذ...

الأسس العلمية والقواعد المنهجية لتفسير القرآن الكريم (الأستاذ سيد...

الأسس العلميةوالقواعد المنهجية لتفسيرالقرآنا لكريم الأسس العلمية والقواعد المنهجية لتفسير القرآن الكريم ( الأستاذ سيد قطب...

البعد الأكاديمي والتربوي في ظاهرة نزول القرآن الكريم منجماً

البعد الأكاديمي والتربوي في ظاهرة نزول القرآن الكريم منجماً بقلم د/خيرالدين خوجة ( الكوسوفي ) أستاذ...

المفسرون وقواعد التفسير بين التشابه في المقدمات والاختلاف في...

المفسرون وقواعد التفسير بين التشابه في المقدمات والاختلاف في النتائج عرض تحليلي لجهود بعض...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments