Sfondi historik i dukurisë së terrorizmit

0
310

Kohët e fundit është shfaqur një dukuri e re nga forma e ngjyra, por e vjetër nga rrënjët dhe ekzistenca. Sipas studimeve flitet se rastet më të vjetra të njohura si terroriste, janë regjistruar nga një sekt fetar çifut, Sikariunët, një sekt ekstrem, që për të sulmuar armiqtë, përdorte taktika të panjohura. Zakonisht preferonin sulmin gjatë ditëve festash….

Mendohet se kjo dukuri ishte regjistruar pas zbulimit të kontinentit amerikan, në fund të shek. XV,. Shoqëria amerikane ishte e ndërtuar mbi baza racore, burim i të cilave ishte ideja fetare çifute, e cila kishte depërtuar nëpërmjet puritanëve britanezë. Bazuar në këtë bazë historike fetare çifute, mbi të cilën ishte themeluar Amerika Veriore, amerikanët e panë veten si misionarë të mesazhit fetar botëror dhe sikur ata ishin Izraeli i ri, që Allahu i zgjodhi për ta luajtur këtë rol të udhëheqësit të botës…

Edhe pse kështu thuhet për zanafillën e kësaj dukurie, megjithatë, gjatë shtjellimit dhe analizave të ndryshme, vijmë në përfundimin se kjo dukuri shtrihet shumë larg përtej këtyre kufijve kohorë që u përmendën më lart. Zanafilla e saj buron nga konflikti i bijve të Ademit, alejhi’s selam, njeriut të parë në tokë.

Thotë Allahu:

“Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve“.[1]

Pastaj këtë dukuri e trashëguan çifutët dhe të krishterët, të cilët vranë e masakruan profetë e të dërguar të Allahut. Kur’ani i ka regjistruar këto vepra të ndyra të këtyre njerëzve, të cilët i mbytën pejgamberët pa asnjë të drejtë. Thotë Allahu:

“Dhe kur atyre u thuhet: “Besoni atë që shpalli All-llahu”, ata thonë: “Ne besojmë atë që na u shpall neve”, kurse e mohojmë atë pas tij, edhe pse është vërtetues i atij që e kanë ata dhe është i vërtetë. Thuaj: “Nëse jeni besimtarë, pse pra i mbytnit më parë pejgamberët e All-llahut”?“.[2]

Edhe përkitazi me historinë islame janë shënuar incidente apo akte të tilla terroriste. Qysh prej fillimit të shkëndijave të para të fesë islame, predikuesi i saj, Muhamedi, alejhi’s selam, dhe shokët e tij, u ishin ekspozuar terrorizmit, mundimit, persekutimit, maltretimit, që shkaktuan edhe migrimin e tyre dy herë në Etiopi dhe, së fundi, edhe në Medinë. Pastaj bllokada ekonomike dhe shoqërore për Hashimitët; komploti i organizuar kundër Muhamedit, alejhi’s selam, pak para hixhretit; për të vazhduar pas hixhretit me luftëra e beteja të mëdha, – janë dëshmi për këtë terror të dhunshëm. Kurse skenat e këtij terrori pas vdekjes së Muhamedit, alejhi’s selam, nuk ditën të pushonin.

Doc.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha

DUKURIA E EKSTREMIZMIT DHE TERRORIZMIT – TRAJTIMI I SAJ NDËRMJET PËRPJEKJEVE DIPLOMATIKE, AJETEVE KUR’ANORE DHE THËNIEVE PROFETIKE.


[1] el-Maide, 27.

[2] el-Bekare, 91.